LSI ka tjetër emër për president në vend të Ilir Metës?/ “Koha”: Ka vlera intelektuale të larta dhe mbështetje popullore e mediatike. Rama ta pranojë, ndryshe…

13 Janar 2017, 11:42Politika TEMA

Zgjedhja e presidentit të ri, mund të shkaktojë çarjë në koalicion.

Ministri Ylli Manjani tha sa presidentin e ri do ta zgjedhë ky Kuvend, jo ai i ardhshëm.

Presidentin do të zgjedhë ky parlament, do të betohet para këtij parlamenti, pra ky parlament do të mblidhet të paktën njëherë në seancë të jashtëzakonshme”, tha Manjani në “Top Story”.

Po a do të jetë Ilir Meta, president?

Nuk e di, por mund të them që LSI, krahas zotit Meta mund të propozonte shumë emra dinjitozë për president”, u përgjigj Manjani.

“Koha Jonë”, një gazetë pranë LSI-së, thotë se kjo parti e ka gati kandidatin.

Sipas saj, ai është një person me vlera intelektuale të larta dhe gëzon mbështetje të gjerë popullore dhe mediatike.

Edhe pse nuk e përmend emrin, gazeta paralajmëron Ramën që ta pranojë, ndryshe do të ketë pasoja për koalicionin me LSI-në.

LSI kërkon në këtë mënyrë të jetë vendimmarrëse në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.  Bile nëse PS-ja nuk do jetë dakort me emrin e LSI për president ka mundësi që PD-LSI dhe partitë e tjera të votojnë një emër tjetër nga ajo që do vendos PS-ja.

Skema është gati, gjithnjë po që se Edi Rama nuk pranon emrin e LSI, emër që mendohet se do ketë shumë mbështetje popullore dhe mediatike, sepse ka vlera intelektuale të larta.

Nëse ndodh që PS-ja nuk firmos edhe këtë pikë në marrëveshjen paraelektorale ku Presidentin e merr LSI, atëhere ka komplikacione dhe për qeverinë e zgjedhjet.

Ka kohë deri me 18 prill kur është afati i fundit për firmosjen e koalicioneve. Deri atë ditë PS-ja duhet të bëhet gati edhe e vetme, me Shpëtim Idrizin, të futet në zgjedhje”, shkruan kjo gazetë.

26 komente në “LSI ka tjetër emër për president në vend të Ilir Metës?/ “Koha”: Ka vlera intelektuale të larta dhe mbështetje popullore e mediatike. Rama ta pranojë, ndryshe…”

  1. Peco says:

    LSI po i kerkon te gjitha dhe kuptohet do ti humbas te gjitha.Shezai Rrokaj qe shkrimi le hapur te kuptohet eshte asgje me shume se nje mashe ne duart e Ilir Metes. Kurse PS duhet ta kuptoj se Presidenti i takon opozites. Kjo per faktin, se e majta nuk mund dhe nuk duhet ti rrembej te gjitha.Natyrisht, askush nuk bene fjale te mbeshtes nje kandidature skajshmerisht te njeaneshme si zoti Nishani, por kandidatura te tilla si zoti Eduard Selami, Abdyl Xhaja, Hasan Halili nga radhet e opozites me integritet, me bese , fe dhe atdhe, ajo duhet ti poropozoje dhe mbeshtese vete. Ndryshe, nese Ilir Meta rremben dhe Presidentin duke qene vete Kryetar Kuvendi, kjo eshte realisht e rrezikshme per PS. Ne nje rast te tille nuk do te jete e larget dita se Ilir Meta te jete lider i se majtes. Kjo eshte dhe endrra e vetme e tij dhe Sali Berishes. Ndaj them, se PS do te bente nje gabim fatal nese do te insistonte qe edhe Presidentin ta kishte ajo. Kjo do te tregonte hapur se PS i ka vetem fjale ato qe thote per konsolidimin e demokracise ne kete vend, pasi ne nje rast te tille do te tregonte se primar ajo ka pushtetin dhe jo shtetin.

    1. €piriiiiii says:

      Se Shpejti Xha Braho me çanten e tij te famshme mbushur me spiunlleqe kerkon te behet President. Ta Gezoni President Spartakun. Ndryshe nuk ka si Shpjehohet Presioni LSIsssss

    2. L leshi says:

      Opick po saliu pse nuk ja la opozites presidentin por vuri kapterrin e tije? Apo eshte me i zgjuar ai.

    3. loreta says:

      E ke gabim, Peco. Ps , gjate kesaj periudhe neofashiste 1991-2013, vetem nje president ka pase nga radhet e saj: Rexhep Mejdanin qe dhe ai na doli squfur. Te gjithe te tjeret i ka propozuar dhe zgjedhur partia fashiste e Sali Berishes, me perjashtim te Ramiz Alise qe dhe ai ishte i te dy partive te asaj kohe. Presidenti s’duhet te jete figure partiake por nje njeri atdhetar, jo neofashist si Nishani, nje njeri i ekuilibrave shtetror dhe burre i urte. Sidomos tani qe nuk ka kompetenca te tjera veç ndarjes se dekoratave, po mos te na e beje si Nishani qe shperndante llamarina-thot Beqiri. Vendi i presidentit eshte per te bere qejf gruaja e tij dhe femijet: vetem kaq. Ne fund zgjidhni ke te doni.

    4. DASHAMIRESI says:

      “Peco” , mendoj se nuk e ke drejt . Ne se duhej vepruar keshtu , Sali berishovici ,
      nuk duhej te zgjidhte presidentin aktual , sikurse veproi. Ai nuk perfilli as opoziten e
      atehereshme dhe as nderkombetaret , me se paku , te kishin vene nje president
      konsensual , por vuri nje militant te verber te PD-se . Kete gje (konsensusin) , nuk
      e kerkoi as I.Meta , qe ishte ne koalicion me te , kurse tani kerkon Presidentin ,
      Kryetarin e Parlamentit e te mjaft institucioneve te tjera , si dhe nja 5-6 ministri ,
      duke e lene E.Ramen krejt formal dhe te xhveshur nga pushteti ekzekutiv .
      Nuk eshte e veshtire per te kuptuar , sa i drjte je ne keto qe thua dhe se kujt
      force politike i perket . Prandaj , shume njerez iu shohin me skepticizem !

  2. populli says:

    ILir Meta vetem te kercenoje di,keshtu i ka fituar deputetet me presion e shantazhe .Do beje sh.mire te dal i vetem ne zgjedhje e do ta shohe mire se nga ka dale ,HAJDUTI! Do shkoje ne te s’emes ne 2017

  3. D.LU says:

    Sikur te gjitha Partite e “djathta” te bashkohen, dhe kane Basheeen, Liken, Saleh, me nder me thone te tre keto, asnjhere sdo fitojne. Jepi PS, je ne favor. Jo likja me PS mo. Nese do te zbatohet Vetingu me perpikmeri, Sala i pari, Like floriri i dyti, Basha, lulzime i treti jane ne burg. Per kete te jeni te qarte si drita e diellit. Po shtrengohet laku. Sa me shume pellisni, aq me shume afer qelise jeni. Rrofte USA & BE. Se shpejti Populli do e kuptoje sa i vlen lekura ketyre pisave te lartpermendur.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    E kam then: Kur te duash e si te duash..Po vajtet opozite do shkrieni si sindikate.. 10%-at ju rrine verdalle asnje I ndershem tjeter.. Shiko sa poshteruse: Po nuk do PS-ja, atehere ne do zgjedhim me opoziten vetem.. Hajde qeverris me keta batakcinj..Jo vetem qe vendosin kushte pa pjesmarrje por po u the jo (mbase ste pelqen kandidati), sdua tja di thot, pyes “armikun” e ty ste pyes… Provoje…

  5. Albanistan em i dashtun says:

    Jo o kanceri LSI ta zgjedhi populli se po propozuat Kolope Hajdutin me bllok ky popull duhet te ngrihet me lufte per tju zhdukur o fara e keqe.
    Merruni me vetingun e reformen o kanceri Shqiperise.

  6. Plaku Xhuxhumaku says:

    Hahahahahahahaha, si thartohen te gjithe keta PiSistat kur u tregon dhembet. Po ju mer hale, po te mos donte Likja nuk e benit dot qeverine, mër sa shpejt e harruat. Doni s’doni ju Likja ua ka futur gjishtin ne bithe, ua rrutullon si i do qejfi dhe ju pyet, po he mo PiSista a ju vjen ndopak lezet, apo ju dhemb.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Teknikisht o idiot, PS-ja do ishte mazhorance me 1 vote me shume por sdo bente dot rreforma.. Por ti flet kot dhe je I pavetedijshem…

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Teknikisht ju Optimistet fluturoni me presh ne bithe, kur vjen puna tek arithmetika ngaterroni shumezimin me pjestimin. Sa per te vetedijshem, beheni vetem kur ju del rakija dhe hashashi.

  7. Sokol says:

    Ai vend ka marr fund perderisa politika shqiptare eshte marre peng nga kryehajduti ilir meta

  8. Kolonja says:

    Kur do te largohemi nga gjuha e kercenimeve? C’eshte kjo thenie: ” o te pranoi rama ate qe themi ne, o e kunderta do ta ket keq ” C’fare do te ket keq ? Do te humbase zgjedhjet? Kete nuk e percakton Ilir Meta ,por populli. Pastaj,te nderuar politikan edhe Ti ,o zoti minister,kjo eshte gjuha qe duhet,apo konsultimi ,diskutomi e argumentimi. Po te jete kaqi mire ,pse mos ta pranoi Rama? Po cila parti ka te drejte ta propozoi? Po neraste se PS ka nje person qe eshte i barabart apo me larte se ai i LSI ,pse te mos pranohet. Jo zotrinj ” politikane”po me mire tu therrasim Interesaxhinjer, nuk eshte kjo demokracia. Ju flisni gjoja per popullin, po nuk kini hallin e popullit. E kete populli e di mire. LSI-ja eshte nje parti interesaxhinjer, parti qe nje dore eka ne revani e tjetren ne bakllava,po mos harroni se kjo teori nuk eshte shume e gjate. PO jemi te ndergjegjshem pse shkojne me LSI-ne . Shkojne se kane vendin e punes te sigurte e kete nuk e luan as topi. Po te bredhesh hu me hu nje dite huri edhe te shpone……. E ka mundesi e duhet te ndodh nga populli me 18 Qershor 2017, qe huri t;i ngulet mire LSI-se ,pasi te gjithe e shikojme se si veprojne anetaret e LSI-se . E pam edhe keto dite me anetaret e LSI-se ne DUrres qe u bashkuan me PD. Por populli eshte i ndergjegjshem se si funksionoi kualicioni PD_LSI. U vrane 4 qytetare me 21 Janar e Meta apo LSI-ja nuk hapi goje. Ja keta jane per integrimin dhe qajne hallin e popullit. Flasin per popull e mbushin xhepat.

  9. Renato says:

    Ne se Rama dhe PS lejojne qe hajduti Meta te behet faktor ne politike dhe vendimarrje vetingu do te jete nje enderr pa kuptim dhe shqiperia do te perpelitet edhe per nja 30 vjet te tjera si nje vend tribu dhe bajrak i hajduteve Meta dhe Berisha.

  10. Renato says:

    Ne se Rama dhe PS lejojne qe hajduti Meta te behet faktor ne politike dhe vendimarrje vetingu do te jete nje enderr pa kuptim dhe shqiperia do te perpelitet edhe per nja 30 vjet te tjera si nje vend tribu dhe bajrak i hajduteve Meta dhe Berisha. Me vjen ndot qe ne krye te politikes se shqiperise tone te dashur eshte edhe nje trafikant hajdut si Like Floriri.

  11. Peckati says:

    Shezaiu pasi la kopene me dele ne Kocul i doli bursa per degen e gjuhes Frenge ne France. Pastaj erdhi ne Tirane ku u be qytetar be baza te shendosha fshatar dhiar. Ne ate kohe Enveri mendonte edhe per dhiar te tipit Rrokaj nga Koculi.

  12. vaso says:

    Ju komentues ditkeni te beni llogari,ata jo.Votoni parti-shtet se demokraci e pluralizem kurre nuk deshit.

  13. Krio says:

    Ilirit i takon PS. Te bashkohet edhe Blushi.
    Rama te formoj partin e re sorosiane G99 dhe ta lej rehat PS dhe te majten.
    Rama nuk esht i majte.
    Sa per te vjedhur kte e kemi ne gjak si ballkanas. E keqja jone esht se vjedhim edhe vellain.

  14. enter"" says:

    Kur u bo me kercenu Ylli Manjani……………………………..ehhhhh e shkreta SHQIPERI

  15. Treviso says:

    Prostituta LSI eshte dehur nga sukseset private. Cifti PS-LSI duhet te ndahet pa tjeter nese mendohet per te miren e popullit dhe shtetit.
    Po nuk u be kjo populli nuk do ti besoje vetingut. Zbatimi 100% i vetingut e eleminon partine me te pasur ne Europe, qe drejtohet nga nje bande me te shkuar shume te erret.

  16. dada says:

    Pse te mos jete nje Femer. psh e nderuara Prof. Dr. AURELA ANASTASI nje juriste e jashtezakonshme

  17. dada says:

    kjo duhet te jete presidente Prof. Dr. AURELA ANASTASI

  18. dada says:

    Prof. Dr. AURELA ANASTASI kjo eshte emri si presidente

  19. Bena says:

    Kanceri i gjithe shqiptarve eshte ilia meta hajduti i shqiperis dhe i gjithe shqiptarve. PS dhe EDI RAMA duhet te dale e vetme ne zgjedhje shumica eshte me Ps,vetem kushtet e gjakpirsave te lsi mos ti pranoje. Mbase inshalla deri athere ka vajtur ku ka vendin bashke me moniken o rrace poshter si nuk u ngopet njehere nga hundet ju dalshin

  20. Epo kjo pune! says:

    ore mos do marre teseren e LSI Jar ish-musteqja sepse u be vije kjo pune e pdisteve qe behen leshelista dhe pastaj fup ne qeveri dhe administrate! Se Jari ia ka marre doren doren godines, ka eksperience si buzeqeshet, hapen grillat, ku eshte banjo, tavolina e bukes, sa te stervitim te tjere kot, jarin e kemi gati. Edhe keshtu cv te bollshme ka, ka qene 4 vjet buton besnik!!!! Leshelia me mire te merakoset per reformen ne drejtesi sepse do hapen sunduqet e pajes se abuzimit dhe dreqi e di se cfare mund te dale se dikush ka vjedhur keto 25 vjet ne politike se ndryshe nuk do ishim ne kete derexhe. Nje gelbaze parti ben pordhe e presion! Apo u shtuat tani me partine e re “qitapi” te dale nga PS!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje