Çeshtja e Ramush Haradinajt nuk është thjesht një çeshtje juridike

13 Janar 2017, 23:03Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

l.Çeshtja Haradinaj është një test për të gjithë botën shqiptare në Ballkan; dhe gjithashtu është një test për të gjithë politikën perëndimore në Ballkan.
Raporti midis Serbisë dhe Shqipërisë si dy vende asnjëherë në paqe që nga viti 1912, në vitin 1999 u përmbys në favor të shqiptarëve. Politika amerikane me presidentin Klinton e dominoi tërësisht Perëndimin kur shkëputi shqiptarët e Kosovës nga Serbia. Kurse, më pas, u pa qartë se kjo shkëputje pas 200 vjetësh kishte ndryshuar balaKrejt Postimetncën politike të Rusisë për dominimin jugosllav të Ballkanit Perëndimor, në favor të Amerikës dhe BE.

ll.Ishte analiza anglosaksone e para që formuloi idenë se “politika anglosaksone kishte gabuar kur kish ndihmuar në prishjen e Austrohungarisë dhe krijimin e Jugosllavisë”. Në fakt, ky konstatim në lidhje me historinë, erdhi më në fund dhe iu dha shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor vendin e tyre primar në qëndrimin e politikës amerikane kundër dominimit rus të Ballkanit. Pikërisht këtu del e varur realisht edhe çeshtja Haradinaj, prandaj që realisht është një test për politikën perëndimore në Ballkan.

lll.Sot Ballkani është fushëbetejë politike ku përplaset Perëndimi dhe Rusia. Kur u copëtu territori shqiptar dhe iu dha si dhuratë Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, shqiptarët nuk kishin asnjë mbrojtës veç Austrohungarisë dhe Gjermanisë, të cilat edhe pse luftuan deri në fund për Shqipërinë territoriale, nuk shpëtuan dot më shumë se 28.000 kilometra katrorët e Shqipërisë, nga 70. 000 kilometra katrorë që kërkoi politika austrohungareze në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, si një territor krejtësisht i banuar nga shqiptarët.

Lufta e Kosovës përmbysi gjithçka: Rusia sot në Ballkanin Perëndimor nuk e ka më forcën e Serbisë dhe të Malit të Zi. Dhe askush nuk po e kupton nga po luan Serbia: ajo kërkon të hyjë në Bashkimin Europian, dhe për këtë duhet të njohë Kosovën. Por, në një krah i kërkohet kushti i Kosovës për t’u anëtarësuar në BE, kurse në krahun tjetër ajo kërkon që, me anë të Francës, të burgosë heroin e pavarësisë së Kosovës, Ramush Haradinajn. Njëlloj sikur Stambolli t’i kërkonte Britanisë në vitin 1912 arrestimin në Londër të Isai Buletinit, dhe ekstradimin e tij në Stamboll, pse ky kishte luftuar me armë kundër turqve për pavarësinë e Shqipërisë e duhej dënuar nga një gjykatë osmane.
Ja pse është test për historinë e pritshme në Ballkan çeshtja Haradinaj.

lV.Në politikën shqiptare sot në Shqipëri dhe në Kosovë ka shumën presion nga fqinjët kundër prosperitetit shqiptar dhe aleancës shqiptaro-amerikane. I gjithë korrupsioni shqiptar, në Shqipëri dhe në Kosovë, pret nga fqinjët, domethënë nga Rusia, kundër aleancës shqiptaro-amerikano-gjermane. Si gjithmonë që nga koha e Esat Toptanit.
Të gjitha ato që dëgjohen kundër gjuhës shqipe sot; kundër qenies shqiptarë të kosovarëve; kundër tregut të përbashkët shqiptaro-kosovar; kundër gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni, paguhen dhe urdhërohen nga kundërshtarët e vjetër.
Por e vetmja shpresë e të mundurit, është të mos ketë asnjë shpresë. Korrupsioni shteteror shqiptar është i mundur.
Ja pse është test për kohën çeshtja Haradinaj.

4 komente në “Çeshtja e Ramush Haradinajt nuk është thjesht një çeshtje juridike”

  1. Usa1 says:

    Nje bravo te madhe jo per ty si njeri por per shkrimet e tua , nje shkrim qe ne fund meriton nje pike te madhe…

  2. Thanas L. Gjika (USA) says:

    Shqipëria ka dy personalitete nga radhët e të përndjekurve të cilët kanë përgatitje dhe përkushtim për të ndihmuar që reforma në drejtësi të ecë ashtu si duhet.
    Këta janë Visar Zhiti dhe Spartak Ngjela. Nëse z. Kryeministër do të luftojë që Visar Zhiti të zgjidhet President i Shqipërisë dhe Spartak Ngjela Ministër i Drejtësisë, ose kryetar i Gjykatës së Lartë, shumë shpejt Shqipëria do të bëhet atdhe i dashur për gjithë shqiptarët dhe morali do të ngrihet në nivelet e duhur.

  3. kozmo says:

    Ceshtja Haradinaj , nuk eshte vetem nga Serbet ,por te keqen me te madhe e ka nga vete Kosovaret , gjysma ne qeveri jane bashkepunetor prej kohesh me Serbet . Rramushin nuk e duan ne qeveri ,por vetem ne burg . Thaci veten e tij po e ruan ,qe mos te shkoj ne burg ,ndersa per Rramushi nuk i intereson te beje, qe kjo ceshtje te mbyllet perfundimisht .

  4. kleptofagos says:

    Serbia eshte i vetmi shtet qe luan politikisht (por ama me instrumenta juridike) ne ceshtjen Haradinaj. Franca zbaton vetem procedurat. Cudi se si avokati nuk i kupton procedurat juridike te Interpolit. Ai politizon ceshtjen, sikurse bejne ne te dy anet e kufirit, qeverite e paafta shqiptare. A eshte valle Ngjela injorant i jurisprudences, apo ben sikur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje