Meta për lirimin e Haradinaj: Vendim gjysmak, të çlirohet nga çdo lloj akuze!

metaKryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta mirëpriti vendimin e sotëm të Gjykatës së Kolmerit në Francë ndaj ndalimit të padrejtë të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ish-Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Në vijim Meta gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar, duke e çliruar Kryetarin e AAK-së nga të gjitha akuzat e vjetra që vijnë nga Serbia.

“Z. Ramush Haradinaj”, nënvizon  Meta, “duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur”.

“AAK dhe simpatizantët e saj, të gjitha dashamirësit, mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie dhe e mbështetën pa kushte janë në pritje të kthimit të tij në vendin, tek e ardhmja e të cilit ai beson aq shumë”.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Meta për lirimin e Haradinaj: Vendim gjysmak, të çlirohet nga çdo lloj akuze!”

    1. Toni says:

      Po mund te kete 7% mundesi

  1. Like-Mona Floriri says:

    O Like a ke bo nai lek lene Ramushin (po ske nai biznes me te). Kot me te pyt, a ma mo bllok ti apo u dogj si muhabet? Hajduta te felliqt qe i moret frymen ktij veni.

  2. N. KITA says:

    “LOJËRA CINIKE FRANCEZE”.
    Denigrim total i personalitetit personal të R. Haradinajt
    dhe shpërfillje e normave ndërkombëtare.
    Nuk keni se pse të përshëndetni një cinizëm shtetëror.
    Për mungesë “intrigash juridike” nga ana e Serbisë, kësaj së fundit i jepet (shitet) kohë për manipulime.
    Po hoj kështu nëse lajmi është i vërtetë (autentik).

  3. buj says:

    po kujt i flet ky??? del e bon noj deklarate populiste ky Muta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *