Nesër nis amnistia, lirohen 731 të burgosur

13 Janar 2017, 17:04Kronika TEMA

Të shtunën në mëngjes, nisin të dalin nga burgu 731 të dënuar që fituan lirinë nga amnistia.

Drejtoria e Përgjithsme e Burgjeve tregon se numri më i madh i të dënuarve që lirohen e kanë burgjet e Fierit, me 152 persona, ai i Peqinit me 131 persona, Lezha me 117 persona , Rrogozhina me 110 ndersa burgjet e Tiranës kane shumë më pak përfitues.

Nga burgu i grave “Ali Demi” do të lirohen vetëm 9 gra, ndërkohë përfitojnë edhe katër të mitur. Këshilltari në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ka shpjeguar edhe procedurën e lirimit si dhe orarin e nisjes së procedurës.

“Procesi fillon në orën 08.30 të mëngjesit, nuk do të ketë afat orari mbyllje, do të mbyllet deri në momentin që ditën e nesërme të përfundojë lirimi i të gjithë të dënuarve nga IEVP-të përkatëse. DPB nesër do të ketë në gatishmëri zyrën juridike dhe kartotekën. Do të bëhet verifikimi i kartelave dhe fotove të çdo të dënuari që nesër fiton lirinë”, tha Elio Laze, këshilltar në DPB.

Sipas Lazes, për zbatimin e amnistisë është lajmëruar edhe Policia e Shtetit, në mënyrë që personat që do të lirohen të mos kenë probleme jashtë mureve të burgut, pasi dihet që janë me precedentë të ndryshëm penalë dhe mund të kenë hasmërira të ndryshme.

2 komente në “Nesër nis amnistia, lirohen 731 të burgosur”

  1. Zigur Qarri says:

    430 000 Euro ne Muaj kursim,buxhetit te Shtetit!

  2. Budalai says:

    Te liruarit nga burgu, (sa pa lene detyren Presidenti!) kane hak qe kane frike nga larja e hesapeve nga hasmerit e pakenaqur. Flitet qe Kuvendi mund te miratoje nje ligj qe te liruarve t’u caktohen nga shteti nga dy bodigarde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje