Kushtet e partive të vogla: Ja çfarë duan për votimet e 2017-ës

12 Janar 2017, 17:45Politika TEMA

Partitë e vogla parlamentare të opozitës ia bënë të qartë qëndrimin e tyre të unifikuar për zgjedhjet edhe ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vllahutin.

“Si opozitë paraqitëm amendimin se me këtë qeverisje nuk shkohet në zgjedhje. Ia thash edhe ambasadores. Kostoja e manipulimit të zgjedhjeve në kurriz të shqiptarëve është shumë herë më e madhe sesa kostoja kohore apo financiare për të realizuar standardet për votimin, numërimin dhe identifikimin elektronik, çështjet e financimit të partive, çështjet që kanë të bëjnë me mediat, dekriminalizimin e procesit, etj”, deklaroi kryetari i PR, Fatmir Mediu.

Takimi i Vlahutin ishte me të gjitha partitë e vogla parlamentare, të cilat nuk janë kundër përdorimit të teknologjisë në zgjedhje, por PDIU-ja e mazhorancës këmbënguli më shumë tek depolitizimi i procesit.

“Ose të jemi të gjithë pjesë e infrastrukturës zgjedhore, ose sistemi të kalojë në një stad tjetër. Historia e sistemit me dy partitë kryesore, njësoj si sistem Stalinist, që numërojnë dhe rezultatet ua japin të tjerëve aq sa duan dhe si duan ato është një epope që duhet të marrë fund”, deklaroi Mesila Doda.

“Kërkesa kryesore që pranohet është ajo e administrimit teknologjik të zgjedhjeve të ardhshme, si numërimi elektronik, e cila do të çtensionojë mjaft situatën në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Mimoza Hafizi, deputete e partisë Libra, raporton TCH.

Bashkimi Europian ka marrë përsipër të organizojë një takim me ekspertë për t’i dhënë përgjigje çështjes së votimit dhe numërimit eletronik. Një kusht që opozita e ka cilësuar si të pakalueshëm.

4 komente në “Kushtet e partive të vogla: Ja çfarë duan për votimet e 2017-ës”

  1. Emigrant USA says:

    Po Fatmiri nuk mund te jete as kryetar partie as deputet me ligjin e ri te dekriminalizimit ?

  2. Qytetar says:

    Kapeni këtë Mediun e futeni në burg ore.Ai nuk duhet ta shof dritën e diellit më.

  3. loreta says:

    Jo vetem Fatmiri qe duhet te shkoje ne burg, por partite e vogla duhet te shkrihen se jane si kerpusha mbi taksat e shtetit dhe vetem per afera korruptive politike.

  4. Koco says:

    Partite e vogla duhet te bashkohen dhe te kene nje program te qarte qeverises dhe nje statut e perbashket e te detyrueshem ligjor , ne shume raste ne se nuk e kam gabim pyes vehtendhe shume kend nga ju : A nuk ngjasojne keta “Kreret ” e ketyre partive ,Me nje tufe Qenerish Rrugecer qe i shkojne pas dhe i jargaviten asaj ” Buçes “ndryshe Kurves Te politik berjes mbi 25 vjetesh e cila tashme eshte e identifikuar boterisht me simtomat te qarta klinike dhe laburatorike me Hajc shqip me Side . Shume e turpeshme e pa pranueshme mendoj per gjithe shqiptaret, ku keta “Kretet” tregohen pa identitet , integritet , moral . Nuk mundet te shikohen vecse me neveri ,Me nder keta zoterinjte Agron Duka, Dashamir Shehi , Nard Ndoka te cilet behen langaraqe , halabake politike , duke ju shkuar pas Banditeve , anti shqiptareveme te damkosur sikurese eshte Berisha ,Basha ,Mediu ,Kreshniku etj ?! Mbase keshtu keta ” Kreret ” identifikohen a reflektojne e paraqitenme fytyren e tyre te vertete me mire Sot se kurre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje