Koço Kokëdhima: Unë meritoj të jem më shumë se deputet. Rama më kërcënoi për Krishtlindje…

koco 9Në një intervistë për TV Apollon të Fierit, Koço Kokëdhima thotë se Edi Rama kak vjedhur PS-në.

Sipas tij, Rama e kundërshtoi projektin e propozuar pasi nuk e do pushtetin e bazës.

Sepse nuk ka respekt për këtë partinë e bazës, prandaj. Se nuk e do këtë partinë e bazës. Se e shfrytëzon këtë partinë e bazës. Se e përdor këtë partinë e bazës. Se nuk e dëgjon këtë partinë e bazës. Ja, për këto arsye.

Dhe sepse e ka vjedhur këtë partinë e bazës. I ka marrë kompetencat kësaj partisë bazë dhe i ka marrë për vete ato kompetenca. Kur flas për kryetarët, flas për të gjithë kryetarët, përfshirë edhe Ramën. Çfarë problemi ka Rama në qoftë se i zgjedhin deputetët, qytetarët e Shqipërisë dhe socialistët e bazës? Ku i prishet puna Ramës?

Ç’problem ka ai që të ketë demokraci në Partinë Socialiste, të ketë demokraci siç ka çdo parti demokratike sot në botë? Çfarë problemi ka këtu në qoftë se në Shqipëri do të ketë primare, do të ketë zgjedhje paraprake siç ka në të gjithë vendet demokratike. Çfarë problemi ka Rama me këtë? Ku hyn Rama në këtë histori?” – thotë Kokëdhima.

Ai thotë se Rama nuk i ka bërë asnjë nder në karrierën politike, ku ka merituar më shumë se një vend si deputet.

Unë e kam shpjeguar dhe po e shpjegoj përsëri këtë çështje. Unë nuk dua të jem deputet përpara askujt që meriton më shumë se unë që të jetë deputet.

Asnjë favor nuk më ka bërë Edi Rama mua, asnjë të vetmin. Asnjë favor dhe asnjë nder nuk i di unë atij për këtë çështje.

Unë meritoj të jem deputet dhe më shumë se deputet. Dhe unë do të bëj në politikë karrierën time, pavarësisht Edi Ramës dhe kujtdo tjetri” – tha Kokëdhima.

Unë kam punuar të ishte partia e të gjithve. Të ishte një parti ku të dëgjoheshin të gjithë. Në qoftë se mua më thonë se je “Pashai i jugut”, sepse i dhashë gjithë vëmendjen e nevojshme dhe gjithë pushtetin që unë kisha njerëzve të thjeshtë të atij rajoni, të asaj zone. jam shumë i lumtur që ma thonë këtë gjë” – tha Kokëdhima që zbulon edhe një përplasje me Ramën.

Ai thotë se Rama e ka kërcënuar ditën e Krishtlindjes, duke i thënë, “o unë, o ti në PS”.

“S’ka sjellje më të shëmtuar se ajo që bëri ky zotëria natën e Krishtlindjeve në 2016, kur tha: “O unë, o ti në parti”. Këto mund të thuhen “o unë o ti” në shtëpinë time, në një drekë, në një gjë që e vendos ti, por jo në një parti politike” – tha ish-deputeti i PS-së.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...