Rrëfimi Ramës përpara nxënësve: Rektori i universitetit ndërkombëtar më tha se "shqiptarët janë më të mirët…"

13 Janar 2017, 18:04Sociale TEMA

Sot kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, zhvilluan një takim me nxënësit më të mirë të PISA në ambientet MAS.

Kryeministri Rama  rrëfeu  se si në një komunikim mes tij dhe rektorit të një prej universiteteve më të mirë të botës natën e vitit të ri, ai (rektori) e kishte uruar por jo vetëm kaq. Rama ka rrëfyer se si  rektori e kishte falenderuar për nxënësit dhe nxënëset shqiptarë. Sipas rektorit, të gjithë nxënësit janë tek më të mirët.

Ja rrëfimi i Ramës përpara nxënësve:

“Këtë vit kemi çuar mbi 40 nxënës në një nga universitetet më të mirë të botës, në Stamboll. Një vit më parë çuam pesë dhe të pestë ekselentë dhe është universitet ndërkombëtar.  

Përpara vitit të ri kam komunikuar me rektorin e universitetit, i cili më ka marrë në telefon të më urojë Vitin e Ri e për të më falenderuar për nxënësit dhe nxënëset tona. Rektori më tha “Janë më të mirët”. E nuk është se janë disa të mirë e disa më pak të mirë. Janë të gjithë tek më të mirët. 

E dini cili ka qenë kriteri për të përcaktuar emrat? 

Kriteri ka qenë: Më të mirët e Maturës Shtetërore, me probleme sociale. Nuk ka në atë grup vajzash e djemsh, me prindër të pasur. Janë vajza e djem me prindër të shtresës së mesme ose shtresës së varfër. “

6 komente në “Rrëfimi Ramës përpara nxënësve: Rektori i universitetit ndërkombëtar më tha se “shqiptarët janë më të mirët…””

  1. j says:

    PO,PËR HAJDUTLLIQE, PËR KURVËRI DHE DEGJENERIM.

  2. andrea says:

    te lumte robin hut. mbushesh me fryme. kemi rini. ju lumte.

  3. albaniafirst says:

    “Nga me te miret ne bote … dhe ne Stamboll”, sikur nuk shkon vendi ku gjendet universiteti me definicionin qe i atribuohet. Zoti Rama disa here ekzaltohet ne fjalimet e veta dhe ja fut kodra pas bregut. Dergimi ne Stamboll per studime te brezit te ri rrit rrezikun qe te kthehen me “islamin” ne zemer. Zoti Rama, ne jemi shqiptare dhe feja jone eshte shqiptaria. Me turqit na ndan historia e zaptimit 500 vjecar dhe politika thellesisht antishqiptare e Turqise qe beri qe pasojat ti vuajme deri ne ditet e sotme. Ne kemi miq te tjere ku mund te dergojme femijet tane per studime si SHBA dhe Gjermania qe kane qene historikisht ne anen tone dhe qe kane vertet “universitetet me te mira ne bote”.
    Sa per ate qe thua se jane me te miret, kjo nuk do as mend as kalem. Femijet shqiptare shkelqejne kudo ku kane shkuar, pasi jane pasardhesit e nje rrace te vecante e te mrekullueshme. Kete e ka provuar dhe po e provon cdo dite historia

  4. aqif tahipi says:

    O Edo jo me te miret ,por te dytet pas gjermonve.Po te themi te verteten sic eshte duhet te pranojme se niveli i mesuesve te kohes se xhaxhit ketu nuk arrihet me. Ka 25 vjet qe ne zanatin e mesuesise jane futur me shumice barinj ,lopcare dhe xhenerik pompiste.

  5. Ilir Traja says:

    Si e ka emrin ky Universiteti Nderkombetar i Istanbul mo z. Kryeminister, mo te cifte Turqia nenen qe dergon per pazare me turqit nxenes shqiptare te studiojne atje?

  6. niki says:

    Besoj ai ose ajo, qe ka bere kete pershkrim mbi deklaraten qe ka beri kryeministri ,nuk do te kete qene ndonjehere student pasi i therret ato nxenes si ne klasat fillore .Ne europe shkollat e mesme te siperme kane studente dhe jo nxenes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje