Ilir Babaramo sulmon Pezën: Ka qenë zar i Fevziut, edhe kur shkuam në SHBA thoshte Sandri kështu, e Fevzo ashtu…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

babaramoGazetari Ilir Babaramo, duke iu referuar shkrimeve për pasurinë e Alfred Pezës, ka treguar një histori me këtë të fundit, kur ishin në 2004 në SHBA për të ndjekur zgjedhjet presidenciale si gazetarë.

Duke qëmtuar portalet, dy lajme më bënë përshtypje: mbledhja e komisionit parlamentar të reformës elektorale, ku thuajse gjithë partitë parlamentare kërkonin votim dhe numërim elektronik dhe blerja e disa aksioneve të Bankës Credins nga Alfred Peza. Për këdo, këto dy lajme mund të duken krejt pa lidhje me njëri-tjetrin, por mua më krijuan një asosacion të pështirë duke qenë dëshmimtar i dy dekadave jetë politike.

Me Pezën kemi qenë dy nga tre gazetarët që Departamenti i Shtetit u mundësoi një oportunitet sa të rrallë, aq dhe dhe bujar. Për më shumë se një muaj kemi ndjekur zgjedhjet e vitit 2004 në Shtetet e Bashkuara. Peza ishte në bandën e Klanit, vartës i Fevziut.

Një nga dhjetëra takimet që na u mundësuan ishte dhe me stafin që kishte organizuar debatin televiziv mes dy kandidatëve Bush dhe Kerry. Një mundësi profesionale që të vjen vetëm një herë në jetë. Jo çdo minutë, por çdo sekondë duhej përpirë. Por, nuk e patëm atë fat.

Nga 30 minuta që ishte parashikuar takimi, 20 minuta na i mori Peza. Me atë artikulimin e tij të zvargur, pauzat aq bezdisëse që po t’i shtoje dhe kohën që i duhej përkthyesit për të kthyer në anglisht idiomat e vështira të tij që të kujtonin javashllëkun e kohës dhe zonës së Haxhi Qamilit, dëgjoja në DC si Fevziu e ka ndërtuar emisionin e tij, si Sandri e ka ndihmuar për ta konsoliduar dhe përse Nano e ka gabim që e ka bojkotuar së fundi.

Organizuesit e debatit që ishte ndjekur nga 1.2 miliardë shikues në të gjithë globin tundnin kokën me mirësjellje. Në minutën e 30 u çuan, njëri prej tyre na tha: “thank you for your visit””, shkruan Babaramo.

Duke e lidhur vizitën e tyre në SHBA me reformën zgjedhore, Babaramo thotë se Peza mund t’u tregojë kolegëve të tij socialistë, se si mund të zbatohet votimi elektronik edhe në Shqipëri.

Nga ai muaj fantastik në 5 shtete të SHBA më është gdhendur në kujtesë dita e zgjedhjeve, 2 Nëntor 2004. Menjëherë e kuptuam përse zyrtari i Departamentit të Shtetit kishte vendosur që atë ditë të ishim në Florida, shteti ku guvernator ishte vëllai i Presidentit Bush. Jeb Bush kishte qenë guvernator i Floridës dhe gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000, votime aq të debatuara sa pas shumë muajsh numërimesh e rinumërimesh të shoqëruara plot dilema, të cilave u dha fund vetëm Gjykata Supreme me një votë diferencë. Në fakt, votimet në Florida gjatë vitit 2000 kishin patur shumë probleme. Thembra e Akilit ishte fleta e votimit që gjithë vëzhguesit e quanin “flutur”, sepse krijonte një iluzion optik. Për shkak të këtij iluzioni qindra mijëra votues në vend të votonin për Al Gore e çonin votën dëm për një ekologjist. Në mos gabohem Ralphe Nader quhej. Për këtë arsye, katër vjet më vonë gjithë vëmendja ishte përqëndruar në Florida, ku sërish organizuesi i zgjedhjeve ishte administrata e guvernatorit Jep Bush. Për këtë arsye na çuan dhe ne në Florida. Hymë në shumë në qendra votimi. Gjithçka ishte ndërtuar mbi parimin e votimit dhe numërimit elektronik. Gjë më të thjeshtë nuk kam parë. Kutitë e votimit ishin fiks si automatët e bankave. Fusje kartën e identitetit, ekrani hapej dhe të dilnin emrat dhe portretet e kandidatëve. Votuesi shtypte mbi të preferuarin e vet. Ky veprim i thjeshtë mbyllte ciklin. Kishte votuar dhe ndërkohë vota e tij ishte numëruar në sistem. Dhjetë minuta pas mbylljes së procesit të numërimit dilte rezultati. Procedurë që nuk mund të trukohej, sepse ID mund të përdorej vetëm një herë dhe gjurmët e gishtave nuk lejojnë që ID e dikujt ta përdorë dikush tjetër.

Pikërisht këtë lloj votimi dhe numërimi kërkojnë gjithë partitë shqiptare. Në komision vetëm Taulant Balla i PS është kundër. E çuditshme, sepse në kohën që kjo qeveri po e shtrin me shumë të drejtë shërbimin dixhital në shumë aktivitete (madje në këtë mënyrë marrin dhe pagën nga bankat) kundërshton mekanizmin aq të thjeshtë që i jep fund mafies së manipulimit të votës.

Kam qenë me bankierin e sotëm Alfred Peza, kur kam parë këtë mënyrë votimi. Nuk e kuptoj përse gazetari i dikurshëm nuk ua tregon këtë përvojë kolegëve të tij në grupin parlamentar të PS. Ai mund tua thotë këtë përvojë, sepse nëse ia lë Rucit në dorë, ai të çon tek goglat e e votimeve të 2 janarit 1945 (huqet e rinisë i tregoi në kongresin e fundit të PS, të cilin e sterilizoi si një koncesion)”, shkruan Babaramo.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “Ilir Babaramo sulmon Pezën: Ka qenë zar i Fevziut, edhe kur shkuam në SHBA thoshte Sandri kështu, e Fevzo ashtu…”

  1. drymades says:

    Po te mundohesh ta shikosh nga pikpamja e nje evropiani, realisht nuk te ben pershtypje. Por kur permendesh dhe sjell ne mendje koken e Pezes dhe origjinen e tij nha Peqini dhe mbi te gjitha tebkujtosh ter demagogjine e tij neper podiume, studio te ngelet vetem te shpresosh qe te pakten nje pjese te asaj pasurie ta investoj ne buznesin e vendlindjes se tij. Rrofte Peqini 😉

  2. Dean says:

    Kush të ka gazetar ty,mer kokrra e IDIOTIT?!?!?!?!!!!
    Po paske qenë fare pall,o babaramit!

  3. Celo Mezani says:

    Babaramo, kjo eshte gazetari me e qelbur, se ajo per te cilen ti po tallesh me Alfred Pezen. Te flasesh per nje problem kaq madhor si sistemi i votimit ne Shqiperi duhen argumentuar me qetesi dobite, risqet dhe mundesite e zbatimit. Nuk trajtohet ky problem me barcaleta 12 vjecare.

    Shqiperia nuk eshte ende gati per votimin elektronik. Po nuk e kupton dot edhe kaq gje, nuk ndryshon aspak nga ai personazhi ne shkrimin tend qe mburrte Fevziun dhe Frangajn.
    Por edhe sikur Shqiperia te ishte gati, procesi i futjes se votimit elektronik ka disa hapa politike, juridike, ekonomike, teknike dhe proceduriale. Koha me e shkurter per ti bere te gjitha keto hapa me sukses, sikur te kishte konsensus te plote politik eshte 18 muaj. PD, nese do te ishte e sinqerte, ta propozoj sot votimin elektronik per zgjedhjet lokale te 2019.

    Mqs ke marre baze krahasimi USA, qe nga koha qe ke qene ti ne Florida, 7 shtete ne Amerike kane ndaluar me ligj votimin elektronik. Thua te jene kunder votes se lire apo nuk kishin fonde ne Amerike ??!!!

  4. Qytetar says:

    Ik or mediokër.

  5. Latif dreqi says:

    Apapaa sa bukur e ka thene.”Te foluren e zvargur dhe javashllekun e kohes dhe zones se Haxhi Qamilit”..apaapa sa bukur..perle:)

  6. abc says:

    Ilir, je duke folur per Alfred Pezen, Artilierin e Forcave kunderajror dhe njeriun qe haapi zjarr per te mbrojtur Enverin ne oborrin e Shkolles se Bahskuar Enver Hoxha ne 91.
    A e kupton kush ka kaluar ne gazetari dhe ti pret te kete eficence dhe racionalitet ne Turin tuaj ne USA. A e kupton qe keta qe sot jane ne gazetari dhe ne politike, mezi e kane kaluar klasen dhe marre universitetin.

    Pra, per mua ky eshte konkluzioni me i madh i demokracise dhe tranzicionit 25 vjecar dhe i suksesit te tij. njerezit me te dobet kane kapur majat e fushave te rendesishme ne politike, gazetari, bisnes, etj.

  7. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Nuk se kam ndonje opinion per Pezen si nje gazetar i madh.Por qe ky Babaramo eshte prototipi i pseudo gazetarit,(se ti thuash medioker e vlereson),nuk do as mend as kalem.
    I pa afte total.Qe nga pyetjet qe formulon.Pale kur brockullit para se te beje pyetjen dhe ne cdo 3 fjale thote “don”.
    Qe nga rrobat qe vesh,floket qe ka.I gjate 1,30 cm.
    Kur ma mban veten dhe ky per gazetar…….Hapu dhe te futem.

  8. blendi ...ziu says:

    Ka ca dite (pse ?) qe BABARAMO ben…BA…BA…BA…BA…BA…?!!!

  9. Kangur says:

    Babaramo, je nje gazetar mediokër, injorant dhe teveqel. Bej ate 5 pyetjet dhe qepe gojën se mban erë të keqe.

  10. sali llangos says:

    ore derdimen gazetar po krahasohet shqiperia me usa me mbi 200vjet demokraci ku nuk ka njeri qe te mos perdori kompjuterin e ne shqiperi e perdor vetem rinia e sotme .pyet nje here prinderit etu qe nese ike tete rrojne sa te jete jeta a tje ne fshat ne moshe te madhe a e perdorin kompjuterin se ketu ne usa keta e mbajne tabletin me vete.une mendoj qe minimumi 1 dekade eshte heret per te bere sgjedhje elektronike ne shqiperi sepse duhen fondene para dhe fonde ne njeres dhe internet ne cdo shtepi qe sot nuk ekziston.eti gazetarkrahason gjykaten e usa me te shqiperise ty te paska shkare moglica sic i thone andej nga korca

  11. tekiu says:

    Epo, te jesh kaq injorant si ky dhe si puna e ketij e te kesh shans te ndjekesh zgjedhjet ne SHBA??? Kush t’i beri zgjedhjet me 2 janar 1945 ty mor kaqol yt ate apo jot eme. Ec mo injoranteve ju ka rene fati, te mençmit rijne pa pune ose te strukur gjekund dhe jane te detyruar te degjojne kete race te shpifur.

  12. student says:

    Lere Fredin . Po Babaramo ku i merr parate per te blere sistemin se di? Kam degjuar se vetem sistemi kushton nja 70 milion dollare. Une di qe kroacia shtyu per ca kohe zgjedhjet se moti i keq e rriste kuoten ndaj i coi ne nje kohe me pak te kushtueshme. Pse nuk ndaloni vjedhjen por kerkoni qe vjedhja te ndalohet e hadutet e votes te hane te lire? O Babaramo! Na i paguaj ti dhe Lul Basha sistemet dhe eja ti bejme dhe pse ti me duket se votues ke vetem administraten publike jo tjetre. Uf cfare gazetarie !

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Edhe nje here: Votimi ne Amerike duhet te regjistrohesh me adrese por Babagjyshi se di kete . Verifikimi I kardes eshte pjese e procesit por regjistrimi eshte jetiku..Regjistrouni ne gjendje civile tamam pastaj bej votim elektronik..

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Edhe nje here: Votimi ne Amerike duhet te regjistrohesh me adrese por Babagjyshi se di kete . Verifikimi I kardes eshte pjese e procesit por regjistrimi eshte jetiku..Regjistrouni ne gjendje civile tamam pastaj bej votim elektronik..Karda e identifikimit spercakton sa here voton..

  15. BUJARI JU DEGJON says:

    Epo kur na del i mencur dhe BabaQemua!… 🙂

  16. loreta says:

    Ka te drejte Edi Rama qe media shqiptare eshte e qelbur dhe kazan plehrash sepse keta gazetare qe merren me thashethemet e tyre kujtojne se bejne lajm. Eshte injoranca gazetareske qe u “buzeqeshi fati” apo diten e zgjodhen, dhe sot shikoni njerez se ç’bejne me njeri tjetrin. Merri qe nga Artur Zheji, Shkullaku, Babaramo, Bushati, Lela…..shikoni dhe qeshni pak me ta , por edhe i perçmoni si idiota qe jane e shesin dhe mend.

  17. Sa says:

    Nuk thon kot c’do e keqe e ka nje te mir,keto dit qe po grinden keta qe e quajne veten gazetar po shohim se c’far haleje e pa pastruar eshte gazetaria jone.

  18. Bomba says:

    Alfred bastardy nuk eshtenga Peqini por eshte lindur dhe rritur ne Kavaje,familja e tij eshte nga Peza e Tiranes me origjine.Alfred Peza eshte nj Ponk-Roker ,nje mashtrues qe Peqinasit I shqelmuan bythet dhe e derguan ne Kavaje andej nga na kishte ardhur,Eshte nje servil klasi idiot dhe kusar I korrupsionit te madh ,prandaj ai sot numuron me shum se 1 million Eurosh dhe kete duhet tja e dij per nder kryehajdutit Edvin Rama .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *