Andi Bejtja, Blendi Fevziu, Saimir Kodra dhe Artan Hoxha tregojnë pasurinë, pas rastit të Pezës

gazetaret berishaPasuria e Alfred Pezës është bërë objekt debatesh këto dy ditë.

Për pasurinë e tij kanë folur edhe ish-kolegët gazetarë të Pezës, të cilët thonë se profesioni i gazetarit nuk të bën të pasur.

Ata kanë folur për Citynews:

Andi Bejtja: Neqoftese do flas per vete jo vetem nuk behet fjale qe ta kem ketë shifer, po kam dhe borxhe dhe kredira…Vertet mund te jem paguar mire ne keto vite, por nga ana tjeter kam pasur dhe shume momente pa pune fikse, ashtu sikurse dhe shume probleme shendetesore qe kane ndikuar ne ekonomine time.

Per njerezit nuk ka shume rendesi sa leke mund te kem une personalisht, ti apo tjetri.. Njoh dhe gazetare qe kane mare 20 mije euro ne muaj dhe nuk kane mundur ti bejne bashke 1 milione USD, sikurse njoh dhe gazetare me prona te medha qe edhe mund t’i kene bere kaq leke, edhe mund te mos i kene bere… Këto nuk kane rendesi per publikun dhe per shoqerine, rendesi ka te funskionoje shteti ligjor, c’ka do te thote qe ne momentin kur ti depoziton kaq miliarda leke ne nje banke, banka te kerkoje verifikimin e origjines se lekeve, e keshtu cdo hallke te beje punen e vet konform ligjit.

Nuk dua te paragjykoj askend per pasurine qe mund te kete vene; neqoftese shteti ne rastin qe keni ngritur ju ka bere punen e duhur atehere nuk kemi cfare flasim. Neqoftese nuk e ka bere eshte nje histori ku duhen penalizuar shume aktore, jo vetem nje. Ka shume njerez te thjeshte qe e kane te veshtire te depozitojne mbi 10 mije euro ne nje banke, ka me me dhjetëra njerez te thjeshte qe kane ikur nga administrata shteterore se nuk kane deklaruar 1000 euro ne formularin e deklarimit te pasurise…e shume raste si keto. Keshtu qe sa te rrime e te tregojme sa lek ka njeri sa lek ka tjetri eshte me korrekte te kerkojme zbatimin e ligjit. Neqoftese kjo nuk eshte bere…kjo eshte skandaloze!

Blendi Fevziu: Unë kam shumë prona që administroj, por nuk mund të kem cash 1 milionë dollarë.

Saimir Kodra: Prej gati 20 vjetësh jam ndoshta një nga njerëzit më të paguar në media, për shkak të punës në sektorin privat. Kam librezën e punës dhe kam paguar taksat, kontributet në shtet, edhe pse kam qenë i mirëpaguar nuk mund të kem kurrë mundësinë që të kem 1 mln dollarë, disa shtëpi, disa makina, fëmijët jashtë shtetit, apo të tjera përfitime që kanë ministrat dhe deputetët. Prandaj të lutem mos bëj shaka.

Artan Hoxha: Ne te vertete une nuk kam asnje llogari bankare pervec asaj ku marr rrogen si gazetar i News 24. Dhe aty sapo kalon rroga e terheq te gjithen, pasi me nevojitet per shpenzimet e perditshme te familjes dhe shkollen e djalit. Keshtu praktikisht une kam 0 leke kursime ne banke edhe pse kam hyre ne vitin e 21 ne karrieren time si gazetar.  Per fat te mire media ku punoj prej 19 vitesh ka qene gjithnje korrekte me pagesat dhe kjo me ka shpetuar nga nje siklet me i madh.

Per pyetjen e dyte, do te thosha qe ne fillim kur kam nisur kete profesion koleget me te vjeter me kane thene se: Ky profesion mund te te beje te famshem, por jo te pasur. Ndersa kolosi i gazetarise italiane, Indro Montaneli ka nje shprehje brilante. Ai thote: Nese takon nje gazetar te pasur mos i zere kurre bese.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Andi Bejtja, Blendi Fevziu, Saimir Kodra dhe Artan Hoxha tregojnë pasurinë, pas rastit të Pezës”

  1. Qytetar says:

    Po juve jua harxhojnë gratë posht e lart dhe vet ju duke bredh me kurva o të pafytyrë.

  2. A me qafsh blendi,mire PAMUKU,po ai tjetri shkrimtaruci i madh do ma tregojsh kush eshte ??????

  3. Toni says:

    Edhe keto kurva Jane si politikanet.
    Meqe te gjithe ankohen per pare por paskan rroga te larta dhe biznese kontrollojini deklarimet e taksave.
    Aty fle lepuri

  4. Ballisti says:

    Kure shikon kete foto,Sali Berisha me keta maskarenj gazetar te vjen neveri.Gazetare qe kan e lobuar per krimet e e Saliut duke i mbuluar ato.Foto hienash.

  5. albi says:

    E dreq kjo Pune Blendi Fevziu qe ka 25 vjet qe i lepin bythen Sali Berishes thot se ska nje milion dollar cash o te hengert mortja Blendi Fevziu po ti more palo gazetar leshi qe je se njeri nuk mund te jesh ti o sahan lepirse dua te sjell ne mendje te gjitheve sa para cash mori ky palaçoja nga Saliu ne 21 janar 2011 ku u vran 4 njerz te pafajshm ne bulevard., qe beri ate emisionin e tij te dhjer me ca gjoja analista kafenesh per te shfajsuar mostren Sali,, njeri i poshter dhe antishqipetar

  6. Top Money says:

    Hej ore hej. Tani e morem vesh se perse Rama e beri deputete kete Pezen. Paska patur pare te madhe. I lumte Rames qe perkrah keta parelite dhe te pasurit dhe nuk merret me bythgrisurit se nuk ua sheh njeri hairin.

  7. Servet says:

    E po me sa snob asnje nga komentuesit nuk foli per pasurine e Pezes por perkundrasi u morene me ata qe ju kundervune kesaj pasurie.Kjo tregon se keta komentues nuk jane popull I thjeshte por njerez te paguar nga pushteti.Nuk them te mos akuzojne edhe keto gazetaret tjere sepse besoj she un qe keta jane njerez te korruptuar por nuk eshte aspak e drejte we keta te sulmohen vetem e vetem per te mbrojtur nje tjeter te korruptuar por qe eshte pjese e pushtetit

  8. Trifon says:

    Shum e qarte se si Fevziu e ky katunari dibran kodra kan lek aq shum sa e ka n fituar me djerse duke i bere temena Saliut. Jan paguar kesh nga Saliu sa tu shikosh pronat ne qender te tiranes si aksionere. Felliqesira palaço qe nderroni fytyre e karakter sipas pagesave qe ju bejne aq fajtote sa dhe vet ato qe ju mbushin xhepat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *