Intervista fortë e Ylli Manjanit “trazon” koalicionin PS-LSI

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama manjaniKanabisi tashmë është zyrtarisht një motiv më shumë në përplasjen mes PS dhe LSI.

Dje kjo çështje është diskutuar për herë të dytë apo të tretë. Ka një urdhër të kryeministrit, po hartohet një strategji për goditjen e kultivimit të hashashit dhe të parandalimit të këtij fenomeni. Dje kemi diskutuar njëçikë më shumë dhe me pak ton”, tha Manjani në emisionin “Top Story”.

Shpërthimi i ministrit të Drejtësisë të enjten në mbrëmje në Top Channel pati të premten reagimin e ministrit socialist më pak i pëlqyer në LSI.

Unë nuk kam dëshirë të komentoj komentet dhe aq më pak kur komentet janë nga një koleg tjetër i imi i cili, si unë, ka detyrë të bëjë sa më mirë detyrën. Punën tonë e vlerëson kryeministri dhe mbi të gjitha e gjykon publiku dhe qytetarët”, reagoi Tahiri.

Gjuha e dy ministrave tregon klimën në koalicion, e cila ka nisur t’i ngjajë stinës. Socialistët thonë se i kanë bërë ftesë LSI, por s’kanë marrë përgjigje. Por…

Ku është ftesa? Ne kemi marrë vetëm një ftesë për dasëm deri tani. Zgjedhjet e 2013-s i ka fituar koalicioni i së majtës së bashkuar, i kemi fituar me Ben Blushin dhe jo me Shpëtim Idrizin”, tha Manjani.

Manjani konfirmoi një ngjarje të korrikut të vitit të kaluar që lidhet me momentin para votimit të reformës në drejtësi. Ai tha se nëse Rama do kishte mbledhur vota të ashtuquajtura “patriotike” nga e djathta, qeveria do ishte rrëzuar.

Në këtë klimë, pas një periudhe të gjatë kohe, të premten janë takuar dy bashkëkryetarët e koalicionit të mazhorancës, takim që zakonisht ndodh të mërkurave.

Kryeministri Rama paraditen e kësaj të premteje shkoi në Kryesinë e Kuvendit, ku për koinçidencë kreu i LSI shkoi me vonesë në takimin që do të bëhej në zyrën e tij.

Tema e diskutimit në këtë takim kokë më kokë nuk është bërë e ditur zyrtarisht, por gjithçka ndodhi pak orë pas dallgës politike që lëshoi intervista e ministrit Manjani në Top Channel.

Dallgë e cila mesa duket do të pasohet nga të tjera. Dimri politik duket se ndryshe nga ai natyror, në këtë vit elektoral do të përfundojë vetëm në prill.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        
8 komente në “Intervista fortë e Ylli Manjanit “trazon” koalicionin PS-LSI”

  1. zef says:

    Po LSI ku i mori votat kur u bashkua me PD e Sali Berishes????
    LSI MORI VOTA MAJTAS DHE U BE PATERICE E SALI BERISHES KETE TE MOS
    E HARROJE PS

  2. pedro i ri says:

    LSI. Semundje qe nuk i eshte gjetur akoma ilaci

  3. Artur says:

    Gjigand fare keta te LSI-se, nuk e njohin fare, po fare(cit-Braçe)turpin.
    Sa per paralelizem. Eshte pak a shume sikur Saliu te dali ne konference shtypi i revoltuar dhe me Zenin ne krahe sepse diku ushtria po ben demontim te municioneve pa piken e sigurise dhe per me teper perdor minorene per ate pune…..
    Hahaha .Partia e Balilit-Escobarit te Ballkanit eshte e shqetesuar per kanabisin.
    Ose Shukriu nga burgu te denoncoje se ja kane futur kur u ul per te marre sfungjerin ne dush.

  4. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Yll Qeros Manjaku asht kushrini i Monikes se Likes dhe deputeti jev i Dibres Pare Spahiu ,..kjo treshe se bashku formojn kshillin e ndrikullave ne Lesh e Li qi duen tja fusin brruin Ed Rames.
    Kjo asht Partija e hAJDUTAVE te bazitunve dhe e te pangopurve prandaj kujdes .

  5. Flori says:

    Ilir Hajduti ja krodhi bukur PS.se ne zgjedhjet e 2009. Mori votat e PS dhe pastaj i tha PS.se te dhjefsha kalin duke bere koalicion me PD. Vodhi sa deshi me ministrat e tij aq sa e shperfytyroi qeverisjen e PD. Te njejten gje bene edhe me kete qeverisje sot. E bene fertele duke vjedhur dhe duke fajesuar PS. Sa me pare te distancohet PS nga keta hajdute aq me mire do te jete. Ne se PS i lejon hapesira te lira koalicioni ketyre hajduteve votat ka per ti marre PD.ja. Po ja mbajti suma LSI le te provoje vehten dhe te dale e vetme ne zgjedhje. Populli ka sy dhe shikon. Do te ndodhe si ne Pogradec. PD dhe LSI jane kanceri i shqiptareve dhe do te zhduken nga harta elektorale ashtu si PSD e Gjinushit. Gjinushi merte vota nga PS dhe pastaj pasi beri nje dore deputetesh fillonte shante PS.
    LSI eshte eshte organizate mafioze e ngritur me para te vjedhura popullit. Populli e pa vete se sa rezistence i bene reformes ne drejtesi keta hajdute pa din e iman.

  6. Flori says:

    P.S. Dini gje ku eshte Dritan Prifti. Duket sikur e kane derguar per gjah.

  7. Danilo says:

    Kane me ja fut prap Rames kta te LSI.se. Kane per te marre prap votat e se majtes dhe pas zgjedhjeve do shkojne prap ne aleance me doktor mortjen. Miu nuk duhet te kaloje dy here nen hunde sidomos kur eshte brejtes i pangopur si keta te LSI, minj brejtes te tuneleve te Krrabes.

  8. Treviso says:

    Prostituta po ndjek hap pas hapi Putinin. Mendoj, se kjo prostitute u plak me punen e saje dhe i ka ardhur koha te dale ne pencion vjetersie.

Lini një Përgjigje te zef Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *