Ishte grabitur në spital tetë ditë pas lindjes, gjendet pas 18 vjetësh

14 Janar 2017, 09:57Lifestyle TEMA

Një foshnje e porsalindur, që ishte rrëmbyer nga një spital Florida 18 vjet më parë nga një grua, pretenduar të jetë një infermiere, është gjetur gjallë dhe mirë në Karolinën e Jugut.

Kamiyah Mobley, e lindur në korrik të vitit 1998, është gjetur pasi policia kishte mbledhur mijëra informata rreth rastit.

Policia ka arrestuar një grua 51-vjeçare, nën dyshimet se ka pasur lidhje me rrëmbimin e foshnjës të sapolindur.

Foshnja ishte rrëmbyer tetë ditë pas lindjes, nga një grua,e cila ishte prezantuar si infermiere.

Familja biologjike ishin njoftuar nga policia se kanë gjetur fëmijën, tanimë të rritur, të tyre.

Zyrtarët e policisë kanë thënë se tani çështja zhvendoset tek ajo se si do të pranojë viktima një gjë të tillë, pasi do të njoh familjen e saj pas 18 vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje