Përplasja për reformën zgjedhore, PD drejt bojkotit të zgjedhjeve?

13 Janar 2017, 15:01Politika TEMA
Përplasja për reformën zgjedhore, PD drejt bojkotit të

Paraditen e sotme nisi diskutimi i komisionit për reformën zgjedhore.

Para deputetëve është paraqitur një listë prej 36 kërkesash, të bëra bashkë e të përgatitura nga secila prej partive.

LSI-ja kërkon listat e hapura, socialistët janë kundër, por debati mes dy partive të mëdha, PS e PD, për votimin elektronik përfundoi me braktisjen e komisionit nga opozita.

Partia Socialiste vrau reformën. Pa këtë reformë, zgjedhjet nuk mund të jenë të lira. PD mbështet dekriminalizimin dhe financimin e partive politike, por të gjitha mbeten një farsë në Kodin Zgjedhor dhe kanë impakt zero në votën e shqiptarëve.

Me votimin elektronik, komisionerët partiakë nuk kanë më në dorë procesin. Ne duam që identifikimi i qytetarëve të bëhet me shenja gishtash, s’ ka nevojë për kartë identiteti”, tha Oerd Bylykbashi pas daljes nga Kryesia e Kuvendit.

Pas këtij ashpërsimi të gjuhës nga ana e PD-së, pritet edhe qëndrimi zyrtar i selisë blu, që siç ka deklaruar më parë mund të paralajmërojë edhe bojkotimin e zgjedhjeve.

Por bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Taulant Balla nga Kryesia e Kuvendit akuzoi Partinë Demokratike se po tenton të shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Ai e cilësoi bojkotin e opozitës në mbledhjen e sotme të paprecedentë.

Kjo ishte një përpjekje e paskrupullt për të shmangur OSBE-ODHIR nga asistenca që mund ti jap këtë komisioni. Ne kemi thënë shumë qartë që për të arritur konsensusin duhet të bëjmë dakord për këto rekomandime. Në fundin e formulimit u formulua në mënyrë të gabuar nga Zoti Bylykbashi, i cili përfshitë propozimet e zotit Vasili, Idrizi, dhe zotit Manja. Hapni propozimet e mëparshme, të zotit Mediu, Krahasojini me ato të Bylykbashit. Ne kemi dakordësi që Shqipëria të mundësojë përdorimin e teknologjisë. Por në 2012-ën Bylykbashi ka thënë. Nëse na dështuar projektet ne patën kohë që ta ribënim. Si mund të kalojmë në një proces kombëtar pa bërë një konsultim. Si mund të kërkojë PD që të përjashtojmë OSBE-ODHIR nga konsulenca?”, tha Balla.

Balla sqaroi më tej se veprimi i paprecedentë i opozitës qëndron pikërisht në faktin se nuk po dëgjojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR, siç e kanë bërë në 2012-ën.

Kam kërkuar që OSBE/ODIHR të na sjellë një ekspert si në 2012. Çfarë i ka ndodhur sot Oerdit që në 2012 e dëgjonte dhe bënte njësoj siç thoshte, ndërsa sot as nuk denjon ta marrë në konsideratë kur notën e zgjedhjeve e vendos OSBE. E paprecedentë është vetëm kjo. Si ka mundësi që PD nuk është dakord që të merret një opinion nga OSBE/ODIHR”, tha Balla.

18 komente në “Përplasja për reformën zgjedhore, PD drejt bojkotit të zgjedhjeve?”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ahh 5 muaj para votimit thote: Dua kete e ate.. Sistemi elektronik I zgjedhjeve jo votim elektronik.. Domethene, ne 5 muaj jo vetem gjej compjutera me sistem votimi, por krijo edhe rrjet per menaxhimin e saj.. U kujtuan 5 muaj para zgjedhjeve te kerkojne qiqra ne hell.. Manjani, ndonje gje per te shtuar?!?!

  2. ..... says:

    PD jashte Ligjit. Parti e hajdutave dhe e krimineleve. Populli nuk e voton me PD’ne. E dine qe nuk fitojne me zgjedhjet, e po mundohen me cdo kusht ti pengojne. Saleh, Lulzim- e, Ilir Floriri, etje,etj…do te futen ne burg seshpejti. Vettingu do te zbatohet me perpikmeri. Rrofte USA & BE. Poshte krimineli, hajduti, tradhetari I te gjitha koherave Saleh Karaxhich. Populli nuk ha bar, I shef sa vjedhje ka bere ky lugat, bashke me Shkelzen Ajlushllarin, “Berisha”.

    1. xhulio says:

      Ashtu thua ti, o biri i Enverit, qe identfikohesh ketu me 5 pika.Po zaten s doni ju opozite.keshtu ju ka mesuar Enver.Ai vrau deputetet packa se i kish gjate luftes anetare te Keshillt Antifashist Naconal Clirimtar.Po pse PS-ja nuk eshte parti e hajduteve or qyp.LsI-ja nuk eshte po ashtu.Ti pikalosh kerkon te mbulosh mutin me shurre, ndaj je dhe vet i tille.Me ju nuk futet kurre Shqiperia ne Europe.Ju jeni mbetje jenicere dhe nuk e kuptoni si leevz historia.Mallkim o bastard me gjak te shprishur, mallkim.

  3. adi says:

    po pse nuk ka kohe per votimin elektronik????????
    nese ka kohe per te bere fletet e votimit kutite e votimit komisionet e votimit
    nuk paska kohe per te numer te njejte kompiuterash sa kutite e votimit dhe nje software qe do blihet i gatshem????
    e paska nggrit strukturen rilindja i vene dem eurot e hashashit dhe te hashashllinjve.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Thirr Sheqeren te krijoj database per 5 muaj ne te gjithe territorin e Shqiperise.. Se aq e thjesht qeka.. Do votim sic u be ne Fier qe u kthye ne katastrofe.. Do klikoj Lumja tek aparati dixhital dhe Bexheti ta keshilloj si te shtypi butonat..

      1. adi says:

        Rilindaso
        Nuk ka nevoje ta krijosh database per 5 muaj e ke per 5 min nga kompania qe ben kartat e identitetit
        Rilindja e ka te sigurt humbjen sidomos tani qe I hoqi spinen LSI dhe te vetmen shprese ka mos vjedh ndonje vote prandaj nuk e pranon eshte kaq e thjeshte.

        1. NjeQytetarOptimist says:

          Aty lidhe gomarin se do numuroeni me gishta si opozite.. Sa per LSI-ne, votat e Kazanit te SHQUP-it do marri per kete te jesh I sigurt.. Me kujton evgjiterine me kete punen e kompanise te votimeve “snap your figells”.. Une te jap rast konkret ti akoma nje brime I bie..Behet por duhet regjistruar popullata se njerzit kane 7 adresa pastaj te behet i qendrueshem votimi qe te votoj dhe fshati dhe jo vetem makuteria e qytetit..Duhet rrjet plako qe te jipen rezultatet ne nje rrjet.. Cfare ndodh po I iken dritat nje qyteti qe ka ne dore balancin?!?! Cfare ke si opsjon 2.. Por ju te Saliut merrni kot dhe beni pune Shabanesh…

  4. ToniTR says:

    Zgjedhjet do mbahen kur te aprovohet votimi i qytetarit dixhital nepermjet portaleve te Zenit dhe kur ne Shqiperi te vijne nderkombtaret qe i pelqejne Lilos dhe Saliut!

    1. Lelo says:

      Itali gjermani spanje france greqi ne te gjithe vendet e medha dhe qe kane demokraci me vite te tera votohet me te gervishur me laps desha te thosha. O popull dele dhe injorant. Une kam nje Ide tjeter fare zgjedhje PD ne qeverisje. A thoni do jene dakord. Late nam.

      1. Eri says:

        Vote elektronike pse jo!mjafton qe ata te PD cdo enderr qe shohin ne gjume dhe ta cojne ne kuvend dhe te gjithe o burra mbrapa kane te drejte o burra. Keta duan litarin ne fyt o njerez.

  5. Leone-53 says:

    Personalisht kam muaj e muaj qe kam kerkuar me ngulm qe ne emigrantet te perfshihemi ne zgjedhje.
    Perse?
    -Sepse se pari perbushet nje e drejte KUSHTETUESE per ne qe jemi shqiptare dhe perbejme 30-35 % te popullsise.
    -E njohim me mire se “politikanet” e Tiranes zyrtare çeshte DEMOKRACIA e vertet sepse e “jetojme” ate ketu ne Europe me te mirat e difektet e saj dhe keshtu do te sillnim ne Tirane ato qe i shkonin pershtat vendit tone e jo ta marim shabllon ate (demokracine) siç e kane mare ate “kalemxhinjte” e Tiranes si ua do interesi i tyre.
    Jemi ndoshta me PATRIOT se ata qe sillen si te tille aty.
    Edi Rama na mashtroj 4 vjet me pare kur premtoj se ne 2017-ten do votoni ketu ku jeni?!…
    Ai e di shume mire se nuk na mbledh dot “ne vathen” e tij te pisave e kriminelve qe ka zgjedhur aty (ku ne i njohim me gisht se çkan bere ketej ata) prandaj u tall me ne por ka gabuar shume rende.
    Ne jo se e kemi besuar por kemi shpresuar dhe per kete ai do te mari PERGJIGJEN E MERITUAR.
    Mos te shprehet ndokush se ky person eshte i KRIMBIT Sali, kurre sdo te isha ne mbeshtetje te njeriut qe ne 25 vjet i ka bere deme vendit tone aq sa dhe “profesori” i tij Krimineli Enver!

  6. Fatosi-kosove says:

    Une shtoi edhe nje kerekes,pra te 37-ten me radhe dhe kete kerkese ska bire nane qe e refuzon:
    -Zgjedhjet te behen ateher kur thot PD,te behen siq thot PD,ti numeroje ristan pijaneci dhe ti miratoi nishani por vetem pasi dyshja kryetare-vrastare e PD-s ti deklaroi te suksesshme,dhe qe te ndalohet te votoi çdo qytetar qe nuk posedon librezen e PD-s dhe votimin ta beje para komisionit zgjedhor-kryesise se PD-s,poashtu KQZ me ristanin ne krye duhet ta shpalle te pavlefshme çdo vote qe mund te pervishet per PS-n,Ramen,Tahirin ne veqanti!
    ——-Ndryshe ne si PD nuk pranojme qe te jemi pjese e zgjedhjeve,pra ska zgjedhje!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  7. Zgjedhjet do konsiderohen te drejta dhe te ndershme vetem kur te pdkomuniste.

  8. Zgalem says:

    Kompania e karatve te identitetit eshte mbipaguar , per elemente sigurie . Sot kerkoni te identifikohemi me shenjat e gishtave . Me sa duket edhe Bilikbashi eshte perfshire ne aferen e kartave fallco , ku jane miliona bakshish . Shkurt dhe sakte : Nuk mund te votohet pa karte identeti . me gjeni nje vend , qe voton ne kete menyre vicuideliste – saliste -bylykbaishte . jeni hajdute me stash te gjate . Zgalem

  9. Qytetar says:

    Do hanë një mut të madh në opozitë do rrinë të bëhen me elektronik e pa elektronikë.

  10. bobi says:

    cte keqe ka votimi elektronik, ka shum vende qe e praktikojne kete dhe eshte sukses
    Skandinavia eshte nje shembull shum i mire dhe si ne zgjedhje lokale ose qendrore votohet edhe elektronikisht
    Problemi un ne Shqiperi eshte se ne nuk kemi sistem me numer personal ose me mire then nuk eshte e gjith popullsia qe voton e pajisur me numer personal. Nese te gjith kihsin numrin personal, cdo kush hyn dhe voton qetesisht edhe nga shpia e vet.

    Problemi yne eshte se ne nuk kemi besim tek sistemi, dhe pa krijuar besimin ne sistem asnjeher nuk do te kemi votim te lire

  11. DAVID says:

    PD-istat e shqupit nuk e kane hallin te zgjedhjet e ndershme ,por e kane friken e madhe se po u shtergohet litari tek gryka ,kane per te dhene llogari se shpejti per gjemat qe kane bere dhe po bejne lojen e” kungulleshkave”,por me mire vone se sa kurre dhe ne Qershor do futen ne greve- urie aty ne SHQUP,se keshtu I do Saliu te gjithe te bashkuar rreth Partise dhe ne komanden e tija ,kush e luan bishtin ai e eleminon me njihere dhe e ben” KURBAN”si e beri AZEMIN,SOKOLIN,GRAMOZIN etj.Kurse Zenin e dergon per te bere qef ne “DUBAI,”eh more popull sa I drejte je.

  12. deti says:

    problemi eshte i kjarte.p.d.duke e ditur njemije per qint qe nuk i fiton zgjedhjet me vota.atehere kerkon pretekste per mos tu futur ne zgjedhje.te krijpj turbullira se mbase peshkon ndonje gje.duhet urgjentisht te identifikohen personat qe krijojne rremuje .te kontrollohen e sa te nxierin rrezen e veshit te arrestohen.populli do qetesi do qeverine rama meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje