Sot jam solidar me Armand Shkullakun

12 Janar 2017, 09:28Politika TEMA

Nga Ilir Babaramo

Frangaj largoi nga drejtimi i ABC News Armand Shkullakun, një nga gazetarët më të vjetër shqiptarë dhe një nga dy- tre garantët e krijimit të perandorisë së tij mediatike. Shkullaku është i vetmi koleg me të cilin jam kacafytur publikisht të paktën dy herë, por kjo sot nuk ka pikë vlere. Sot është një ditë e trishtë për median shqiptare. Besoj të njëjtën ndjesi kanë të gjithë ata kolegë që 20 e ca vjet më parë nisën aventurën e ngritjes së medias shqiptare, në kohën që thuajse gjithë gazetarët e periudhës së komunizmit morën vendimin më të ndershëm të jetës së tyre për të hequr dorë nga ky profesion.

Konflikti im i parë me Shkullakun ka ndodhur në vjeshtën e vitit 1996. Pas zgjedhjeve të vjedhura të 26 majit opozita shqiptare ishte shpartalluar me keq se PD e sotme. E vetmja hapësirë që nuk kontrollonte Berisha ishte gazeta “Koha Jonë”  dhe 100 m katrorë të kioskës së Fidelit, ku mblidhej çdo ditë një turmë e vogël, laragane dhe kaotike. Berisha kishte arritur të fuste përçarjen kudo, në çdo parti, sindikatë dhe gazetë. Ishte më keq se Putini i sotëm. Sfida jetike e tij ishte vetëm “Koha jonë”. Dhe aty arriti të krijojë diversion. Në vizitën që zhvilloi në Kinë përfshiu në delegacion kryeredaktorin e gazetës sonë. Aty është vendosur kontakti i parë i Sandrit me doktorin. Pas kthimit të Sandrit nga Kina u shkarkua Blushi nga shef i redaksisë politike. Konflikti i Frangajt me Nikollën, që bujarisht i kishte dhuruar 40 % të aksioneve, u bë tërësisht publik. Për të bllokuar daljen e “Koha Jonë” , Frangaj i çon letër shtypshkronjës që të mos printojë gazetën. Gazeta e vetme kritike ndaj Berishës ngeli tre ditë pa dalë  dhe konfliktin mes drejtorit dhe kryeredaktorit të saj e zgjidhi Ambasada Amerikane. U pagua borxhi në shtypshkronjë, ndërkohë Sandri me klanin e vet u largua, ndër ata të paktë dhe Shkullaku. Nuk pata as më të voglën dilemë të zgjidhja të bashkohesha me Lesin dhe Blushin, zgjedhja që u shoqërua me grindje e romuze që kanë zgjatur deri sot me palën tjetër.

Me një nuhatje fantastike dhe lidhjet familjare të njërit prej bandës, Frangaj dhe klani i vet gjetën parajsën. Dy biznesmenë të klanit Kapo zgjidhën qesen për të ngritur fillimisht revistën dhe më pas televizionin. Sërish me një nuhatje labradori, nuhatën ardhjen e Berishës në 2005. Kafshuan dorën që i ushqeu tetë vjet dhe i futën shkelmin Marselit dhe Zhyljenit. Historia e tyre në kohën e Berishës së dytë dihet nga të gjithë. Shkullaku ishte ndoshta më i zjarrti. U zhduk kufiri mes gazetarit, drejtorit të departamentit të lajmeve dhe këshilltarit e agjentit PR të partisë në pushtet.

Kështu i gjeti dhe ardhja e Ramës në pushtet. Ndoshta nuhatja gaboi këtë herë (dhe labradorët plaken), ndoshta Frangaj ishte deri në fyt tek doktori dhe prishja nuk mund të ndodhte menjëherë, por pak rëndësi kanë rrethanat, klani dhe këtë herë, pas ca muajsh u bë me fituesit. I vetmi që nuk e drodhi ishte drejtori i deridjeshëm i ABC Neës. Nuk dua të paragjykoj arsyet e Shkullakut, skrupulli profesional, një leje e refuzuar ndërtimi në tokë të vet, një reagim personal ndaj arrogancës së Ramës, arrogancë që asnjë prej gazetarëve të 25 vjetëve më parë e ka të pamundur ta gëlltisë, kur kujton si ai vinte në redaksi me një disketë me autointervistë dhe Blushi përpiqej ta promovonte.

E gjitha kjo sot ka pak rëndësi. E rëndësishme është që Frangaj e shiti. Kush e njeh Sandrin vë dorën në zjarr se çmimi duhet të ketë qenë shumë i lartë. Largimi i tij ka ndodhur pak muaj para zgjedhjeve dhe pak ditë pas aprovimit në Këshillin Bashkiak të planit urbanistik të Tiranës. Do ishte shumë poetike që Shkullakun ta krahasosh me Rozafën. Megjithatë ai duhet të jetë bërë kurban në themelet e kullave që Sandri dhe Zamiri kanë marrë leje rishtas të ndërtojnë.

Shkarkimi i Shkullakut na bën të mendojmë për satën herë çfarë po ndodh me median shqiptare. Pak rëndësi ka si sillet Rama me shemrën e Klanit, a është mirënjohës me Top -Channel apo të tjerë që kanë paguar kosto ekzistenciale në kohën kur qeveria e PD i jepte tv të Frangaj dhjetëra milionë euro. Kjo pak rëndësi. Kjo dëshmon vetëm sa cipë në faqe ka Rama si individ dhe sa mirënjohës është si njeri.

Kjo nuk ka fare rëndësi për një shoqëri që pritet të shkojë zgjedhje dhe zërat kundër qeverisë shuhen njëri pas tjetrit. Pavarësisht rezervave që mund të kem për Shkullakun ai është një profesionist dhe sigurisht mund të drejtojë ABC-në shumë më mirë se Sandri, i cili me çfarë të merret më parë: të drejtojë Klanin, ABC-në apo të mbyllë llogaritë e ditës me Zamirin. Të paktën në ABC-në e mëparshme shikoje ndonjë kronike kritike. Tani është e sigurt që të vetmet kronika që do jepen do jenë ato me porosi, të cilat Sandri i qan: që nga ato të zhgënjimit të nënë  Feridesë, apo si protestuesit vranë njeri-tjetrin në 21 janar, apo sa shumë do bëhet shalqini sivjet, i cili është i destinuar jo vetëm për tregun vendas, por dhe për eksport.

Nuk duhet vajtuar ikja e Shkullakut, por shkaku përse e larguan. Ata që imponuan këtë vendim janë vërtet miopë, emocionalë. Teknologjia e komunikimit nuk është ajo e 20 viteve më parë. Kur me ca leje ndërtimi për botuesit vihej në rresht gjithë opinion publik. Tani diga është çarë. Rasti i Trump, i cili kishte kundër gjithë gazetat dhe televizionet e SHBA-ve, është më i fundit. Rrjetet sociale nuk i mbylli dot as Erdogan. Madje si për ironi të fatit, ishin ato që i shpëtuan lëkurën në grushtin e dështuar të shtetit.

Duke debatuar publikisht me Shkullakun një vit më parë i thosha këtij të fundit se, Marku i Fejsbukut nuk besoj se do aplikojë për ndonjë leje ndërtimi apo partneritet publik privat në Tiranë .

Sot jam solidar me Armand Shkullakun

21 komente në “Sot jam solidar me Armand Shkullakun”

  1. Qytetar says:

    Ti je një gazetar mediokër këtë besoj e di edhe vet.
    Po kujt i plasi se ça raporte ke pasur Ti me Shkullakun?
    Ai është një lyrash që bënte gam gam vetëm për gjërat që i interesonin.Apo mos do të na mbushësh mëndjen se kishte parime e luftonte për to?Ju thot mir Rama që jini gazetar KAZANI që na shisni gënjeshtra për të vërteta.E di Ti e soi jot që,njerzit që mileti i urren më shumë mbas politikanëve vini Ju e soi juaj?Jini shumë të pështirë saqë po të kishte mundëri reale ky milet do ju mbyste me duar kur gënjeni pa pikë turpi nga ekranet.Apo sgënjeni hiç ëë?
    E shkoni e merrni në intervista ish pushtetar që kanë vjedh e vrarë në këtë vënd.Edhe Ti personalisht e ke bërë ndaj zhduku mos na rokanis shumë.

    1. adeci says:

      Ta puthsha ate dore sa mire e ke qendisur.

    2. adi says:

      shkarkimi i i dy drejtoreve te 2 mediave kritike te qeverise rilindase.
      Shkullakut te ABC dhe Leles te MAPO ne te njejten dite me te njejtin arsyetim , per ndryshim te politikave “editoriale” eshte lajm po aq i keq dhe ndoshta edhe me i keq se djegja e gazetes “koha jone” ne 97 me ndryshimin e vetem qe rilindja tani po i blen mediat nuk i djeg por me te njejtin qellim qe ti bejne fresk qeverise dhe aritjeve te saj globale.
      eshte lajm i keq edhe per Meron po edhe per Babaramon se rilindja do harxhoje me pak leke per ta se tani do kete me shume media ne dispozicion per aritjet globale te rilindjes.
      eshte lajm i keq dhe per keta trutharet qe komentojne ketu se do kete me pak leke per te pastruar boren si sot ku me 2 cm u bllokua gjithe tirana se leket nuk do shkojne me per makineri per qytetin po te thata ne xhepin e Frangajt dhe te Cilit.
      ta gezojme rilindjen!!!!!

    3. Ballisti says:

      A ka me te poshter gazetar e matuf si Shkullaku? Te gjithe i thone me te drejte ORANGUTANGU.Kesht eshte Shkullaku, si majmun me lesh.Mire ja ka bere Frangaj, se nuk e shikojme dote ate mut gazetare ne tv.

  2. Loreta says:

    Oh c’na perlote more Bababaramo.
    Po ky eshte lajm shume i mire. Ne coc e dinim “pushtetin e 4-te”! Pushteti i 4-te ka qene dhe eshte me i rrezikshmi ne Shqiperi deri sa edhe koleget e tu more Babaramo e kan pesuar deri me vendalizma e deri me jeten, por ky lloj “pushteti” nuk u ndie i gjalle.
    Tani po fillon t’u vije ngordhja.
    Shkullaku eshte shembulli me i shemtuar se deri ku mund te katandiset gazetaria.
    Prit se nuk ke pare gje akoma….

  3. Shoku shpati says:

    @ qytetar ne fund ke perdor nji shprehje katunari nga korca.

  4. astrit says:

    Mbas Shkullakut dhe Leles, e ke ti radhen Babaramo. Mjaft e ke kullotur News 24 kaq vite.

  5. LORA says:

    As qe e ve ne dyshim qe ti Babo je solidar me shkullakun e shkalluar,,,sepse jeni i njejti rasat,,,,,si produkt kancerogjen i shkolles se gangsterizmit dhe antikombetarizmit mediatik “Koha Jone”.
    Pamvaresisht.nga shpalosja kronologjike ,qe ti i ben me siper kurvlliqeve ne stanin tuaj,,,,per dreq, nuk do te vesh fare ne evidence ,se ajo aventura e mediave tuaja kamorriste ( i marrshi te keqen gazetareve te komunizmit, qe e rrefuzuan qelbin tuaj) ka si derivat.neverine dhe rrefuzimin publik,ne rritje permanente dhe progresive.Jeni gjellitsit-hiena te parase dhe pasurive publike,,,,ngordhja juaj do te jete nje clirim i vertete per shoqerine shqiptare,qe do t’a jetoje jeten me djerse ,nder dhe atdhedashuri.

  6. mujo says:

    Kur lexon keto qe shkruan ky babaramo dhe ndjek debatet pa fund neper terevera me opionistet e analistet e tipt shkullaku e co,te vjen peshtire per kete “:pushtet te katert” fallco,vetem ne leter eshte i katert se nuk ja var njeri fare.Kur shikoj tereverat e lexoja babaramot,me kujtohet nje ngjarje e ndodhur ne fshatin Golem te Gjirokastres ku me bejte e romuze ironizonin njeri tjetrin,ku midis te tjerave ne nje rast me qe ishte bere shqetesim i partise ne reth,behej mbledhje fshati per te goditur kete fenomen.Mbasi mbaroi mbledhja,njeri nga bejtexhijte e fshatit shkroi dhe e ngjiti ne rrapin e fshatit:”na u mblodh fshati tek pusi(tani ne terevera),hum hum Palushi e hum hum Agushi,dot mendjen nuk na e mbushi…”Babaramo ,te fala pushteit te katert!

  7. Phoenix says:

    Ekziston nje koncept qe quhet “distorted thinking” ose plakat e lagjes. Asnjehere s’me ka pelqyer Babaramo me 5 pyetjet e tij retorike. Tani une nuk e di pse, por kete artikull e ka qare. Dhe me duket traktat jo artikull. Me sa duket jeta eshte shkolla me e madhe. Nje aspekt i distorted thinking merret me personin, jo me ate qe ai thote ai. Nje ftese per te kunderten eshte edhe ky mesazh.

  8. Analisti says:

    Nuk keni pse jeni me nje partiak te njeanshem ne favor te Sales, ai nuk quhet gazetar por nje puthadore i peshtire i nje partie. Gazetari duhet te analizoje nje te vertet, qe sipas tij, duhet te pershtatet me zbulimin e nje te vertete e cila mund te pengoj ne mireqenjen e nje vendi dhe jo politika çasti per interesa vetiake. Shkullaku tip i ngutur qe siç thote populli merrte zjarr “si pushk jevgu.”

  9. adnan kondakci says:

    Ky eshte ndeshkimi qe do te kalojne gazetaret pa shtylle kurrizore, interesaxhinj, servile, qokaxhinj… asnjehere nuk do te gjejne qetesi.

  10. aqif tahipi says:

    Ja ke fut pordhes kot or daku baba.Nese e konsideron veten gazetar dhe analist ,duhet te kesh sadopak nuhatje prej gazetari qe te kuptosh se rames dhe ps i bejne mire anal istet e tipit shkurdhaku ,qimi ,qili ,qani e co.Sa me teper te genjejne ata aq me teper njerzit e thjshte kuptojne se cfare dmth ,sherbim ndaj shqupit.

  11. Kangur says:

    Nuk e kuptoj se ku e gjen ky Babaramo kurajën të marrë përsipër të na japë mend e të na thotë se kush është Shkullaku!?!?!? O kokrra e idiotit! O faz5etar mediokër e injorant! Po pse këtu e gjete ti të lash borxhin e të bësh qokën me Shkullak inatçiun?!!! Ju jeni mësuar të mbani njëri tjetrin o rracë e qelbur që shfrytëzoni median për hesape dhe inate personale! Po pse opinionist apo gazetar quhet ai që shfrytëzon profesionin dhe median ku punon për të shprehur inatin apo divergjencën tërësisht për arsye personale që ka me një qeveritar apo edhe me vetë kryeministrin?!!! Ikni ore plehra se nuk iu dëgjon dhe beson më njeri ju pazarxhinjve!

  12. ali says:

    O kerkush njeri, bythlepires, qe vetem gazetar nuk jeni. Jeni, ca vemje qe paguheni
    nga pronare mediash zbritur nga malesia per te tallur dhe mashtruar popullin.
    Derri i qan hallin derrit, per te mbrojtur rracen e njerezve qe shesin dinjitetin per nje
    grusht para me shume. Fatkeqesia eshte se nuk jeni pak.

  13. Ilir Traja says:

    Po ti mo Babo-ramo je kaq kot sa nuk te futin ata te PS as ne vaktin e drekes te azilet e ish-kombinatit te autotraktoreve. Cfare rote k../ ky Babaramo me 5 pyetje e ben sikur eshte gjeniu i Kombit, por per bese nuk vlen me shume se Gezo Tushi,rapatushi, socio;logut me budalla qe ka lere Albanistani.

  14. Ilir Traja says:

    Po ti mo Babo-ramo je kaq kot sa nuk te futin ata te PS as ne vaktin e drekes te azilet e ish-kombinatit te autotraktoreve. Cfare rote k../ ky Ilir Babaramo me 5 pyetje e ben sikur eshte gjeniu i Kombit, por per bese nuk vlen me shume se Gezo Tushi,rapatushi, socio;logut me budalla qe ka lere Albanistani.

  15. vetem fabula ka per keta says:

    Se mos solitar apo solid o fjaleshpikes!

  16. vetem fabula ka per keta says:

    Se mos solitar apo solid o fjaleshpikes!!!

  17. flamur says:

    un mendoj gazetar me shkerdhat dhe bythlepirse esht mero baze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje