50 mijë euro nga mashtrimet për punë në Kazakistan, prangosen dy në Elbasan

14 Janar 2017, 10:40Kronika TEMA

Policia e Elbasanit i ka vendos prangat një 46-vjeçari pasi ka përfituar shuma të konsiderueshme parash duke mashtruar për vende pune jashtë Shqipërisë.

Blutë e qytetit bëjnë me dije se shtetasi me iniciale A.O nga Kavaja, në bashkëpunim me shtetasin A.Rr nga Tirana i shpallur në kërkim, kishin kohë që përfitonin para duke mashtruar se do të krijonin hapësira pune në Kazakistan.

Burime zyrtare të policisë Elbasan, njoftojnë se grupi kishte gënjyer të paktën 100 persona duke i marrë nga 500 euro secilit. Sipas kalkulimeve, dy autorët kanë arritur të grumbullojnë rreth 50 mijë euro.

Pas denoncimeve të mbërritura është ngritur një grup hetimor dhe po shqyrton mundësinë e përfshirjes së të tjerë personave në skemën e mashtrimit./ A.D

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje