INTERVISTA/ Bamir Topi: Basha kryeministër? Një ëndërr. Pse u bëra armik me Berishën dhe “dëshira” që kanë palët ta harrojnë dhe fshijnë 21 janarin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

topiIntervistoi Andrea Danglli

Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, në një intervistë për gazetën “TemA” shpreh rezervat që ka për mazhorancën dhe opozitën e vendit.

Ish-presidenti rendit disa prej problemeve të cilat e shqetësojnë në punën e qeverisë, si ajo e pronave apo e marrëdhënies së njerëzve të pushtetshëm me pronarët e medias.

I pyetur për një koalicion të mundshëm me opozitën, ai deklaron se nuk gjen motiv të besojë se gjendja në PD ka ndryshuar, pasi siç thotë, kjo forcë mban në krye ende Sali Berishën.

Mundësinë e zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryeministër, Topi gjykon se nuk mund të shohë ëndrrën që sheh Basha.

Sa i përket ngjarjeve të 21 janarit, Bamir Topi mendon se nuk mund të shpresohet drejtësi për deri sa ajo është e kontrolluar nga ish-kryeministri Berisha, të cilin e quan shkatërrues të së djathtës dhe të shtetit shqiptar.

Cili është vlerësimi juaj për qeverisjen Rama?

Pyetjet që më adresohen për qeverinë, mendoj se nuk jam njeriu i duhur që mund të jap një opinion të painfluencuar, pasi jam një qytetar që nuk kam votuar për qeverinë aktuale, përfaqësoj një parti politike e cila në zgjedhjet politike ka paraqitur një program të vetin dhe në marrëdhënjet politike asgjë nuk ka ndryshuar me këtë koalicion.

Gjithsesi, si  qytetar dhe politikan në mënyrë publike kam vlerësuar dhe inkurajuar punën  e Qeverisë në përpjekjet për kthimin e shtetit ligjor, kundër psikologjisë dhe pasojave të informalitetit në disa fusha të rëndësishme, si shërbimet dhe administrimin e territorit. Nga ana tjetër, kritikoj ashpër punën apatike dhe cilësisht dyshuese të veprimtarisë së Parlamentit, pasi vazhdon të humbasë kohë me debate ordinere në dëm të ligjeve dhe kontrollit të Qeverisë, sikurse e parashikon Kushtetuta.

Pa hezitim do të flas negativisht për çështjen e pronës, pasi “zgjidhjet” vetëm sa po shtojnë kaosin 25 vjeçar. Ndonëse kisha shpresuar ndryshe, vrojtoj me shqetësim në rritje raportin e pushtetit me median në përgjithësi dhe specifikisht me median elektronike.

Sot nuk ka pikë dyshimi, se ka një marrëdhënie të sëmurë midis individëve të pushtetshëm  me interesat meskine të pronarëve të mediave në dëm të interesit publik, sidomos për një shoqëri me simptoma të rënda për tu influencuar në mënyrë të gabuar, duke përjetuar edhe psikoza të rreme, ndryshe nga realiteti. Sipas një psikologu të famshëm, rreziku është i madh, pasi në shoqëritë e pazhvilluara, njerëzit udhëhiqen nga psikozat dhe jo nga vizione të qarta individuale. Nëse media është një me pushtetin për interesa të qarta të mbijetesës polike, atëherë duhet që edhe media ti nënshtrohet ligjit të dekriminalizimit, ligjit të pastërtisë së figurës dhe kontrollit të financave.  Kjo vlen për më tepër për televizionet kombëtare që i marrin urdhrat si të ishin struktura politike të partive që kanë pasur dhe kanë pushtet.

A mendoni se e meriton që shqiptarët t’i besojnë një mandat të dytë qeverisës?

Nëse do të ketë mandat të dytë. Çdo gjë do të varet nga pozicionet e reja të forcave politike para zgjedhjeve.

Ka kohë që zgjedhjet në Shqipëri, kushtëzohen nga veprimet arithmetike  dhe shumë më pak nga logjika politike dhe vizionet dhe politikat parimore.

Kjo është arsyeja pse njerëzit në këtë vend mbeten gjithmonë duke u ankuar, pasi shpesh ato zgjedhin partitë dhe njerëzit e gabuar.

Çfarë ndryshimesh gjykoni se duhen bërë në kabinetin qeveritar për të rritur rendimentin e punës së institucioneve?

Përsa i përket ndryshimeve në Qeveri, të drejtën dhe koston e qeverisjes e ka ekskluzivisht  kryeministri, prandaj më duket e tepërt të jap opinion.

Fryma e Re Demokratike është pjesë e koalicionit të qeverisjes vendore që prej zgjedhjeve të fundit.  A është respektuar roli juaj vendimmarrës? Sa i kënaqur jeni nga ky bashkëpunim?

Vendimi për koalicion për zgjedhjet vendore dhe arsyet janë bërë publike dhe sigurisht ka pasur një kontratë politike më të gjerë se pushteti vendor.

Problemi më i ndjeshëm për FRD është ligji zgjedhor që të garantojë një konkurim të lirë dhe të drejtë. Më duhet të them që nga komisioni i posaçëm ka vetëm tentativa për të mos bërë asgjë. Kjo më shton dyshimin se aleanca e 21 prillit 2008, që ndryshoi kushtetutën dhe shtoi kaosin politik dhe institucional në Shqipëri do të funksionoj sërish, pasi askush nuk dëshiron kontrollin civil në komisione zgjedhore, por dhunë dhe veprimtari kriminale në vjedhjen dhe deformimin e votës.

Sa i përket  komunikimit politik dhe administrativ në pushtetin vendor rezultatet janë modeste. Sidoqoftë jemi duke arsyetuar cilat do jenë opsionet e bashkëpunimit për zgjedhjet e 2017.

A ekziston si altenativë një koalicion me opozitën dhe realizimin e tezës së hershme për një të djathtë të bashkuar?

Alternativat në politikë janë gjithmonë të mundshme, ndonëse konjukturat dhe situata parazgjedhore në Shqipëri janë tepër të paqarta, pasi nuk ka mjaftueshëm kulturë politike dhe transparencë në marrëdhëniet midis partive.

Në këto kushte, kur asgjë nuk ka ndryshuar në mënyrën e sjelljes politike të opozitës, kur udhërrëfyes të rrugës së saj pa krye ka arkitektin e kaosit politik dhe institucional në 25 vite, kur e djathta ekziston si konvension për të mashtruar mbështetësit e së djathtës në Shqipëri, FRD nuk shikon motiv për të shpresuar se gjërat kanë ndryshuar.

Personalisht jam shprehur qartë se ekzistojnë të vërteta të mëdha që të na japin bindjen që Sali Berisha është ende dhe pa asnjë ndryshim ai që ka qenë në pushtet, shkatërruesi i së djathtës dhe filozofisë së shtetit shqiptar në vitet e tranzicionit. Më duhet të qartësoj në mënyrë shteruese se ndonëse për një kohë të gjatë marrëdhënia ime me Sali Berishën ka qenë parimore dhe ekskluzivisht politike, pas ndryshimeve kushtetuese të viti 2008 u transformuan në problematike, por gjithsesi brenda terrenit politik, por pas 21 janarit 2011 ato u kthyen qartazi armiqësore, ku përfaqësuesit e tij në komisionin hetimor të ngjarjeve të 21 janarit u kthyen në inkuizitorë të institucioneve kryesor të shtetit. Çfarë mund të themi sot kur këto persona të errët inkuizitorë janë po atje me  misionin për të mashtruar sërish. Nuk ka dyshim se gjërat për opozitën politike po shkojnë keq.

A ekziston ndonjë shans që FRD të shkojë e vetme në zgjedhje?

Opsionet politike janë domen i strukturave politike të FRD-së. Dëshira jonë është të shkojmë në zgjedhje me një koalicion ku të respektohet kontributi real i FRD-së, por në çdo rrethanë, kjo nuk do të prekë thelbin e moralit politik të njerëzve që na mbështesin.

A e mendon ndonjëherë Lulzim Bashën kryeministër?

Shkencërisht kam kuptuar që kurrsesi nuk mund të shohësh një ëndërr, që sheh dikush tjetër.

Në zgjedhjet e 18 qershorit garojnë edhe disa parti të reja, si LIBRA apo Sfida. Tek cila besoni se do të jetë surprizë e këtyre zgjedhjeve?

Dalja e partive të reja është tregues i mungesës së demokracive të brendshme në partitë tradicionale dhe përpjekje e mundimshme për të garuar në mënyrë të ndershme. Kur je vetë në garë, përqendrohesh tek korsia jote dhe rezultati i subjektit tënd politik. Çdo parti politike bën llogaritë e veta dhe nuk harxhon kohë dhe energji për të bërë parashikimin e rezultateve të të tjerëve.

Pak ditë na ndajnë nga përkujtimi i ngjarjeve të 21 janarit për të cilat ju u akuzuar si bashkëpunëtor nga ish-Kryeministri Berisha. Cilat janë arsyet sipas jush që po e pengojnë drejtësinë të ndëshkojë autorët e këtij krimi?

Nuk kam pasur dyshimin më të vogël që do të vijë sërisht 21 janari dhe do të bëhen të njëjtat pyetje, do të zgjohen të njëjtat emocione, të njëjtat skena nga nderimi i politikës.

Vetëm të vrarët nuk kthehen më dhe së bashku me ta drejtësia, kur ngjarjet janë zhvilluar “live” në bulevardin kryesor të kryeqytetit midis institucioneve më të rëndësishme dhe kamerave pa fund. Është besoj unike kjo histori tragjike shqiptare, ndoshta më e dokumentuara si krim shtetëror që lihet ta mbulojë vit pas viti pluhuri e harresës. Duket sikur ka një “dëshirë” që kjo çështje të quhet e mbyllur. Sa i përket ish- kryeministrit, jam shprehur se nuk ka alibi që përjashton nga përgjegjësia penale dhe politike për gjithçka që është me zë, figurë dhe veprime. Drejtësi nuk mund të shpresojmë sa kohë kanë kthetrat e politikës së korruptuar dhe kriminale të Sali Berishës, që vazhdojnë fatkeqësisht ta mbajnë në kontroll. Uroj dhe shpresoj që 21 Janari të jetë në axhendën prioritare të drejtësisë të çliruar nga pushteti diabolik i diktatorëve, për të ndriçuar plotësisht dhe për të dhënë një mësim të mirë për ata imoralë politikë, që shpëtimin e gjejnë tek dhuna.

Këtë vit Kuvendi zgjidh përsëri kreun e  ri të shtetit. Emri i presidentit mendoni se do dalë nga radhët e LSI-së apo PS-së? Sa do ndikojë kjo çështje në koalicionin mes dy palëve?

Sipas logjikës normale parashikoj një figurë brenda mirëkuptimit të partive që janë në mazhorancë. Kushtetuta e ndryshuar në vitin 2008 ju jep mundësinë një krahu politik. Opozita nuk mund të qahet, pasi presidenti aktual është zgjedhur me votë politike.

Roli i presidentit tashmë do jetë onorifik dhe protokollar.

Presidenti Bujar Nishani ka shprehur vullnetin për të kandiduar përsëri. Në bazë të punës së tij a mendoni se e meritonte rizgjidhet?

Është e drejta juaj të bëni çdo lloj pyetje, por kjo që lidhet me ëndrrën e presidentit për tu rizgjedhur nuk hyn fare në spektrin e interesave të mia si politikan dhe qytetar.

Si u rizgjodh, si jo asgjë nuk ndryshon me personin në fjalë. Çdo njeri ka të drejtë të thurë iluzione.

Ajo që më intereson është roli i presidentit si institucion dhe rreziku që Presidenca të mos kthehet në apendiks i interesave të partive që e zgjedhin.

TemA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në “INTERVISTA/ Bamir Topi: Basha kryeministër? Një ëndërr. Pse u bëra armik me Berishën dhe “dëshira” që kanë palët ta harrojnë dhe fshijnë 21 janarin”

  1. spata says:

    Kush jane keta idiot qe thone se Basha do te behet krye/pordhac.

  2. Spartaku says:

    Partia e Bamir Topit,FRD-ja duhet te behet partia e pare e opozites.Te zhduket pd-ke,kjo parti terroristesh,gangesterrash,hajdutesh,tradhetaresh.Bamir Topi eshte nje kryatar partie me i ekilibruar,me i civilizuar dhe me demokratik.Vetem me qenjen e Bamir Topit ne krye te opozites,krijohet mundesia per ne pushtet.Kurse me pd-ke kurre.

  3. Relax says:

    Topi-Basha?Bashkekryepordhac.

  4. loreta says:

    Por ka shume budallenj shqiptare qe u jane erresuar syte dhe mendja nga sali Berisha. Ata duhet te shikojne sot te ardhmen e tyre dhe jo te Sali Berishes, se ai nje te ardhme ka: ne burg. Po nuk kuptuan dhe kete, paçin veten ne qafe. Ma merr mendja se duhet te mbeshtetet fuqishem FRD-ja per ti ardhur ne ndihme vendit, per te pasur nje opozite konstruktive dhe te afte per te mbajtur ne binare qeverine dhe pse jo per ti marre dhe pushtetin ndenjesisht. Sot s’ka me asnje alternative tjeter veç FRD-se qe te balancohen gjerat e te kete dhe rotacion te ndershem. Kuptohet qe partia e Saliut do luftoje me dhembe, por shqiptaret duhet ta lene pa dhembe se ata dhembe e hengern deri me sot. Po çfare presin me?!

  5. Shoku shpati says:

    Hahaha o Spartak
    È ke torollak Simund te jete frd opozite kur eshte ne koalicion me kete pozite

  6. american2016 says:

    Jam dakord me disa mendime te tij rreth Berishes.
    Berisha dhe Familja e tij jane gangrene dhe rrezik per shqipetaret atyre duhet tu gjendet vendi qe meritojne ne burg ose jashte Shqiperise (Serbi ose Graqi).
    Sa per Bashen, ai eshte nje kluon I Berishes dhe asnje shprese nuk ka qe te rindertoje PD jashte tentakulave te pardon te tij .PD dhe PS jane bere fole e njerezve ordinare dhe pa personalitet .

  7. kopani says:

    Zoti Bamir kryetari i F R D eshte vlere e qytetarise se Tiranes dhe vendit , Roli i kesaj force politike eshte nje misjon i munguar i ketij subjekti politik beres serjoz dhe me alternativa e program zhvillimi e bashkepunimi pertej politik berjes te llogoreve kafsherore , konflikteve idiotesh , percarese e destabilizuese , rasti i ketyre zgjedhjeve eshte mundesia me e duhur per te bere me te miren qytetaret e ketij vendi , duke e nxjere teresisht nga politika e madhe kete force destruktive dhe banden kriminale te Berishes e rrugecerit tashme te damkosur e sharlatane te cilet edhe gjate ketyre viteve nuk kane mundur te kerkojne ndjese dhe te rrine koke ulur keta faqezinj , qe me pafytyresi bejne te fortin keta te menderosur dhe pellasin neper studio mediatike , parlament e shtypin e shkruar sikur keta Monstra kane moral te bejne perfaqesuesin e shumices se sovranit dhe plotesimin e deshiren Don Kishoteske per kethimin mbrapsht te historise se ketij vendi i cili tashme me shume veshtirresi e perballie ka bere me te miren e mundeshme gjate ketij mandati dhe do beje me mire , gjene e duhur avancimin shume me te shpejte te zhvillimit ekonomise e shtetit ligjor ne mandatin e saj te dyte 2017 – 2021 .

  8. Basha kryeminister, prite ZOT, merr fund Shqiperia…

  9. Basha kryeminister, prite ZOT, merr fund Shqiperia…

  10. Basha kryeminister, prite ZOT, merr fund Shqiperia…

  11. jon says:

    …sa topa ka pas ky vend…….jeni topa m,,,,bajga…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *