FOTOT/ Provokon Beogradi! Treni serb drejt Kosovës me mbishkrimin “Kosova është Serbi”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Kosova është Serbi”, ky është mbishkrimi që qëndron i stampuar mbi trenin e linjës Beograd-Veri i Kosovës i cili pritet të nisë sot funksionimin e tij.

Teksa sot  qeveria serbe përuron këtë investim të ndihmuar nga Rusia, autoritetet në Kosovë shprehen se kjo linjë është ilegale.

Shqiptarët në Mitrovicë gjykojnë se Rusia dhe Sebia simbolikisht po hyjnë në Kosovë duke cenuar sovranitetin e vendit.

Ndërkohë Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë ka paralajmëruar se linja testuese hekurudhore Beograd – Mitrovicë do të vendoset nga 20 janari deri më 26 shkurt. Pas këtij afati do të vendoset nëse kjo linjë do të jetë e rregullt.

Treni pritet të niset nga Beogradi në ora 8:30 minuta, ndërsa nga Mitrovica në orën 10:40 minuta./ A.D

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a3-175-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a3-175.jpg","attachment_id":"614267"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a4-164-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a4-164.jpg","attachment_id":"614268"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/serbia-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/serbia-2.jpg","attachment_id":"614270"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/serbia-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/serbia.jpg","attachment_id":"614271"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a5-146-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a5-146.jpg","attachment_id":"614269"}]

4 komente në “FOTOT/ Provokon Beogradi! Treni serb drejt Kosovës me mbishkrimin “Kosova është Serbi””

  1. FAKT says:

    Bo bo boooooo,shikoni vampiret e ballkanit cfare jane ne gjendje te bejne!!!!!A me thote njeri ,a keni pare ndonje tren ne ndonje vend te botes te dizenjuar ne kete menyre,dhe pikerisht ky tren i tille pretendon te kaloje pa leje ne territorin e Kosoves.Me keta jo vetem bisedime nuk behen por as dora nuk u jepet,keta mund ti bombardosh njemije here dhe prape nuk vene mendje.Rama dhe Thaci kane bere shume gabim qe jane ulur ne tavoline me njerez qe ne fund te fundit kane qene ish funksionare te Milosevicit.Keta serbet me te vertete jane po aq barbar sa dhe qesharak.Nuk ka komb me qesharak.Shikoni se ku arrin idiotsia,shikoni se si e lyejne dhe e ngjyrosin nje tren qe thjesht ne fund te fundit eshte nje mjet i transportit civil. Per ta mbyllur do te thosha ,qe nese greket te hapin ceshtje qe zgjasin dy a tre jave ,me keta duhet te pergatisesh raport qeveritar qe te merresh me ta gjithe vitin.Tani ta shohe Europa ,kush jane nacionalistet e semure dhe kush jo, por kam frike se edhe Europa…..

    1. martini says:

      Jo shoku, vampire te tille qe te bejne propagande me trena nuk kam pare, por kam pare shqiptare qe mbeshtesin trumpin.

    2. Klimax says:

      Serbet “provokojne” me nje tren ndersa shqiptaret provokojne me drone! Keshtu qe nuk ke perse te cuditesh! Ata pretendojne Kosoven, shqiptaret Ballkanin!!!!! Problemi eshte se ne qoftese nuk e ke forcen, atehere territoret nuk te “dhurohen”as me kolonizime shekullore turko-osmane, as me kolonizime musoliniane, as me kolonizime hitleriane dhe sugurisht as me bombardime NATO-iste (qofte edhe njemije here). Ne fund te fundit te tyren e kishin qe kur kan shkelur ne Ballkan ketu e 1500 vite me pare. Ndersa “ti” qe pretendon se eshte e “jotja”, nuk guxon ti ndryshosh as emrin (Kosove) nga sebishtja! Atehere? Kush eshte komb “qesharak” dhe “nacionalist i semure”, ai qe s’trembet nga bombardimet apo ai qe pret nga bota ti bombardojne e ti “zhdukin” gjitonin apo gjitonet nga Ballkani?
      Ne qofte se ke frike se edhe Europa ….., atehere, ashtu sic deklaroi edhe “rilindasi”, aleati dhe miku i vetem dhe sigurisht vellai i te njejtit gjak ju pret “me dashuri” ne prehrin e tij tju “perkedheli” dhe erdoganizoi ashtu si dikur ………..!

  2. Alfredi says:

    Kam frike se po thurren plane ,per trazira ne veri,qe ta kene me te lehte per ta marre veriun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *