Ibra: Në 3 muaj “pushtova” Anglinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ibrahimovicVetëbesimi nuk i mungon aspak dhe Zlatan Ibrahimovic, në një intervistë për faqen zyrtare të Manchester United i ka thurur lëvdata vetes edhe një herë tjetër.

“Nuk kam objektiva personalë, pasi i kam arritur të gjitha. Objektivi im i vetëm është Premier League. Në 3 muaj kam “pushtuar” Anglinë”, tha sulmuesi suedez, i cili ka shënuar 13 gola në kampionat, një më pak se Diego Costa, kryesues i renditjes së golashënuesve.

“Po mundohem të ndihmoj skuadrën dhe të bëj atë që di të bëj më mirë: të shënoj, të luaj dhe të krijoj raste për shokët. Derisa të jem në gjendje të bëj këtë, e di që mund të jem i dobishëm. Edhe shokët më ndihmojnë për të mirën e skuadrës”, shtoi Ibrahimovic.

Manchester United pozicionohet në vendin e gjashtë të renditjes së Premier League, por, nëse fiton të dielën kundër Liverpool, do e shikojë veten vetëm 2 pikë larg “Të Kuqve”.

Në lidhje me këtë, Ibra thotë: “Kemi pasur ulje-ngritjet tona, por kohët e fundit po fitojmë me vazhdimësi”./TCH/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *