Refugjati i selfie-t të famshëm me Merkel denoncon FB: E bënë terrorist!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

refugjatiAnas Modamani në 2015 u bë i njohur për selfie-n e tij me Merkel-in duke u kthyer në një simbol për refugjatët e tjerë. Por tani është lidhur me terroristët e për këtë arsye ka denoncuar FB.

Emigranti 20 vjeçar i cili ka fituar një leje qëndrimi deri në vitin 2020 në Gjermani, ka vendosur të denoncojë rrjetin social, sepse ka përdorur foton e tij me kancelaren gjermane në lajmet mbi terroristët islamikë, në të cilat ai s’ka lidhje.

Ndodhi fillimisht me atentatin e Bukselit , u përsërit me ngjarjen e Berlinit, e ndjekur më pas me ç’do ngjarje , qoftë edhe e vogël.

Rasti i fundit ishte disa javë më parë pasi 7 të rinj janë arrestuar për zjarrëvënie në kryeqytetin gjerman. Pasi u raportua lajmi, në rrjetet sociale nisi të qarkullonte fotoja e Modaman-t me përshkrmin “Shikoni! Në 2015 Merkel bënte foto me një nga autorët!”

Lajmi fals u shpërnda nga shumë të tjerë , madje dhe nga funksionarë të partisë së ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë”.

Pasi Facebook refuzoi heqjen e lajmit , atij nuk i mbeti rrugë tjetër përveç se të denonconte rrejtin social dhe pret 6 shkurtin për t’u marrë një vendimin në gjykatën e Wurzburg-ut.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *