Ramush Haradinaj del para gjykatës franceze, pritet vendimi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

haradinajKreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Gjykatën në Colmar të Francës, aty ku do të mbahet seanca për të.

Avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt deklaroi se ka kërkuar lirimin me kusht të tij, deri në përfundimin e procedurave. Ministria serbe e drejtësisë i ka dërguar Francës të martën kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt me disa dokumente, të përkthyera në gjuhën frënge.

Serbia thotë se e kërkon Haradinajn për veprat penale që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës nga e cila ishte liruar i pafajshëm. Tashmë fjalën e fundit do ta thotë drejtësia franceze, e cila do të vendosë nëse Haradinaj do të ekstradohet në Serbi, apo do të lirohet.

Haradinaj u arrestua në datë 4 Janar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ku akuzohet për krime lufte në Kosovë. Presioni ka qenë i madh ditët e fundit, nga Kosova dhe Europa për lirimin e Haradinajt, por edhe nga Serbia ka lobuar fuqishëm, që kreu i AAK, të ekstradohet në Serbi.

Për lirimin e ish-komandatit të UÇK, nuk kanë munguar as protestat në Kosovë, Shqipëri, por edhe në shumë vende të Europës dhe Amerikës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *