Kërkesat e çuditshme, shteti i nxjerr nga izolimi në Shishtavec ata duan edhe… hashash!

14 Janar 2017, 20:06Kronika TEMA

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i ftuar në ‘Neës24’, ka rrëfyer sot detaje të çuditshme nga operacionet e shpëtimit në zonat më problematike të vendit si pasojë e motit të keq.

I pyetur për vështirësinë e operacioneve dhe nëse është ndjerë ndonjëherë i “zënë ngushtë” nga sjellja e qytetarëve, Prençi pranoi se ka patur edhe raste kur është ndjerë i fyer.

Konkretisht ai rrëfeu një episod në Shishtavec, ku “Emergjencat” pasi hapën rrugët e bllokuara nga bora, u ndeshën me talljen e disa qytetarëve që kërkonin nga shteti t’iu sillte hashash.

“Një rast kur ne donim që të hapnin rrugët në veri të vendit, disa thoshin që mund të na jepni dhe hashash meqë hapët rrugët. Kjo ndodhi ne Shishtavec. Ka dhe njerëz të tillë që gjejnë kohën të merrem me këto gjëra. Me këtë çështje do merret policia.  Jetojmë me shqetësimin e atyre që janë vërtet në nevojë.

Nuk ka shtëpi në Malësi që mund ta gjesh në janar pa rezerva ushqimore. Nëse do binte dëborë e madhe në prill jam dakord që mund të izoloheshin, por në këtë periudhë qytetarët kanë marrë masat. Por jam dakord që ka edhe banorë që kanë nevojë vërtet për ndihma”- ka thënë Prençi.

3 komente në “Kërkesat e çuditshme, shteti i nxjerr nga izolimi në Shishtavec ata duan edhe… hashash!”

  1. albti says:

    Prenci duhet te jete me i zgjuar ta kuptoje kte kerkese megjithse e kupton

  2. Qivaci says:

    Ne veri e ne verilindje,jane bere BOSA nga kultivimi i hashashit dhe Tani Tallin Bethet e femrave te tyre me

  3. Troc says:

    Shteti me buke, ata me gure. Mire ua bejne.
    Lerini te zgjidhin vete situatat e veshtira te dimrit, se dimer nuk ben vetem ne veri o shtet, por edhe ne juge, ne juglindje te vendit, ku asnjehere nuk i eshte kerkuar shtetit t’u jape buke e dru, por i kane marre masat qe ne vere e vjeshte, se dihet si eshte dimri ne ato zona, njelloj si ne veri.
    Ose ndryshe, u coni dhe hashash. Turp per ata, por edhe per ju qe i perkedhelni shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje