Drejtori i Burgjeve: Pse e rikthyem sërish në burg brenda ditës ish-Prokurorin Giu

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

MikloDrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani deklaroi se ish-prokurori i Krujës, Haxhi Giu, i cili ishte mes të dënuarve që përfituan sot lirinë nga Amnistia, është rikthyer në ambientet civile të burgut.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Kopani theksoi se Giu është rikthyer në burg për verifikim, ndërsa shtoi se ai do të ketë përfitime sipas ligjit.

Ai shtoi se për shkak të amullisë së krijuar në media për rasti ‘Giu’ Drejtoria e Burgjeve do të rishikojë rastin dhe dosjen e tij, duke shtuar se ish-prokurori nuk do të privohet nga e drejta e amnistisë.

“Është se është rikthyer në ambientet e civile të burgut, dhe jo në burg. Duke bërë kështu kalkulimi e ditëve të burgut. Ne me korrektësi për zbatimin e ligjit kërkuam një hetim për vendimin e gjykatës. Zotëria nuk mund të privohet nga e drejta e tij pro për shkak se jemi në limite, ne pas shqyrtimit, me mirëkuptimin e Giut, do bëjmë vendime të mëtejshme.

Deklarojmë se gjithë këtë situata do sqarohet. Si drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, në dijeninë time ish-prokurori nuk është nën hetim si funksionar publik, por si person që ka një vendim sepse janë 731 persona janë liruar. Giu duhet të jetë përfitues sipas ligjit”, tha Kopani.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Drejtori i Burgjeve: Pse e rikthyem sërish në burg brenda ditës ish-Prokurorin Giu”

  1. freeeee says:

    O burra ta nxjerrim kelliren nga burgu dhe te fusim nonje fakir qe ska pagura faturen e korentit. Na rrofte amnistia, brenda kalamajt qe kapen me i qese bar e jashte kta me rryshfete nga 30 mij euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *