Atentat menaxherit të një lokali nate në zonën e ish-Bllokut në Tiranë

policia-rrugore-nateMenaxheri i një lokali nate në Tiranë, është tentuar të vritet duke u gdhirë e shtuna.

Sipas policisë, rreth orës 04:35, në rrugën Ismail Qemali, në zonën e ish bllokut, është plagosur me armë zjarri, në pjesën e kofshës, shtetasi A. A., 31 vjeç.

Sipas policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që “News24”, raporton se i plagosuri është shtetasi Artur Aligjoni dhe punonte si menaxher i një loakli nate në zonën e ish-Bllokut.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...