Ndahet nga jeta Anita Take

anita takeËshtë shuar mbrëmjen e së enjtes këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare, Anita Take.

Ajo u ngjit në skenë para 50-vjetësh, por vazhdon të kujtohet me nostalgji nga të gjithë ata që e kanë ndjekur karrieren e saj artistike.

Take ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve dhe shumë këngë të saj akoma këndohen edhe sot. Këngëtarja e madhe Anita Take me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare.

Por përveç zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër, sepse u njoh dhe lidhi jetën me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani.

Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anita Take brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë.

Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga Presidenti me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”.

Anita Take interpretoi për publikun edhe në këto vitet e fundit.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Ndahet nga jeta Anita Take”

  1. shqip says:

    Ngushellime familjes . Nje tjeter ikone e muzikes largohet per te perjetsuar zerin dhe miresine ne memorjen e gjenerates qe e shoqeroi . I perjetshem kujtimi dhe zeri i saj magjik

  2. Mimoza Lalaj says:

    E dhimbshme të marrësh lajmin e largimit nga jeta, të këngëtares sonë që na dha kaq shuuuuumë dashuri me këngën e saj dhe vlerat që ajo përcolli nëpërmjet saj.
    Ajo do mbetet në zemrat e çdo shqiptari që e ka dëgjuar këngën e saj sikur vetëm njëherë dhe besoj që nuk do e harroj gjithë jetën.
    Ajo i dha këngës së lehtë shqiptare vlera të papërsëritshme, tingujt e këtyre këngëve do jehojnë në përjetësi, do transmetohen brez pas brezi dhe do ngjallin gjithnjë kërshëri dhe kureshtje për gjithë brezat.
    Ajo i dha dimensionin e patjertërsueshëm muzikës shqiptare, e ngriti në majat e suksesit të papërsëritshëm, duke e ruajtur të pastër si ujët e kulluar të burimit të kulluar nga gurra e pashtershme popullore.
    Me ndarjen nga jeta të këngëtares sonë të adhurueshme na humbi modeli i të bërit art të pastër pa kompromis me antivlerat, modeli i gruas, nënës, zonjës e cila i bëri gjithë krenarë ata që i pati në krah apo që kanë qenë pranë saj, rastësisht apo jo.
    I paharruar qoftë kujtimi i saj në jetë të jetëve!

  3. N. KITA says:

    MOJ MOTRA NOSTALGJI!
    Si NA U LARGOVE!!!
    Shkojnë një nga një ( R. Kelmendi) LOCKAT e NËNËS SHQIPËRI,

    Tu ndristë shpirti, oj MOTËR!

  4. Valter says:

    Ngushellime familjes .Sa here sjell ne mendje Aniten ndjehem i lire

  5. ali vlora says:

    Anita nje kengetare model. Te ndifte shpirti o magjia e kengebe lirike. Te qofte i lehte dheu i mwmedheut qe aq shume edoje !

  6. ARTISTET jane te PAVDEKSHEM -me ta ANITA TAKE !
    Artistia sa Zonja e persosur Anita Take- midis adhuruesve te kenges sa edukates saj, ka perjetesi.
    Teksa po diskutoja me time shoqe per nje komshi, (dikur ne rrugen Ferit xhajko),ish oficer sa i dhene pas kultures,pesuar nja fatkeqesi, ndare nga jete e shoqia, pa kaluat te dyzetar e lene ato femije te mire,ani se shkuar ne Shkoder, si ushtarak qe ishte, nuk dime per fatin e atyre femijve, pikerisht ne kete bisede, teksa lexonte lajmet ne gazete me thote: -Paska vdek Anita Take. te kujtohet.?!
    Si vura faj, si permetare sjelle une ne Tirane..me Aniten e mire e te urte, si ka pas natyren ajo, Njohur kaluar vitet sa dale ajo ne skene per here te pare..Jeta e solli te behet bashkeshorte e atij artisti te madh,Agim Prodani,ndise paste, si binjake ne karakter sa dukeshin si moter e vella, kur dilnin bulevardit, sa ne skene. Mbresa njerzore lene. Ajo u be MBRETERSHA e muzikes se lehte.
    Na vjen keq qe nuk ndodhemi ne Tirane, t’i vinin nje tufe lule ne arkivolin e saj,qe pa tejter,Koleget e dashamiresi jo vetem te Tiranes, do tia bejne ndererimete rastit,
    I perjetshem qofte kujtimi i saj. ju be perciellia,per ne banesen e fundit. ..
    Ngushellime families sa dashamireve te kudo ndodhur,si ne tej oqeanit.
    Pesioniste ish mesues;
    Familia N e Dh. Xhoga .

  7. Lani says:

    Ngushellime familjes. Flm per kenaqesine qe na ke dhene me muziken dhe zerin tend.

  8. Jimi says:

    NJe margaritar me pake ne kuroren e artisteve shqiptare!
    Brezi i te rinjeve e te rejave te atyre viteve kur Anida ishte ne kulmin e vete do ta kujtojne me nostalgji ate periudhe dhe i jane mirebjohes per jete asaj per kenaqesine qe u ka dhuruar ne ato vite Do te mbetet ne kujtesen e artit shqiptar si artiste model.

  9. Barbanada says:

    Nje zonje e muzikes se lehte shqiptare.Pushofsh ne paqe.Bashke me te paharruarin Agim Prodani ,burrin tuaj e zbukuruat jeten e rinise shqiptare.Nje verejtje kam per gazetarin ; emri i zonjes shkruhet A N I D A

  10. arti says:

    Rspekte per Anita Taken, nje kengetare e mrekullueshme, nje bashkeshorte dinjitoze, nje nene e perkryer, nje vjerre shembullore, nje njeri i shkelqyer, nje qytetare e ralle. Sa keq qe largohen njerez te tille.
    Sot Shqiperia eshte me pak e bukur ne cdo drejtim.
    Arti shqiptar me jetim.
    Familja pa njeriun e saj te dashur.

  11. G.Kamberi says:

    Dite e vecante sot, U shua nje shpirt,nje ze, nje nene,nje GRUA ZONJE ,nje edukatore e brezave qe e duartrokiten dhe e dashuruan te madhen Anita ,ashru sic edhe Ajo dinte te dashuronte Jeten ,dhe Njerezit. I shkruaj keto rrejeshta duke me lotuar syte per kete LEGJENDE te muzikes Shqiptare. Kur thua Anita ,kujton Agim ,dhe kur thua Agim kujton Anita. KENGA E NENES ,…. I perjeteshem kujtimi Juaj !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  12. joel shkodra says:

    Jemi rritur me zerin e embel te saj, me duetet e saj me R. Stamollen e me P. Nikajn. Familja e saj duhet te kete pasur nje adhurim te veçante per kulturen dhe historine italiane meqe emri i saj Anida te kujton gruan e Garibaldit dhe emri i te vellait Verdi, mbiemrin e kompozitorit te madh italian Xhuzepe.

  13. bedri shqarri says:

    Me mire vone se kurre.Ngushellime te sinqerta familjeve Prodani dhe Take .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *