Ekonomi në panairin e Shtutgartit: Ejani të vizitoni bukuritë e Shqipërisë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Milva EkonomiShqipëria merr pjesë për herë të parë në një panair ndërkombëtar turizmi me statusin e veçantë si ‘Vend Partner’.  Pas një viti përgatitjesh, nga data kur u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit, vendi ynë paraqitet në CMT Shtutgart 2017 prej datës 14 deri 22 Janar, në një format si asnjëherë më parë. Shqipëria prezantohet me pavionin më të madh të një panairi ndërkombëtar të këtyre përmasave.

Të shtunën e 14 Janarit u zhvillua ceremonia e hapjes së Panairit të Shtutgartit, me rreth 2000 të ftuar, mes të cilëve edhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znjMilva Ekonomi si përfaqësuesja e Vendit Partner.

Ministrja Milva Ekonomi mbajti një fjalë në ceremoninë e hapjes së Panairit, ku  shpalosi gjithë vlerat dhe pasuritë e veçanta që ka Shqipëria, duke ftuar të pranishmit të vizitojnë sa më parë Shqipërinë si një destinacion që nuk duhet humbur.

Rezzo Schlauch, politikan gjerman, një nga kontributorët për përfaqësimin e Shqipërisë si vend partner, i ftoi të pranishmit të zbulojnë një vend të panjohur për ta, Shqipërinë, që ndodhet vetëm 2 orë fluturim larg.

Shqipëria, me hapësirën kryesore shpalosi për pjesëmarrësit një program të dedikuar promovimi, ku spikati video promovuese e bukurive natyrore dhe kulinarisë: “Go your own way”, një kënd i veçantë për gatimet tradicionale si dhe këndi i vlerave të pasurisë folklorike, me praninë e grupit folklorik të valleve të Tropojës.

Mistria Ekonomi gjatë ceremonisë u shoqërua nga Ministri i Turizmit të landit të Baden Wurttenberg, Guido Wolf, duke ndarë me të potencialet ende të pashfrytëzuara të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e turizmit.

Pas ceremonisë së hapjes, Ministrja Ekonomi zhvilloi dhe një konferencë për shtyp me mediat gjermane ku gjithashtu  foli për Shqipërinë turistike dhe potencialet e saj të mëdha për të pritur vizitorët si dhe iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të gazetarëve.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Ekonomi në panairin e Shtutgartit: Ejani të vizitoni bukuritë e Shqipërisë!”

  1. zambi says:

    si asnjehere me pare…

    ju paska shpetuar mundesia per here te pare kete rradhe.

  2. Ilir Traja says:

    Te lumte o Milva Ikonomi, te beri me pare Soros dhe Rama, tani ke ekonomine ne dore per te bere lek se te duhen per dozat e sat bije drogaxheshe? Pthu race e poshter!

  3. j says:

    PO KJO BESON ATE QE THOTE,APO BEN DETYREN ?
    SIKUR TA BESOJE VERTET ,ESHTE PER TU QA ME LLAHINGA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *