Media investigative e Kosovës INSAJDER: Haradinaj feston me një biznesmen shqiptaro- amerikan, dënuar për pastrim parash

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Tom Duhani, biznesmeni shqiptar, i dënuar në SHBA për pastrim parash nëpërmjet fajdeve ka qëndruar gjatë tërë ditës afër Ramush Haradinajt. Ai ka qenë brenda në sallën e gjykimit në Francë, e po ashtu më pas ka festuar bashkë me Haradinajn.
Nga Parim Olluri

Ishin bërë pesë orë nga lirimi i Ramush Haradinajt. Ishte koha që t’i drejtohet popullit.

“Më keni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd”, shkroi Haradinaj.

Por nga kush shoqërohej Haradinaj në kohën kur falënderonte shqiptarët për përkrahjen e dhënë? Këtë e zbuloi një biznesmen shqiptar, i dënuar në SHBA për përfshirje në krim.

Ata po  festonin bashkë vendimin për lirimin me kusht. Në të njejtën kohë kur Haradinaj iu drejtua popullit, njëjtë veproi edhe Tom Duhani.

Ai publikoi në “Facebook”, fotografi nga një restaurant në Strasburg të Francës.

Duhani shihet duke tymosur një puro Haradinajt, në tavolinën ku një rreth i ngushtë miqsh po festonin lirimin e liderit të AAK-së. Historia e biznesmenit Duhani, që shoqëroi Haradinajn në kafe dhe ishte brenda sallës së gjyqit në Francë, është e lidhur me botën e krimit.

Ai ka qenë i dënuar me 3 vjet e 5 muaj burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte i dënuar për pastrim parash nëpërmjet fajdeve.

FBI e kishte ndjekur për kohë të gjatë. E ka akuzuar se përdorte restaurantin e tij në Amerikë për të pastruar paratë e bashkëkombësve të tij. Përpos dënimit me burgim, gjyqi në SHBA  kishte marrë edhe një vendim tjetër.Duhani duhej të deportohej nga SHBA-të pas vuajtjes së dënimit me burgim.

Ndërkohë, në tavolinën ku festohej lirimi i Haradinajt gjendej edhe avokati Arianit Koci.  Insjaderi kërkoj nëpërmjet Kocit një koment nga Haradinaj lidhur me afërsinë e tij me një biznesmen të dënuar për fajde. Haradinaj ende nuk ka dhënë përgjigje.

Insajderi ka kontaktuar me biznesin Tom Duhani. E ka pyetur atë për afërsinë me Haradinajn.

“I kam kry obligimet e mia ndaj USA.  Jam i pastër, kam kontribu shumë për Kosovën me familje. Edhe e dua zotin Haradinaj si patriot shqiptar i vërtet !”, ka thënë Duhani për Insajderin.

Është pyetur se me “kryerjen e obligimeve ndaj SHBA-së” a nënkupton vuajtjen e dënimit me burg. Duhani ka thënë: Po.

Por, ky nuk është takimi i parë mes Ramush Haradinajt dhe biznesmenit të dënuar për pastrim parash, nëpërmjet fajdeve.

Një tjetër ishte zhvilluar para dy muajsh në shtëpinë e Tom Duhanit.

Ai në mesin e mbi njëzetë burrave kishte ftuar në shtëpinë e tij Ramush e Daut Haradinajn. Ata kishin shkuar. Madje Haradinajt edhe i kishte dhuruar diçka të veçantë, siç shihet në këtë foto.

Derisa në Kosovë respektohet nga një lider partie, Ramush Haradinaj dhe një deputet, Daut Haradinaj, shoqërimi me biznesmenin Tom Duhani përbën skandal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një i tillë kishte shpërthyer në gusht të vitit 2014. Komisioni Federal Zgjedhor kishte zbuluar se kongresmeni demokrat i Michiganit, Gary Peter, kishte pranuar gjatë fushatës fonde nga Xhafer Laho, ndihmësi i Tom Duhanit në pastrimin e parave.

Laho, ngjashëm si Duhani, ishte dënuar nga autoritetet gjyqësore amerikane. Mbi të rëndonin akuzat se ka ndihmuar biznesmenin Duhani për të të bërë pastrimin nëpërmjet fajdeve që jepeshin për emigrantët tjerë shqiptarë.

“Gjykata ka prova të mjaftueshme për të mbështetur argumentin se Laho ka ndihmuar Duhanaj për të fshehur asetet e fituara nëpërmjet dhënies së fajdeve në mënyrë të paligjshme”, kishte pohuar gjykatësi.

Përveç donacioneve të pranuara nga Laho, mediat amerikane e kishin raportuar si skandal faktin që kongresmeni Peter kishte pranuar para nga biznesmeni Tom Duhani.

Mediat e atjeshme kanë raportuar se kongresmeni demokrat kishte marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së restaurantit të Duhanit. Po ashtu, sipas mediave amerikane, Peters nga viti 2008 deri më 2012 kishte pranuar nga Duhani të paktën 15 mijë e 900 dollarë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/caption-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/caption.png","attachment_id":"613572"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Dhurata-730x487-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Dhurata-730x487.jpg","attachment_id":"613573"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Tom-Duhani-afarist-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Tom-Duhani-afarist-2.jpg","attachment_id":"613574"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Haradinaj-shtepia-e-Tom-Duhanit-730x487-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Haradinaj-shtepia-e-Tom-Duhanit-730x487.jpg","attachment_id":"613575"}]

13 komente në “Media investigative e Kosovës INSAJDER: Haradinaj feston me një biznesmen shqiptaro- amerikan, dënuar për pastrim parash”

  1. Tani says:

    Keto jane lajme te Beogradit. Ju lutem mos ngrini gjera te tilla. Perderisa Duhani eshte i lire akuzat ndaj tij nuk qenkan provuar. Jam i sigurte se mediat e Beogradit po bejne perpjekje titanike per ti paraqitur heronjte e Kosoves si njerez te degraduar dhe te krimit. Gazetare mos bini ne keto ujra te ulta. Shpresoj qe komenti im te postohet.

  2. Joza says:

    Krejt te sakta dhe te verteta, keto jan shkrime te investiguara mir dhe te bazuara ne fakte, ashtu qe Ramush Haradinaj nuk do te duhej te merrej me kesi kriminelash dhe njerzish te korruptuar,. Kjo te jep me kuptua se edhe ky vet esht si ata, sepse thon e gjen mostra mostren e vet. Po a e din Ramushi se Tom Duhani ja ka marre 2 miljon e 200 mi dollar biznismenit Ekrem Bardha dhe sja ka kthye kurre ma, pra me ato pare aj tani po ban pisdhiqe neper kosove..Baca Ramush e ke marre ket lidhje te keqe, sdo tja shofish hajrin komandanto..

  3. Udbashi-Onuri says:

    Ore Pallosh Onuri…E Pastaj …??Pse qenkeni kaq i Intersuar se me ke e kalon Kohen z.Ramush Haradinaj???
    JA E MOREM VESHE PREJ “ZOERISE SATE” qe na Qenka ne shoqerine e nje Shqipetaro Amerikani te “Denuar”…e pastaj??
    Mos valle te qenet Politikane..te NDALOHET Te takohesh me te Njohurit apo Shoket..qofshin keta te “Denuar” ose JO ????
    ti @@Pallosh Onuri Duhet te dishe se NE DEMOKRACI..Nuk do te bejme “Harram” apo Mohojme Kusherinjte Fare dhe fisin …me Motivin se AI KY APO ATA ATO, na qenkan Denuar..
    I Denuari..nuk eshte person qe DUHET TE FSHIHET SE KESHTU I SHKON PER SHTAT Zoterise Tate apo UDB-sheve qe te Kane porositur Ty @Pallosh Onuri qe te besh kete Shkrime…
    Shkurt:E DI SI THEMI NE SHQIPETARET E VERTET:Ik dhe mos na Rruaj Topet….kuptove????

  4. Tom Soter says:

    Subject: Skandal në SHBA, shqiptari i dënuar financon fushatën e kongresmenit demokrat – Shekulli Mobile

    http://www.shekulli.com.al/m/post.php?id=53940/#sthash.zC6IbvNo.dpbs

    Date: January 12, 2017 at 5:28:36 PM EST
    Subject: Ekrem Bardha and Tom Duhani, Two Albanian Loan Sharks – VidInfo

    http://www.vidinfo.org/video/27303969/ekrem-bardha-and-tom-duhani-two-albanian-loan

  5. tonia says:

    Ky gazetaruc eshte zeri i atyre qe qendrojne pas ndalimit te Haradinajt.Ka nje menyre te pagabushme per te gjetur se kush qendron pas çdo ngjarjeje.Eshte e mjaftueshme te dishe se Interesat e kujt preken ose mbrohen nga ajo qe ndodh Ata jane ne Kosove,populli i di dhe nuk e ka te veshtire te” lexoje” interesat e kujt perfaqeson ky veprim i turpshem qe u krye ne kohen kur Haradinaj ishte ftuar ne USA per te marre pjese ne ceremonine e inaugurimit te Presidentit Trump dhe kjo ftese konsiderohej si nje “kredi”amerikane per lidershipin politik te Haradinajt dhe te partise qe ai drejton.Turp per kete palaço gazetar qe ne kete moment kerkon te baltose heroin e shqiptareve Haradinajn dhe per “ustallaret ” e tij.Historia do te tregoje se kush jane ata shume shpejt.Lavdi luftetareve te paperkulshem qe ia kane kushtuar jeten e tyre Atdheut dhe popullit te tyre!

  6. Star says:

    Te presim prononcimin e Ramushit se si i ka kryer detyrimet ndaj Amerikes ky biznesmen. Pastaj te merremi me medjat e Beogradit.

  7. Lin Berisha USA says:

    Turp tju vije haleve investigative te kosoves , keto vemje a jane me heroin Haradinaj apo me ata si mbajne te hapur flete arrestin ( Serbet ) per Haradinajn, sa per Tom Duhanin , Toma nuk ka pastruar parate e krimit por ka dhene para me fajde duke ndihmuar shqiptaret te fillojne bisnese , parat i ka dhene me ndermjetes dhe kur mrehumat shqiptar skane ditur te administrojne parat apo i kane lene neper kazino, dhe nuk kishin ti kthenin kane denancuar Tomen , Toma viktim e vetevetes , por ligji ne Amerik nuk lejon dhenjen e parave me fajde dhe jo se ishin para krimi , sa per lidhjet e Tomes me Ramushin jane lidhje te dashurise se Tomes per vend lindjen e tij dhe deshiren per clirimin e Ramushit nga akuzat , hamutesat investigativ te na japin ndonje lajm se cfare behet andej nga Mitrovica apo demarkacioni me Malin e Zi meqene se jane kaq profesioniste , Nderk Luca ka lene nje thenje te bukur ne film kur tha se per Qiell e dhe ketu ka tradheti burra , dhe eshte e vertete , vjen era, pershendes nga zemra heroin Haradinaj dhe atedhe dashesin Tom Duhani, respekt per keta Burra

  8. D. Didani says:

    Me demek lajmet jane nga Mediat Kosovare???? Nuk turpuroheni fare o shqiptar!!!! Nuk ju vjen marre o Kosovar??? E per cfare na duhet ky lajm duke perfshire ata qe e thone dhe ata qe e publikojne! Kuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuurre skeni per te bere prokopi !! Tuuuuuuuuuuuuuuuurp!

  9. Nazmi says:

    Gazeta Tema, mos bëni lojën e dreqit! Insajderi punon me pulla, varësisht kush i shtyp ato. Verifikoni gjërat para së të ofroni lajmin, ju lutem. Lajmi dhe informata nuk duhet huazuar nga dikush, por sidomos nuk duhet të jetë i porositur nga dikush, por ai duhet të jetë autentik dhe i qëndrueshëm.
    Kjo është insinuatë, për të njollosur lirimin e pjesërishëm të Komandantit.
    Mos u bëni pjesë e lojën së shtrigave!
    Më nderime

  10. pjeter says:

    Ky lakm eshte poshtersi, o eshte ne borderone e beogradit ky fare gazetari qe ka shkruar artikullin, bash me redaktorin qe e ka aprovu, gje qe mund te jete shume e mundeshme, o jane kaq tope qe nuk arrijne te kuptojne demin qe i bejne shqiptareve duke publikuar lajme te tille te stilit beogradesk, amerika eshte vendi ku ka me shume demokraci se ne vendet e tjera ne bote( te pakten keshtu mendoj une)por kur vjen puna qe nje artikull per ben nje kercenim per sigurine kombetare,(Haredinaj eshte simbol i rezistences, dhe eksdradimi i tij perben rezikshmeri te sigurise kombetare) ata nuk e lejojne te perhapet ne media, dhe bejne mire,ne kush jemi ne krahasim me amerikanet?gazetaret tane ne mos jane spiuna, kerkojne te tregohen me katolike se papa, jemi ne kete moment ne sulmin serborus dhe grek ne nje fare menyre,mediatik, dipllomatik, edhe fizik, dhe arrestimi i Ramusht tregon qarte,plus heshtja e europes, tregon qarte qe jemi nen presionin te madh, kemi nje dipllomaci te te dyja vendeve zero me bisht, nuk po e ndihmojne situaren e krijuar dhe c’fare belne gazetaret tane, vazhdojne punen denigruse te figurave kryesore shqiptare,vazhdojne punen e mediave kercenuese serbe,te kishin qene ne serbi apo ne rusi keta fare gazetaresh do te ishin arrestuar.NGA NDONJE HERE CENSURA ESHTE E URUAR.

  11. Bujar Ndreu says:

    Ky gjoja “biznesmeni” Tom Duhani sipas shqiptareve ne amerike ka qene shqiptari me i pabese dhe me bandit qe ka patur michigani.
    I burgosur per shume pislleqe, i deportuar direkt nga qelia e burgut si i padeshiruar per ameriken, tashme qenka drejtues i partise se Haradinajt, si dhe nje nga financuesit i tij kryesor. Kjo eshte arsyeja pse Haradinaj nuk mer as 10% ne zgjedhjet ne Kosove sepse shoqerohet me bandita si ky Duhani.
    Per komentuesit pro Duhanit dhe pro banditeve te tjere kam nje pyetje.
    Meqe eshte “biznesmen” atehere le te beje publike llojet e aktiviteteve dhe bizneseve qe ka, licencen e tyre ne shtetin e Kosoves, si dhe shumen e taksave qe i paguan shtetit. Cili eshte burimi i parave te Tom Duhanit komandant Haradinaj?
    Turp per Haradinajn qe e paska krahun e djathte te partise se tij. I shoqeruar nga Tom Duhani do te thote qe per Ameriken Haradinaj eshte krejt i dyshimte.
    Mesa duket duhet nje ligj dekriminalizimi edhe per Kosoven…

  12. Rexh rexha says:

    Po e vertet se haradinaj perveq keti fajdexhiu tom duhani pas lirimit nga franca ishte tek varri i rugoves se bashku me fajdexhiun tjeter te prishtines dalip brahimin kjo veq tregon shum qka ku shifet edhe ne tv qe e transmetuan po ashtu kan foto se bashku edhe ne fcb

  13. Rexh rexha says:

    Po e vertet se haradinaj asht i shoqrum tek vizita qe ka ba tek varri i rugoves pas kthimit nga franca ku shifet ne transmetimet e kronikav ne tv se bashku me fajdexhiun e prishtines dalip brahimin i cili asht i akuzuar nga prokuroria per pastim parash me fajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *