SKANDALI/ Romeo Karaj: SHISH, porosi të mos e hetojë skandalin e CEZ. KLSH e SHISH s'mblodhën fakte për privatizimin (publikohet foto e Kalaj me Genc Rulin)

13 Janar 2017, 18:33Politika TEMA
SKANDALI/ Romeo Karaj: SHISH, porosi të mos e hetojë skandalin e CEZ.

SHISH dhe KLSH u orientuan të mos hetojnë skandalin e privatizimit të OSSH-së tek CEZ.

Romeo Karaj, juristi i OSHEE në një rrëfim ekskluziv per Report TV jep fakte të reja të reja rreth këtij skandali.

Karaj, njeriu që hapi “Kutinë e Pandorës” për skandalin CEZ, rrëfen detaje të reja që lidhin ish-kryeministrin Berisha, familjarë dhe ish-ministra me skandalin që i kushtoi Shqipërisë miliona euro dëm.

Ai shprehet se janë të mëdha shumat e abuzimit dhe po aq të mëdha ndërhyrjet nga jashtë, madje dhe nga agjenci intetigjente të huaja.

Por çuditërisht Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Shërbimi Informativ u urdhëruan të mos hetonin këtë çështje që prek drejtpërsëdrejti interesin kombëtar.

“Ka ardhur dita që organet ligjzbatuese duke përfshirë edhe SHISH-in, të prononcohen për këto të vërteta dhe çfarë ato dinë dhe si ato mund të ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës.

Nuk më vjen mirë që edhe KLSH-ja edhe SHISH-i, kanë pasur një lloj orientimi për të mos mbledhur të dhëna për privatizimin e SHISH, nga ata të cilët ata i marrin orientimet”, u shpreh Karaj.

Juristi i OSHEE i cili negocioi me çekët dhe marrëveshjen e zgjidhjes së kontratës së shitjes, e lidh privatizimin dhe lëshimin që iu bë më pas, CEZ-it dhe me ndikimin e Nuel Kalajt te Sali Berisha dhe ministrat e tij, siç e faktojnë këto foto ekskluzive të Kalajt me ish-ministrin Genc Ruli.

Ndërsa lidhjet e sekserit me Shkëlzen Berishën janë të faktuara nga email-et e drejtuesve çek të CEZ-it.

“Më intriguese është se si Nuel Kalaj ka interferuar midis drejtuesve të CEZ-it dhe qeverisë shqiptare, direkt me zotin Berisha apo me ministra të tjerë“, thotë ai.

Sipas Romeo Karaj, janë të shumtë ata që meritojnë burgun dhe me faktet e reja, Prokuroria duhet të rinisë hetimet.

Palët kanë pasur të drejtë të diskutuojnë vetëm çfarë do të quhet borxh i keq, jo për të prekur borxhin e keq.

Palët kanë ndërhyrë dhe kanë prekur nivelin e borxhit të keq, nga 4% e kanë çuar në 14%.

1% e këtij borxhi të keq e ka pasur koston 7 milionë dollarë.

10% janë 70 milionë dollarë të pastra dëm ekonomik të shkaktuar nga një proces i paligjshëm, i parregullt dhe i paautorizuar.

Përgjegjësit janë aty, nga qeveria që ka miratuar kontratën dhe nga ata që e kanë miratuar në Parlament, edhe komisioni që është ngritur mban përgjegjësitë e veta edhe komisioni i negocimit që ka kaluar tagrin, si dhe personat e tjerë të cilët kanë ndikuar.

Kam dëgjuar raste që mjaft persona kanë shkuar në burg për vjedhjen e një celulari, ata është kollaj t’i çojnë në burg.

Sfida e vërtetë e zbatimit të ligjit është të çojnë në burg fajtorët e mëdhenj“, thekson Karaj.

Por a ka njeriu që hodhi dritë mbi këtë skandal, frikë për jetën e tij?

Nuk kam as frikë nga personat që kanë bërë këto shkelje, as respekt dhe as borxh ndaj tyre.

Përkundrazi, rrezikun e vetëm që ndjej ndaj vetes është, të mos ia dal deri në fund kësaj çështje...”, thekson më tej juristi i OSHEE, Romeo Karaj.

9 komente në “SKANDALI/ Romeo Karaj: SHISH, porosi të mos e hetojë skandalin e CEZ. KLSH e SHISH s’mblodhën fakte për privatizimin (publikohet foto e Kalaj me Genc Rulin)”

  1. Ing Anta says:

    Po ky e ndriti kur ishte te ANTA. Sla gje pa vjedhur me prokurimet bente dhe si i forte kur vinte ne pune. Tashi i doli kundra te gjitheve. Sic duket nuk i dhane ndonje cope e filloj te flase.

  2. Qytetari says:

    Trimi xha Jahos! Sinqerisht qe do te futesh ne histori o i nderuari Romeo Karaj,si personi qe shkaterrove perfundimisht ndyresiren sali berisha me familje. Ky person duhet te meret ne ruajtje, me masat me te rrepta te sigurise.

  3. Floriri i Krrabes. says:

    Z. Karaj te lumte per guximin qe ke ndermare te thuash te vertetat e kesaj Megavjedhje nga ish Kryeministri Berisha dhe djali i tij Shkelzeni, ku ne tave jane me rradhe te gjithe banditet e SHQUP-it, LIlir Meta…. Nuel Kalaj, Genc Pucrranjosi, Neritan Alibali, Eno Bozdo (Boza) etj etj e deri te kompania Ceke. CEZ.
    Perpara kesaj situate edhe duhet t’a ruash veteveten ose te kerkosh nga Shteti, Prokuroria dhe Gjyqesori qe te kesh mbrojtje nga policia ti dhe familja juaj, se per keto pune ne eleminimin fizik shquhet serbi Sali dhe ka dhene prova si me rastin e Trebickes qe u “aksidentua” ne gjueti nga zagaret e Berishes edhe atehere ai permendi Shkelzenin per Gerdec-Hiroshimen etj.

  4. Sa here eshte lakuar emri I Shkelzen (Berisha) Ajlshllari, e asnje ska bere asnje gje. Me Gerdec, vjedhje, droge, etj, etj, etj…. e atij as nuk I dridhen leqet fare. Perkundrazi, merr dashnoren e shkon tre here ne muaj neper pushime, ne vende me te shtrenjta e me te bukura te botes. E pate Liken se cfar tha tek Portokallia? Une e kam pike te dobet Doktorin. I kane ndare sebashku te gjitha. Po shkoi doktori ne burg do shkoje edhe Ilir Meta. Keshtu, rrini te qete se asgje sdo te ndodhe, sa te jete gjalle Sali baba me 40 hajdute.

  5. grag says:

    Prsh Romeo!
    Teksa lexova komentet e tua, pavaresishte c thone, une besoj se je ne drejktrimin e duhur sic thote Rama. Ndersa Duke qene se jam thjeshte nje qytetar, te vetmen mundesi qe kam eshte te te perkrah ne kete blog. Dhesigurishte nese do te mbrosh kete kauze, ok une jam gati te te mbroj kudo si nje police i thjashte!
    Zoti te bekofte, sepse po mron vehten dhe Shqiperine!

  6. STELA says:

    KETE KARAJN e pushuan nga puna se vodhi kur ishte tek aviacioni civil,,,,habitem sesi VJEDHES TE TILLE ME PATENTE ZENE PUNE NEPER INSTITUCIONE TE RENDESISHME,,,A PYESIN DREJTUESIT E INSTITUCIONEVE PERPARA SE TE MARRIN NJEREZIT NE PUNE..//

  7. Genci me fytyre te salduar says:

    Romeo je vertet atdhetar. Je nga te rrallet qe po denoncon krimin e vertete ne shqiperi ate te vjedhjes se pasurive te shqiptareve ne permasa katastrofike. Ke mbeshtetjen e gjithe shqiptareve te ndershem, sidoqofte mbaj syte hapur sepse ata qe kane vrare 5 mije vete nuk e kane problem te tentojne krime te tjera. Ke me vehte te gjithe njerezit e ndershem sepse je ne anen e se drejtes.
    Genc Ruli eshte nje nga hajdutet me te rrezikshem ne vite dhe cuditerisht si miu i gjirizeve qe noton ne pegere ja ka dale mbane te mbijetoje mbi milionat e vjedhura. Kur shtrengohet situata si kjo tani ai mban profil te ulet dhe behet mi i padukshem per ca kohe pstaj fap e shikon ne forumet e PD si skifter qe jep mend per financat. Ky eshte mjeshter per te masakruar financat dhe ashtu si ka fytyren ka dhe moralin. Nje i degjeneruar qe nuk njeh etike profesionale por si karikature metaforike eshte nje kasap me thike ne dore qe can thesin e parave te shtetit dhe i fut ne thesin e tij. Drejtesia do vonoje por nuk do harroje. Ruli do te jete pa tjeter ne prangat e drejtesise.

  8. tomsojeri says:

    Ja ku na doli edhe nje tjeter Izet me emer e mbiemer e turruni ju bucet e saliut tani te thoni se genjen edhe ky ! Po xherdhitet lemshi avash avash por te shofim sa byth do ket ky shtet te lidh megahajdutet kombetar qe te paguajn hajnin dhe krimet ! Bagazhi i krimeve esht aq i ngarkuar sa ky perbindesh po ngeli pa dhen llogari per cfar i ka ber ktij populli,ateher turpi mbetet i ktij populli ! Cfar do ndigjojm akoma e cfar deshmis duhen akoma qe ne te mos ja shohim ma ftyren ktij krimineli ,hajduti e tradhtari te pabes ! Nuk ka fjal me fjalori yn te krahasoj kte monster te pandreqshme qe per fat te keq ,qe per turp te zotit, akoma gjen mbeshtetje nga zgjedhesit tan duke filluar nga president,i qe nuk e zgjodhem, ne e ter lakejt e tjer te shqupit, klysh krimesh ! TE SHOFIM PRA……..

  9. undefined says:

    Ne burk qente . Ne per nje gje te vogel e na denojn te denohen dhe ata ajdutrit e popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje