Nuk ka më shtyrje, të hënën rinis shkolla

13 Janar 2017, 15:55Sociale TEMA

Procesi mësimor për nxënësit e sistemit parauniveristar dhe shkollat e larta nis të hënën në 16 janar.

Burime nga ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit konfirmojnë se nuk ka urdhër tjetër për mbajtjen mbyllur për shkollat dhe institucione të tjera arsimore përtej kësaj date.

Ndërkohë virusi i gripit AH3N2 ka shënuar një tjetër person që ka humbur jetën, duke e çuar në 6 numrin e atyre të cilët vuanin nga një sëmundje kronike dhe vdiqën pasi gripi u rëndoi gjendjen shëndetësore.

Personi i 6 është një 76-vjecar nga Tirana i cili ishte i shtruar në sanatoriumin “Shefqet Ndroqi” me pneumoni dhe insuficience respiratore. Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se ka një trend në rënie të personave të prekur nga virusi.

“Nga monitorimi i ditor që i bëjmë shtrimeve dhe të kthyer pas një vizite në spital ka një rënie të numrit të shtrimeve dhe kthimeve në të gjithë vendin. Jemi në pikun e epidemisë dhenga java që vjen parashikojmë një trend në rënie. Po gjithsësi duhet të themi se gripi është një sëmundje shumë e paparashikueshme”, thotë Aratn Simaku, specialist i ISHP-së.

Por Simaku shpjegon se virusi gripit mund të rikthehet dhe grup mosha mbi 65 vjeç dhe që vuan nga semundje kronike duhet të vaksinohet. Shifrat mbeten 21 mij persona në javë të prekur ndërkohë që 5 persona janë në gjendje më të rëndë dhe po trajtohen në reanimacion në Sanatorium.

1 komente në “Nuk ka më shtyrje, të hënën rinis shkolla”

  1. mirel says:

    Ate qe ia ka bere Ramiu nuk ja beri veriu ketij viti shkollor.
    Ne 20 Tetor filloi ai i shkrete Universitet..dhe ngricat i duheshin.
    Tani duhet ti marri dimri Ramiut leje te bej acar apo jo, se mos kujtohet e ben ndonje Reforme tjeter arsimore me te shtyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje