INTERVISTA/ “Koloneli i detit” Myslim Pashaj: Marrëveshja me Greqinë për detin, tradhti kombëtare. Berisha e Basha para drejtësisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

basha-bakojanis

“Koloneli i detit” Myslim Pashaj në një intervistë për “TemA” shprehet se marrëveshja e nënshkruar me Greqinë për ndarjen e detit është një tradhti e pastër kombëtare dhe për këtë dy aktorët kryesorë Sali Berisha që ka qenë kryeministër në atë kohë dhe Lulzim Basha si ministër i Jashtëm i asaj kohe duhet të shkojnë para drejtësisë dhe të gjykohen.

Sipas tij kjo çështje nis dhe harrohet pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama për të pastruar politikën shqiptare, që është i vështirë, por që po e bën pjesë pjesë.

Për “Kolonelin e detit”, Prokuroria Speciale me t’u ngritur duhet të ketë ndër dosjet e para këtë dosje, për ta hetuar.

Marrëveshja e Detit duke qenë antikombëtare dhe antikushtetuese, mendoni se duhet të jetë një ndër dosjet e mëdha që duhet të hetohet e para nga Prokuroria e re Speciale?

Po. Marrëveshja për ndarjen e Detit me Greqinë, ishte antikombëtare dhe anntikushtetuese. Tanimë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me një argument të hollësishëm dhe të qëlluar në mbështetje të Të drejtës Ndërkombëtare Detare, si dhe një votim të pastërt tërësor të gjithë Trupit Gjykator Kushtetetues.

Sikur të mos kishte ndodhur Roja e Pavarur e Medias Shqiptare, dhe e Studjuesëve të Pavarur, mbi 350 km2 e Detit të Shqipërisë ( pjesë e Detit Jon) në Otaranto dhe në Ngushtesën e Korfuzit e pushtonte Republika e Greqisë, pa luftë, veçse në tavolinë Diplomatike të të dy vendeve.

Integriteti Territorial i Shqipërisë  në fillim të Shekullit XXI, cenohej në mënyrë të pashëmbullt, dhe kjo ishte e pakapshme, e pakotrolluar, pra e realizuar në dokumente ligjorë të të dy vendeve, si dhe dokumente gjeodezike, hidrografikë dhe hartogrfikë.

Vepra e kryer, tanime edhe pse e rrëzuar nga Gjykata Kushteuese e Shqipërisë, është një dokument historik që ngelet në arkiv. Ai u mbrojt ng një grup shtetëror Negociues të cilët kishin mbështetjen politike të të gjithë formacionit shtetëror ligjor dhe Ekzekutiv ( me përjashtim te Gjykatës Kushtetuese) pra :

I.Të Kuvendit të Shqipërisë,

II.Të Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha i cili është firmëtari historik i Tradhëtisë së Madhe .

III. Të Kryeminisitrit të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili është mbrojtësi më i epërm dhe më i zellshëm i Trdhëtisë së Madhe,

Është e dëshmuar në mënyrë të hapur dhe me zë të lartë se Sali Berisha vijon ta mbrojë këtë akt të pashëmbullt,sot e kësaj dite edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke turbulluar ujra dhe aktorë rajonalë të shpikur nga mendja e tij (është fjala për Tuqinë).

Mirpo çfarë ndijon e çfarë perception ky Shtet për këto fakte tronditëse ? Asnjë hap e asnjë veprim i gjertanishëm…

Kishte të tjerë që e mbështetën më pas këtë marrëveshje famëkeqe..?

Oh, sa keq më futet me këtë pyetje…

Ilir Meta është Kingmeker-i i paparashikueshëm i produktit absurd të Politikës Shqiptare.

Ai ka thënë fjalë asokohe, që i kërkonte  pozicioni i tij si “mbretzgjidhës” ai pra është politikan dhe ia donte politika të fliste asisoj…prandaj i lejohej të merrte atë pozicion, edhe pse ka një natyrë kombëtariste… e hodhi poshtë atë “ se ashtu ia donte puna…” po të paktën s’ka hedhur ndonjë firmë…E shihni pra se sa keq jemi ngatërruar në këtë situatë!

Sipas jush pse ndodh kjo?

Sërish në konceptimin tim: nëse duhet të ndërmerrej ai hap që i vë para përgjegjësisë për tradhëti kombëtare dhe cenim të Sovanitetit dy nga figurat qendrore të politikës shqiptare Sali Berisha ( njeriu kryesor politik në këtë tranzicion demokratik ) si dhe Lulzim Basha, në të sotmen, do të përbënte një  përmbysje, nisje nga fillimi, shkoqje të paparë, si asnjëherë tjetër i situtës politike aktuale, në prag të zgjedhjeve. Kjo do ta përzjente këtë akt me përmbysjen që po niset t’i bëhet Drejtësisë së Padrejtë Shqiptare, kjo do të lidhej gjithashtu me Dekriminalizimin e Parlamenetit të sotëm, ku në krye të listës do të ishin këta dy njerëz kryesorë të Politikës Shqiptare.

Situata është shumë komplekse, sigurisht.

Prandaj Marrëveshja Famkeqe Detare harrohet, çka është kryesorja. Ndërkaq shtjellen prirje të tjera: Korrupsioni Shtetëror, Dekrimi i Parlamentit, Antikanabizimi, Ligji Zgjedhor etj… të cilat qendrojnë.

Shteti po përpiqet të shenjojë objektivat kryesorë në këtë mjedis që ai e ka krijuar vet, dhe që është mjedisuar me të, por i lidhen duart  nga “energjia e zezë” e prodhuar në vetvete, sepse asgjësimi i Sëvjetrës  dhe Riformësimi i fytyrës së Re që kërkon Edi Rama, bëhet i vështirë, gati i pamundur, se kjo do ta ndryshonte rrënjësisht fushën e luftës.

Shteti e ka arrirë këtë ndërtim fatal, këtë ngrehinë të sotme të tij, nga po këta këta personazhë të cilët janë “arkitektë” të saj. Mesa kuptohet Edi Rama është në hullinë e idesë “së asgjësimit pjesë- pjesë”. Ja sa e vështirë është!

Si përfundim a mendoni se duhet të jetë një ndër dosjet e mëdha që duhet të hetohet e para nga Prokuroria e re Speciale ?

Unë nuk jap përcaktime dhe përkufizime… veçse jap gjykim vetiak për atë që vështroj. Ka një dosje të parë ose kryedosje.

Por politika shqiptare aq antikombëtare gjer më sot, do t’ia gjejë një zgjdhje : do t’i përvidhet, ta anashkalojë, ta mbyllë, të mos e gjykojë, se ia lidh duart “ energjia e zezë” që ajo ka prodhuar ndaj vetvetes. “ Vetingu”, “Prokuroria Speciale“ nuk do të vijnë nga ndonjë planet tjetër, ata s’mund të jenë të virgjër…! (TemA- m.a)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

12 komente në “INTERVISTA/ “Koloneli i detit” Myslim Pashaj: Marrëveshja me Greqinë për detin, tradhti kombëtare. Berisha e Basha para drejtësisë”

  1. Nje shqiptar says:

    Myslim Pashaj eshte faktikisht HEROI i POPULLIT, qe eshte ne jete. Do te vije nje President qe do te vleresoje denoncimin e ketij Koloneli patriot.

    1. . says:

      Akoma vazhdon e pellet ky Plakushi i Detit, ky Turko-shaku i rrjedhur.
      Tradhetine Kombetare e beni Ju z. “Gjeneral” Gramafoni, qe disinformoni Miletin nga Tradhetit e Verteta….ku jemi te Shitur “koke dhe kembe” tek Turqia, e cila ka pervetesuar Ushtrine, Telekomunikacionin, Arsimin, Burimet Energjitike…dhe ju nuk pipetini aspak.

    2. tfgs1 says:

      Mislim turku dhe gjithe sunitoshqipfolesit do te merrni ”corapen”[te gjatin]………………allah uakbar

      1. tfgs 1 says:

        Turkoalvanos vetem çorapen mund te merrni se ate mikun poshte e dua vete.

  2. Mier mire e thua,po kujt ja thua.
    Ketu eshte bere mooti mullar dhe nuk di se ku ta kapesh.
    Ketu ka shume gjera qe vetem nje revolucion si ai i 45tes mund ta zgjidh cdo cdo gje.
    Ketu ka aq shume hajdute dhe kriminel sa nuk mjaftojne as burgjet e as tunelet e enverit,por problemi eshte se ky popull i do dhe i mbron keta hajdute dhe kriminel dhe keshtu ky vend eshte ne nje ?????? te madhe.
    25 vjet bla bla, komunistet shajne komunistet,hajduti bertet kape hajdutin dhe saluku me 40 hajdute(dhe komunist) gezojne vilat dhe milionat.Bllokmenet e rinj ndertuan Lalzin dhe jetojne te qete duke share bllokmenet.

  3. Bushi says:

    Sali Berisha ne litar.Lulezim Basha ne burgim te perjetshem.Kjo eshte tradheti e madhe kombetare.Tradhetia ndaj atdheut eshte e ndeshkueshme kudo ne bote.

  4. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim ka pasur shume intelektuale nga shoqeria civile apo te fushave dhe sferave te ndryshme qe nepermjet mediave ,nuk deshin te aprovohej kjo marveshje deri sa me vone njerez me performancen,atdhetarizmin dhe etiken e tyre te argumentonin denjesisht pse nuk duhet te aprovohej kjo marveshje mbi detin Jon si i nderuari Z. Myslym Pashaj ,vula e fundit iu dha unanimisht nga gjykata kushtetuese .
    Problemi themelor qe qendron sot para shqiperise dhe shqiptareve se a do te arijne ndonjehere te zgjedhin parlamentaret vetem nga votat e sovranit popull me nje parlament ku te mos kete asnje deputet nga lista.Ne qofte se populli nepermjet parfaqsuesve te tij arrin te realizohet kjo,do te bente te mundur te lvendoste ne parlament njerez te fushave te ndryshme qe vertet ai i meriton,dhe qe do te punonin ne shumice per interesat e tij afatgjate dhe per ritjen e nivelit te tij ekonomik.

  5. vaso says:

    Po mendimi dhe ndikimi i miqve te medhenj cili ishte?Lideri i akuzuar per influence tek GJK pse kete rradhe nuk e kishte?
    Po ata qe nuk firmosen pse i perjashtoni nga pergjegjesite?Dhe ta dini mire,mbas kryerjes se kesaj reforme nuk do te kete GJYKATE te kundershtoje marreveshje strategjike ndermjet 2 vendeve.Qofsha i gabuar!

  6. emigranti says:

    ke te drejte o zoti myslim po sa te jete adriatik llalla dhe bujar nishani nuk ka per te ndollur asgje sepse ata e mbrojne kriminelin dhe hajdutin.

  7. deti says:

    me qellim apo paaftesi ose pakujdesi ne detyre eshte tentative per tradhetikombetare.e denueshme dhe duhet ti jepet gjykit personat qe e jkane neneshkruar.ish kryeministri sali berisha dhe ish ministri i jashtem lulzim basha.

  8. Leo says:

    Jashte nga Shqiperia shebimi Sekret Grek, Serb dhe Izraelit. JASHTE

  9. Leo says:

    Larg duart nga Shqiperia Greqi, Turqi, Izrael dhe Serbi. LARG

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *