INTERVISTA/ Alfred Lela: Çili është një centaur. A do të angazhohem me PD-në? Bashën e takova, por…

14 Janar 2017, 12:28Sociale TEMA

Alfred Lela tregon marrëdhënien e tij me Henri Çilin dhe afrinë që ka me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën.

Alfred, u largove prej “Mapo”-s duke shpjeguar arsyen e politikës editoriale të botuesit Henri Çili. Në fakt a ishte e papritur, a ke luftuar me Çilin në atë që ti besoje se ”Mapo” duhet të orientohej?

Në fillim dua të them se Henri Çili nuk është një prej ‘armiqve të lirisë’. Shpesh e shoh të sulmohet publikisht apo thashethemanjës, por kjo vjen edhe ngaqë ai ka një aktivitet pothuajse ‘të çmendur’.

Është një njeri që nuk pushon kurrë. Kemi bërë gjëra shumë të mira me Henrin në historinë e ”Mapo”-s, të cilat nuk do të ishin realizuar, ndoshta, pa ngulmimin e tij. Për mua vitet te ”Mapo” kanë qenë përmbushëse intelektualisht. Do i kujtoj si të tilla.

Po, ne jemi ‘përplasur’ me Henrin për linjën editoriale. Sigurisht, çdo media dhe botues zgjedh një politikë të caktuar editoriale.  ”New York Times” e bën këtë. ”Mapo” nuk ka pse të bëjë ndryshe: Ndryshimi qëndron te ajo se ”NYT” ka një bord editorial. Që janë ca burra dhe gra me peshë, që peshojnë se çfarë është në interes të publikut.

Çili është shprehur se politika editoriale ka qenë që në fillim e shpallur prej tij dhe se ”Mapo” do mbetet liberale. Pse kjo marrje e beftë e vendimit nga ana jote kur për shumë kohë ke qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i Çilit?

Shiko, ndoshta nuk ka ndryshuar linja editoriale dhe kam ndryshuar unë. Nuk e di. Kanë qenë ditë të ngarkuara e të trazuara këto të fundit dhe do më duhet distancë për t’i kthjelluar ngjarjet.

Por intuita, profesionale, personale, publike, më thoshte se një linjë editoriale nën shenjën ‘Rama reformator, edhe një mandat të dytë’ do të më asgjësonte profesionalisht. Xhaketa ime e e gazetarit e ka ende ngjyrën blu dhe ‘erën e barutit’ nga ‘barrikadat’ e fushatës së vitit 2013.

Të jem i hapur: edhe kam shpresuar se kjo linjë e shpallur prej Çilit do më ‘toleronte’. Dua të them, shpejtësia e ngjarjeve do e shkruante vetë linjën editoriale. Zgjedhjet e kanë zakonisht këtë shpejtësi.

Por, janari është muaj i ftohtë, i ngadaltë dhe depresiv. Unë jam lindur në janar dhe muaji i lindjes është gjithaq i mirë si muaj ndëshkimi.

Ishte rastësi apo e mendove si momentin më të përshtatshëm largimin ditën kur u largua dhe Shkullaku? A mendon që largimet tuaja janë i njëjti fenomen në medien shqiptare?

Orkestrim nuk ka patur. Paradoksalisht, Shkullaku ma ka kaluar mua të parit lajmërimin për ikjen e tij nga puna. Jo si pjesë e një marrdhënie personale, por si drejtor i ”Mapo”. Ai më kërkoi që ta hidhnim ne të parët lajmin e largimit të tij, duke qenë se ne kishin qenë ‘shtëpia’ e komenteve të tij për disa vitet e fundit. Unë ndërkohë isha për vete ‘i larguar’. Nuk bëra zë, por ia kalova shefit të ”mapo.al”, Enton Palushit.

Megjithatë, si profilet tona mediatike, si largimet, si botuesit, ashtu dhe konteksti i largimeve, nuk ngjajnë.

”Mapo” ka qenë dhe do mbetet, shpresoj edhe pas largimit tim, një sipërmarrje intelektuale. Mendoj se intelektualja te ”Mapo” ka peshuar gjithmonë më shumë se merkantilistja, edhe pse përshtypja e kundërt nuk përton të përsëritet. Në këtë kuptim, bashkëpunimi im me Henrin ka qenë i veçantë: unë isha përcjellësi më i mirë ku kalonte kjo përmasë intelektuale e ”Mapo”-s (më falni për mungesën e modestisë).

Çfarë të ka komunikuar Çili se do bëjë me medien e tij gjatë fushatës…nëse mund ta dimë…

Çili do të pozicionohet. Ky është ‘arti’, ‘mëkati’, dhe ‘prerja’ e tij. Kjo është krusma e tij që i vjen prej të qenit një centaur. Në këtë rast gjysma sipërmarrës dhe gjysma gazetar.

Ka zëra se tashmë do jesh një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Lulzim Bashës. Si qëndron e vërteta, a ke synime për t’u futur në politikë?

Të gjithë me shohin si ‘njeri të Bashës’. Sa mirë që nuk më shohin si ‘një njeri te i cili nuk mund të ngresh një tjetër njeri’, siç thotë Bertold Breht.

E mbani mend? Unë kam qenë edhe ‘Berishist’. Shumë ma kujtojnë me të madh edhe këtë. Jam me kauzat, çështjet apo vlerat, jo me njerëzit. Për mua këto i ka përfaqësuar, kryesisht, e djathta.

Mund t’ju them se z. Basha më ka telefonuar pas publikimit të lajmit, dhe jemi takuar një ditë më pas. Nuk kemi folur për bashkëpunime të ngushta, por për median dhe raportet e saj me qeverinë.

Dhe një pyetje e fundit për çfarë po ndodh me median në Shqipëri. A mendon se qeveria e ka kapur përfundimisht, duke mbyllur edhe shtigjet më të vogla të lirisë? Çfarë mund ta ndreqte të gjithën këtë?

Po ndodh diçka që mund të quhet ‘shndërrim’. Mediat e reja po ‘motërzohen’ me tradicionalet dhe në formë do të fitojnë të parat. Në përmbajtje do të triumfojë e dyta.

Kur them ‘përmbajtje’ e kam fjalën te nevoja e lexuesit për të gjetur një lajm të interpretuar dhe me burime të sakta, jo te gjatësia apo lloji i materialit.

Ky shndërrim e ka gjetur të papërgatitur qeverinë e Ramës. Mendojeni për një çast: nëse nuk do të ishin mediat online, unë dhe Shkullaku nuk do të përbënim lajm. Kjo autostradë e re e infomacionit i nervozon pushtetet.

Çfarë ndodh tani?

Ndodh që unë të jem në përmbyllje të doktoraturës. E mbroj më datë 24. Menjëherës pas kësaj do të kërkoj një botues për librin, i cili merret me komunikimin politik të Berishës gjatë periudhës ‘90-‘92.

Më pas do të ulem për të shkruar një roman. Ashtu si Rama i mundësoi Blushit kohën e shkrimit të një romani, një ‘dhuratë’ të tillë më bëri mua Çili.

Të gjitha këto në muajin dhe vitin kur unë mbush 40 vjeç. What a life! (Valmora Gogo-SHUPLAKA)

19 komente në “INTERVISTA/ Alfred Lela: Çili është një centaur. A do të angazhohem me PD-në? Bashën e takova, por…”

  1. ben says:

    Ik moe Berishist.

  2. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Ik ore reptil!
    Bythlepires i kryekriminelit,kryehajdutit dhe kryetradhetarit me te madh te shqiptareve ne 1000 vjet S.Berisha.

  3. Qytetar says:

    Je një vemje.Harram i paç ato miljona që të ka dhënë Çili.
    Gjithashtu të uroj suksese si ato të PD-së.

  4. Analisti says:

    Gjithmonë ke qenë dhe je nje njeri i pshtire bythëlepires i PD, e mbaje veten per analist (leshi) ju nuk jeni gazetar jeni si miza e kalit qe kur ngordh kali shkoni tek bytha e kalit tjeter, ashtu do të perfundoni gjithmone njerez te pa vlere. vemje.

  5. jani says:

    Po mos ja ngrini vlerat kot. Ky eshte nje cope idioti qe nuk ja vlen te merresh as ta lexosh . Nje fshatar qe kurre nuk u civilizua ne kuptimin qe te behet njeri. Per kete e ka fajin sistemi qe nxorri dhe mban ne pune debila te tille

  6. jani says:

    Ca doktorature o idiot . E zhvleresuat kerkimin shkencor . Liber per komunikimin e berishes ne 90_92 o mortje po nuk lepihet bytha deri ne kete nivel. Ler pak zorre pa futur gjuhen .

  7. Pedro i ri says:

    Cfare e ka intelekturalin QIM PEKA ky qerosi ?

    1. Arturi says:

      E ka “Sivella” … hahaha … ke bere pyetjen e duhur retorike. ?

  8. Albania says:

    E mer Lela dukesh qe ti ke qene asnjanes, vetem per nje gje te jap te drejte kur thua se te te gjitha kauzat jane perkrahur nga e djadhta…..shkaterrimin e gjithe vendit nga 92 e mbrapa, vjedhjen e pasurise se te gjithe shqiptareve, vrasjet e SHIKUt, Gerdecin ,21 Janarin pra te gjitha te keqijat ketij vendi ja ka dhuruar e djathta dhe bastardi Berisha. ..je djallvafsh edhe ti o langaraq bythelepires.

  9. lulashi says:

    Ti mezi paske ikur nga Cili per te shkruar librin per atin tend shpirteror.

  10. tropojani c100 says:

    kush leshin eshte ky? keta muzikantet e familjes lela? une se di kush dreqin e lexon mapon me mire ate agon te frrok qqqqupit haha

  11. alban says:

    Janari kur do kete lindur ky qerosi do kete qene teper i ftohte.Prandaj nga koka duket sikur eshte bere synet.Dhe natyrisht nje i tille smund te jete vecse me berishen

  12. ceni says:

    Po ik o fshatar qyrash, ben cben dhe cdo gje e krahason me Ameriken dhe pse sepse je qyravitur nja dy vjet andej nga Bostoni qe as barkun me buke nuk mbushje dot e jo me te perfitoje intelektualisht.Po ke akoma lekuren e fshatarit ne kuriz o i mjere qe duhen breza te pastrohet.Shko futu andej nga PD me ata langaraqet e tjere

  13. andromeda says:

    S’di pse ky Lela më kujton përherë heroin Gregori tek Metamorfoza e Kafkës

  14. xhulio says:

    Sulm i taborit komunist.U mortja! Po njelloj jane mo.Te dyja palet ne nje poc pjerdhin.Vetem per te vjedhur.Se mos vjedhin vetem te djathtet.Keta te taborit shohin vetem me nje sy.ose bejne sikur, se ua mbush mullen e qelbur pushteti.Yyyyyyy derra , qe mos u ngopshi kurre.Shqiperine e cuat ne fund.

  15. Mbi këlyshët e bushtër Shiqeres says:

    Ja dhe nje tjeter kopil dale nga barku me luspa i Shiqeres.. sa vellezer jeni more bajga? Salehu, ti, Çili, Karaxhiçi, Qim Peka, Lek Plepi, Mzi derri, Nul Noka..

  16. Vrau per te vjedhur says:

    Gazetar loqe, me vjen peshtire kur flet ky prapesire.

  17. Arbnori says:

    KY TIPI QE THOTE SE QUHET ALFRED LELA ESHTE I GJITHI NJE KAFKE FSHATARI QE EDHE SIKUR PERJETESISHT TE JETOJ NE SHBA,KANADA,ANGLI, FRANCE E KUDO TJETER NE PERENDIM DO TE MBETET NJE KATUNDAR I MJERE SI DHE NAIM HENRI ÇILI E GJITHE SIVELLEZERIT E TYRE QE FATKEQESISHT KANE KAPUR MAJAT E JETES SHQIPTARE FHE VADITEN NGA GJITHE PUSHTET SE DINE TE JENE BYTHLEPIRES TE TALETUAR. KUR FLET DHE KY PER FILOZOFI..

  18. Dritan says:

    Zoti Lela te uroj gjithe te mirat sepse je nje vlere e gazetarise
    ti me ndershmeri e deklaron perkatesine tende politike duke u quajtur nje opozitar dhe kjo te ben te respektuar ne nje kohe qe kjo nuk eshte ne mode .nderkohe qe ai qe te pushoi nga puna ka nje veti qe do te jete perjetesisht i atashuar tek pushteti dhe kjo nuk eshte vlere por k….. dhe kjo vazhdon qe nga XHUVELERIA e famshme
    Me vjen mire qe ne kete artikull ke mbajtur nje qendrim thellesisht FISNIK dhe te qyteteruar ne ndryshim nga ish- punedhenesi yt qe ne thelb eshte vetem nje biznesmen I shkathet qe gazeten e ka thjesht per te bere elozhe atyre qe ai nuhat se do ti fitojne zgjedhjet dhe nese nuk I del parashikimi ai thjesht qendron per disa kohe jashte vemendjes publike dhe me vone si pa te keq ndryshon flamurin ai thjesht eshte nje imitim I zbehte I teorise se Fushese
    Une si I majte dhe besoj se edhe shume te tjere si une ,nuk e dua sherbimin e Cilit apo frangajt ndaj PS ,sepse ndihme e tij eshte si ndihma e gjarprit tinzar ne kopeshtin e edenit. ata gjithmone kane nje kosto te madhe per sherbimin e bere duke u perkthyer ne tendera
    Me vjen keq qe Zoti Rama I ka haruar shpifjet qe vinin si ortek nga Cili, Frangaj & Co dhe eshte per te ardhur keq qe ai mendon se do te fitoje ca vota me shume nga sherbimi I atyre qe per 8 vjet I lepinin B…. Berishes (nenkupto lekut)
    Kur do tju mbarohen flamuret ketyre horave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje