Denoncimi i 15-vjeçares nga Vlora: Tre djem më futën në makinë dhe deshën të më përdhunojnë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

perdhunimPolicia e Vlorës ka shpallur në kërkim një person, pasi më 4 janar, automjeti i tij, tip “Benz” është gjetur i braktisur në breg të detit në rrugën e Plazhit të vjetër.

Kjo, pasi një vajze 15 vjeçe ka bërë një kallëzim në polici, sipas të cilit, tre djem kanë tentuar ta marrin me forcë në më 4 janar në lagjen “24 maji” dhe kanë tentuar ta përdhunojnë.

Vajza me iniciale F.A.,  banuese në Vlorë ka kallëzuar tre djemtë që e kanë marrë me forcë në një automjet tip “Benz” dhe kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Sipas dëshmisë së saj dhënë në polici në prezencën e familjarëve të saj, vajza është shprehur se ka arritur të iki me vrap.

Për këtë arsye, Policia e Vlorës është vënë në lëvizje pas kallëzimit të 15-vjeçares dhe sipas kallëzimit të saj, rezulton se automjeti tip “Benz” me targa  KO 6890 B, i përket shtetasit me iniciale H.K., banues në Vlorë.

Ai është shpallur në kërkim, pasi rezulton pronar i automjetit dhe do të pyetet nëse pretendimet e vajzës janë të vërteta, apo jo.

Policia ndërkohë po heton pse vajza ka bërë kallëzimin pas tetë ditësh dhe nëse rasti në fjalë është i vërtetë apo i sajuar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Denoncimi i 15-vjeçares nga Vlora: Tre djem më futën në makinë dhe deshën të më përdhunojnë”

  1. xixifuqe xinxifiqe says:

    Moj goce dhe të tjerat si ti, nëse vërtet doni të bëheni pjesë e të dëmtuarve, mos përdorni fjalën “përdhunim” se ne që nuk i dimë mirë nënkuptimin e fjalëve, kuptojmë që me përdhunim juve deshën tju rrahin tju heqin zvarre, tu godisnin me shqelma, tju rrahin me dru etj.Nëse nuk qëndrojnë këto veprime përdhunuese por është fjala për çështje nderi atëhere thoni që donin të më q……kjo është fjala shqip. Flisni shqip edhe në këtë rast sepse të gjitha janë thënë kështu si fjala vjen gocat që dalin nudo ne telrvizion në gazeta e kudo po fitojnë para dhe FAMË të.madhe. prandaj o burra…. prandaj hidhuni o femra….se nuk është thellë. Xinxifiqe Xinxifuqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *