Alves premton më shumë gola me Flamurtarin

13 Janar 2017, 15:08Sport TEMA

Vetëm një gol i shënuar në dy fazat e para në 13 ndeshje në të cilat është aktivizuar me Flamurtarin, ai në barazimin 1-1 me Partizanin, por Danilo Alves ka spikatur edhe duke krijuar volum përpara ku ka veshur shpesh edhe kostumin e njeriut asist për vlonjatët, vetë sulmuesi brazilian që nga Turqia ku ndodhet për fazën përgatitore e pranon se prioritet për të nuk janë thjesht golat por suksesi i skuadrës.

“Unë po përpiqem të bëj punën time, e cila është edhe të ndihmoj shokët e skuadrës, e rëndësishme është fitorja. Normalisht që unë dua të shënoj sa më shumë , por mendoj se më shumë vlerë në cdo ndeshje kanë 3 pikët për Flamurtarin”.

Megjithatë Alves e pranon se në gjysmën e dytë të sezonit shpreson ta tundë më shpesh rrjetën e skuadrave kundërshtare duke larguar edhe sirenat e merkatos.

” Unë kam kontratë me Flamurtarin, është e vërtetë se në pjesën e parë nuk kam shënuar dhe aq shumë, por po punoj që të gjej më shpesh golin në pjesën e mbetur të sezonit”.

Braziliani është i kënaqur me fazën përgatitore të Flamurtarit në Antalia, ku skuadra vlonjate e humbi 2-0 miqësoren e parë ndaj Tobol që e mbylli në vendin e 6 kampionatin në Kazakistan. Në atë ndeshje u aktivizua titullar Stivi Frashëri, portieri kërkon të shfrytëzojë shanset e tij për të gjetur më shpesh aktivizimin nga minuta e parë në kampionat ndërsa shprehet se te Flamurtarin ka gjetur më në fund habitatin natyral për të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje