Man.City nën hetim, thyerje të rregullave antidoping

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ityyyManchester City është në telashe. Federata Angleze e Futbollit ka hapur hetime ndaj Citizens për thyerje të rregullave antidoping. Nëpërmjet një komunikate, qeveria e futbollit anglez ka bërë të ditur se skuadra angleze ka mundur të thyejë këto rregulla 3 herë në 12 muajt e fundit.

Sipas rregullores së Federatës Angleze të Futbollit, klubet janë të detyruara të bëjnë të ditur çdo ndryshim të vendit dhe kohës së stërvitjes së futbollistëve në mënyrë që të mundësohet kryerja e kontrolleve antidoping.

Manchester City ka kohë deri në 19 janar për të dhënë një përgjigje që të justifikoje sjelljen aspak korrekte që thekson Federata Angleze e Futbollit në komunikatën e saj. Nëse drejtuesit e këtij institucioni do të mbeten të pakënaqur nga shpjegimet e klubit, atëherë ata do të vazhdojnë hetimet e tyre në lidhje me këtë çështje nëpërmjet një komisioni të pavarur. Gjithsesi për momentin rezulton që asnjë prej futbollistëve të Manchester City nuk ka dalë pozitiv për përdorim të substancave të ndaluara./TCH/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *