“Dashuria” e re: Mediat e PD-së shpallin Koço Kokëdhimën si kryetarin e ardhshëm të PS-së….

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

kocoNjë portal që financohet nga Shkëlzen Berisha, ka bërë një sondazh për pasardhësin e Edi Ramës në krye të PS-së.

Në sondazh pyetej se kë do zgjidhnin socialistët si pasues të Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, ndërmjet Koço Kokëdhimës, ish-kryeministrit Pandeli Majko, kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrit e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Fitues i këtij sondazhi doli Kokëdhima me 60 për qind të votave, ndërsa tre të tjerët ndanë së bashku 40% të votive.

“Politikani Koço Kokëdhima ka udhëhequr gjatë gjithë kohës votimin online, ku mori 631 vota. Pas Kokëdhimës vjen Pandeli Majko me 260 vota.

I treti renditet kryetari i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj dhe në fund ministri Tahiri, përkatësisht me 219 dhe 50 vota.

Ky sondazh është ndjekur me shumë interes, madje ka patur edhe komente të shumta që kanë dhënë mbështetjen për politikanin Kokëdhima.

 “Shqipëria ka nevojë për njerëz tolerantë. Ai është Koço Kokëdhima”, ka shtuar një komentues.

 “Vetëm like për socialistin e vërtetë, Koço Kokëdhima”, shkruan një komentues. Një tjetër shprehet: “Vota ime për pashain. Jam me ty Koço Kokëdhima””, shkruan gazeta e Kokëdhimës, që i ka bërë jehonë këtij sondazhi.

Është për të qeshur, se deri pak muaj më parë, për vite me radhë, për Berishën dhe mediat e tij, Koço Kokëdhima ishte njeriu që sulmohej më shumë.

Dhe madje e çuan në Gjykatë Kushtetuese për t’i hequr mandatin.

Tani që është prishur me Ramën, është bërë burrë i mirë dhe i dashur.

Aq i dashur, sa edhe pse socialistët e kanë përjashtuar nga partia dhe bojkotojnë në takimet që bën kryesisht ne jug, se në zona të tjera s’ka kurrfarë ndikimi, e shpallin si kryetarin e ardhshëm të PS-së.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në ““Dashuria” e re: Mediat e PD-së shpallin Koço Kokëdhimën si kryetarin e ardhshëm të PS-së….”

  1. Bena says:

    Ok more syshqyer kush te pyet ty ,bej qejfin vetes ti more idjoti sali hales. Patjeter sondazhi i portalit tend ate do nxjeri fitues ,po ti me mire shiko realitetin e qershorit 2017 ,e ishalla deri athere familja kriminele do te jete ne burg atje e keni vendin

  2. Jimi says:

    O Koqo po u bere gazi i botes a derezi! C’po te duhet ara me tre qe’?
    Socialistet jane te ndergjegjeshem qe nje takem si ti Fidel ylli, Tom Doshi e disa te tjere si puna juaj nuk e keni vendin ne PS.
    Mire e kishte Erion Brace! PS nga parti e shtresave te varfera e te mesme na u kthye ne parti zengjinesh, dhe keta jane ata te cilet pasi i rropen mire keto shtrese po na dalin si kampion te mbrojtesve te tyre!
    Jo se PS eshte kunder zengjineve ne parti por nuk eshte per te patur ne gjirin e saj ‘ kapitaliste O.M.GJ” Pa le u eshte shtuar edhe oreksi!? Vec kapitalit, tani kerkoni edhe “emer” si figura politike qe populli perdellehet per ju!?
    O Koqo nje keshille dashamirese ! Neqoftese dje kishe nje emer si gazetar i nderuar , aferim te qofte! Ndersa nese do te kerkosh qe te kesh nje emer te tille edhe si politikan, ketu mendohu mire. Ti deri tani bere nje fare emri si politikane, por duke abuzuar me statusin tend politik dhe besimin e Rames. Ti e di shume mire se pa veton e Rames ne PS , ti do te ishe ai qe ishe! Keshtu qe me mire lere me kaqe, dhe thuaj 1 mije here falemderit Rames, se po te ishte per PS-n as nuk do ta vershellente fare.

  3. socialistet e vertete says:

    As mos e merr mundimin more Koco,ty ste votuan vlonjatet per ne asmble do marresh PS!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Harroje.

  4. Jimi says:

    Mos e dhente zoti te rrime pa Koqo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *