Mediat, a ishim më mirë kur ishte Berisha?

14 Janar 2017, 18:19Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Zhurma e pazakontë që shkaktoi shkarkimi i dy gazetarëve prej mediave që prej vitesh zvarriten pas qeverive, përpos debatit të raportit mes pushtetit dhe fjalës së lirë, pronarëve dhe gazetarëve, botuesve dhe reporterëve, ka ngritur edhe një pyetje të cilën, unë personalisht, e kam të vështirë edhe ta shtroj.

Kur ka pasur më shumë liri në media, në kohë të Berishës apo sot?

Natyrisht, që kur kam kërkuar si gazetar rotacionin e pushtetit në vitin 2013, as që e kisha imagjinuar, se vetëm pas tre vitesh, do të ndodhesha përpara kësaj dileme.

Atëhere, përpos njëmijë e një arsyesh të lidhura me krimin shtetëror, me Gërdecin, 21 janarin, vjedhjen e 10 votave të Tiranës, korrupsionin e familjarëve të Berishës dhe privatizimet skandaloze të klientëve të saj, isha i bindur se ai grup keqbërësish arrogantë duhej të largohej edhe për qëndrimet që kish mbajtur ndaj pushtetit të katër.

Nuk mund të harroheshin kërcënimet me gjoba 20 milionë euroshe që i bëheshin televizionit më të madh në vend, Top Channel.

Nuk mund të falej shndërrimi i konkurentit të tij direkt, TV Klan, në një makineri propogande gëlbesiane, që arriti deri aty sa të “provonte” se njerëzit para kryeministrisë ishin vrarë me thika të helmuara nga turma.

Nuk mund të kapërdihej presioni fizik, familjar, financiar ndaj Mero Bazes, një gazetari që i kish ndejtur më pranë se kushdo Berishës në kohën e opozitës.

Ishin jashtë çdo imagjinate mbyllja e emisionit tim “Zonë e ndaluar”, nga TV Klan, moslejimi i Edi Ramës për të folur në “Zonë e lirë”, ndërprerja e “Faktor Plus” të Bazes dhe largimi nga drejtimi i lajmeve i drejtorit Arban Hasani, po ashtu siç ishte edhe tradhëtia që i bëri Frangaj, Fevziut duke i prodhuar një emision paralel, vetëm se ky i fundit ishte prishur me Berishën.

Pra, kur tre vite më parë kërkoja rotacion, me të vërtetë as që nuk e kisha imagjinuar se shumë shpejt, një televizion si Agon Channel, do të fikej vetëm pas mbërritjes aty të Andi Bejtes dhe Fatos Lubonjës. Atëherë as nuk e kisha paramenduar se këta zëra kritikë të Ramës do të shpalleshin non grata për ekranin e TV Klan, që dikur nuk kish nguruar të nxirrte fotografitë lakuriq të ish liderit të opozitës. Atëherë as që më që shkonte në mend se Aleksandër Frangaj do të qe i shtrënguar t’i jepte fund një mardhënieje miqësoro- profesionale me Shkullakun.

Atëhere më dukej një herezi që Henri Çili, të cilin një gazetë e majtë si “Dita” e kish shpallur “servilin e vitit”, do të kërkonte një mandat të dytë për Edi Ramën, pasi kishte kërkuar një të tretë për Berishën.

Në atë kohë as nuk mund të fantazoja, se “Vizion Plus”, në të cilin unë personalisht kisha punuar si në një ishull imagjinar lirie, do të censuronte emisionin “Publicus” të bashkëpuntorit tim të dikurshëm Artan Rama.

Kur bëj këtë bilanc të dhimbshëm për historinë e viteve të fundit, natyrisht që e kam të vështirë të ndaj të keqen më të vogël.

Natyrisht, që në këtë optikë nuk më bëjnë përshtypje as lotët e krokodilit që derdh opozita për Shkullakun e Lelën, as shigjetat që ajo lëshon për Frangajn dhe Çilin, për sa kohë që PD-ja e re nuk ka bërë një “mea culpa” të thellë për krimet e së shkuarës.

Por, përsëri kur tentoj të vë të dyja kohët në peshore “zbuloj” një rezultat të habitshëm: megjithë persekucionin e tij të egër, Berisha bashkëjetoi në tetë vitet e pushteti të tij, jo vetëm me një gazetë të papërsëritshme sot për forcën e saj demaskuese si TemA, por edhe me dy televizione të mëdhenj si Top Channel dhe Vizion Plus, që nuk arriti ti bëjë asnjëherë plotësisht për vete.

Ndërsa sot nuk gjendet asnjë TV, asnjë media tredicionale që të jetë e pozicionuar kundër Ramës. Tashmë të gjitha ekranet dhe gazetat e mëdha që financohen nga botuesë biznesmenë janë gjunjëzuar në mënyrë të turpshme përballë këtij regjimi kleptokratësh.

Të gjithë janë vënë në rresht duke vërtetuar edhe njëherë se, në një sistem si yni, aftësia koruptuese e “specialistëve” socialistë është ku e ku më keqbërse se dhuna dhe harbutëria e berishistëve; se pushteti i parasë është më i rrezikshëm se ai i gardistëve; se forca e joshjes është më zvenitëse se ajo e shantazhit.

Prandaj, me këtë zhgënjim për gjendjen ku jemi, me dhimbje dhe me një gur në zemër, po i bëj një pyetje kolegëve të mij të përmendur në këtë shkrim dhe një rrethi  shumë më të gjërë sesa ata: A mos ishim më mirë kur dukej sikur ishim më keq? A mos fatkeqësisht mos kishte më shumë dritare lirie, në kohën e errët kur drejtonte Berisha? (Lapsi.al)

51 komente në “Mediat, a ishim më mirë kur ishte Berisha?”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    “Kritiku” Bushati eshte ne gadishmeri te mbeshtet Bashen per “shqetesimin” per mediat,per ti patur gati,per manipulimet ne fushaten zgjedhore.
    Pergjigjen mund t’ja jap kushdo.
    Po ishe me mire,Berisha ja u mbushi xhepat me lek,miljona euro thitheshin nga tv.klan,ku zotrote pagueshe,per talentin tend,per sulmet e “maskuara” per opoziten e atehershme,kunder Rames.Keto sulme vazhdojne dhe sot,nuk te ka gjetur ndonje e keqe,pervec pa aftesise qe eshte e lindur tek ty.
    Bushati po kekron ti mbush mendjen votuesve se m… eshte me I mire se hallva !
    Eshte mire ta provosh per se dyti Bushat !

    1. €piriiiiii says:

      Bushat…. Media te RESHTOHRT nga te doje. Majtas apo Djathtas. Mjafton mos ta Dhunoje e Persekutoj askush. Mjafton qe Fjala e Lir te jete Vertet e Lir. Perderisa Rama&PS nuk Dhunojne askend nuk i bejne Presion askujt qe seshte dakort me Qeverisjen e tyre Media eshte e Lir. Se ka Gazetar e Pronar Mediesh BADAKCINJ te POSHTER SERVIL BYTHLEPIRES ky nuk eshte Faji i Rames&PS.

    2. Kujtimi says:

      Ky injorant perment kohen e Berishajve TURP O PLERE KERKON KOHEN E NJE KRIMINELI

    3. like says:

      Mire e ka ky, le ti shkoje vet nga mbrapa mortjes. si i thone asaj fjales, “qeni” do zot.. ose Nuk rri qeni pa ngrene mut.

  2. niki says:

    Krahasime ,qe nuk qendrojne.Edi Rama nuk rreh, siç rrihte Berisha Mero Bazen.Nuk poshteron televizione me taksa te larta per ti mbyllur etj……………N.q.s editoret jane rrufianer nuk eshte faji i Edi Rames, zoti Bushati.Nuk mund te krahasohet kurre ajo epoke me kete te kesaj qeverie.

    1. Fshatari says:

      Me mire ishim ne kohen e Vitos

  3. I pavaruri says:

    Nuk po marr vesh se çfar po ndodh, po me duket se kete rradhe si rralle here keto kohet e fundit keto qe thote Bushati (te cilin me thene te drejten nuk e pelqej fare) pak a shume jane te sakta.
    E di qe urrehet nga nje shumice e madhe e pjestareve te ketij forumi dhe ndoshta jo pa te drejte po sot ju lutem te beni nje perpjekje te vogel, te harroni kush eshte Bushati dhe arsyet qe ka per te thene keto qe thote.
    Thjesht ju lutem te me thoni nese qendrojne apo jo keto qe thote Bushati , sepse une ndoshta gabohem.

    1. Kangur says:

      I Pavarur, po pse duhet ta shohesh realitetin me syte e nipit te Hysni Kapos ti?! Te duken gje mbeshtetes te Rames ty, disa “OPINIONISTE” kur dalin e flasin ne te gjitha televizionet, pa perjashtim, pavaresisht se nuk kane argumenta por thjesht nga mllefi ngaqe nuk u eshte plotesuar ndonje teke apo kerkese, apo edhe per sherbime te paguara ndaj padroneve te tyre!? Nuk po te kujtohen emra OPINIONISTESH” ty? Ja ku i ke: B. Fevziu, A. Hoxha (“Presidenti”), A. Zheji, A. Gjekmarkaj, A. Lela, A. Bejtja, A. Bushati, F. Lubonja, L. Dervishi, A. Shkullaku, A. Çani, S. Kodra, Ç. Peka, Y. Rakipi, F. Balliu, etj…etj…se s’po me kujtohen tani!!! Me thuaj, keta mos flasin gje me vete vallë, apo dalin neper ekrane e manipulojnë miletin duke marre honorare qe s’dihet nga kush, apo prej mllefit pse nuk kane marre ndonje leje ndertimi?! Me thuaj nje emer nga keta qe i eshte mbyllur goja. Kane vjellë vrer sa kanë dashur! Dhe mendo, disa prej tyre kane redaksi me disa gazetare qe punojne per ta duke e shumefishuar numrin e gojeve qe peshtyjne sa te mundin çdo reforme qe cenon rehatine e tyre apo i prish gjumin padroneve te tyre qe i luajne fijet mbrapa perdes dhe i paguajne!!! Dhe na çohen tani dhe duan te behen zot ne pronen e tjetrit, duke dashur te percaktojne vijen editoriale te mediave ku punojne!? Ku eshte pare kjo? Le te hapin vete media si ky Bushati qe ty te duket ëngjëll, dhe te thone e shkruajnë ç’te duan. Nqs A. Shkullakut apo A. Lelës i jane vënë kufizime apo orientime, këto kufizime apo otientime jane per t’u zbatuar dhe respektuar brenda medias ku punonin, por askush nuk i ka ndaluar ata ne asnje rast te thone apo shkruajne ate qe mendojne neper emisione dhe ekrane ku iu vihet perpara nje mikrofon!!! Pse u dashka qe keta t’u imponohen padroneve te tyre?! Ne çfarë vendi te botes ndodh kjo?! Apo jane mesuar me rroga 10 mije €/muaj keta dhe tani qe eshte shtrënguar leku, hedhin vickla?! Thonë nëm atë që s’më ke?!!! Ne hale te gomereve vafshin te gjithe ata lloj gazetaresh qe hyjne tek rraca e ketyre qe vene gjoba me shkrimet qe bejne apo me qendrimet publike qe mbajne duke manipuluar opinionin publik ne interes te tyre apo padroneve te tyre “bujarë”!!!

  4. pjeter says:

    Absolutusht kemi qene me keq me pare, por ti o Bushat duhet ta dish, qe qeverrisja kushdo qofte, nuk mund te arrije 100 per 100 te popullaritetit, kryesorja te jete shumica, dhe duhet ta dish qe edhe qeveria rama nuk mund ti kenaqi te gjithe, per nje pafundesi arsyesh, sinqerisht po te lexoj vetem kohet e fundit, nuk e kam iden c’opinion ke pas vitet e shkuar, per nje gje te jesh i sugurt, mua si lexues me jep ndjesine qe zotrote per inate te sat vjerre, shkon e flen me mullxhine, dhe ky i fundit asgje nuk te jep falas.

  5. goni says:

    Jo , Rama thjeshte I ve githe televizionetnen thunder, pa I rrahur, me “dhurata”:sheshe, leje, licenca….

  6. Thanasi qe ta plasi says:

    O gomere a e kuptoni qe sot nuk ka asnje media opozitare?

  7. lexuesi i irrituar says:

    Ne qofte se ti Z.Bushati ke qene me mire ne kohen e Berishes , mund te rikthehesh atje dhe mos trazo me shpirtrat e lexueseve me hipokrizine tende te maskuar.Sot te gjithe ata “pseudoanaliste” nuk lene gje pa thene dhe pa as me minimumin e korrektesise dhe miresjelljes , dhe asgje nuk ju ndodh ,nuk digjet gazeta,nuk te rreh kerkush ( ndonse dikush e ka merituar),nuk te djegin makinen. Por nese dikush nga rraca juaj eshte mesuar te lepije çdo pushtet qe vjen ne fuqi nuk eshte vetem faji i pushtetit … dhe as i ne , lexueseve , qe po ju suportojme per mbi 20vjet…

  8. england says:

    Ky Bushtra per inate qe i ka ngec sharra ne gozhde me kryeministrin eshte ne gjendje te beje krahasime te pakrahasushme,kur nje i cmendur ish-kryeminister cmendi gjithe shqiptaret me paudhesite e tij!Nderkohe qe nuk eshte faj i Rames qe si le hapesira mediave ta kritikojne per punen e mire qe po ben qeveria,dhe nga kjo duket sikur mediat i bejne frsk Rames!kjo qeveri nuk vret,as nuk djeg,as nuk grabit sikur grabiste Saliu me kopene e tij nga pas te kryesuar nga djali dhe vajza e tij,prandaj dhe nuk ka hapesira shume per kritika,kjo qeveri po ben reforma qe s’ishin ne endrrat e Saliut,prandaj dhe media nuk ka mundesi ta “luftoje”Rama me te tijet po bejne shtetin qe shumica e shqiptareve kishin enderruar,prandaj dhe media nuk gjen rruge per ta “qelluar”,Pra nuk eshte se media eshte bere me Ramen,por eshte aftesia e Rames per ti bere gjerat e duhura ne kohen e duhur,dhe si nje shtet me baza.
    Prandaj Bushter ty Zheles,Shkalluarit apo ndonje Qimi te syrit qe u jane prishur bizneset,dhe nuk fitoni sa fitonit nen sundimin e Berishes,pasi ne mjegullen e perhapur nga pushteti i tij ujqerit kete mjegull shfrytezonin,nuk keni pse krahasoni koherat ne lidhje me shtet-berjen pasi eshte si te krahasosh naten me diten shto dhe mjegullen e ofruar ne ate kohe nga pushtuesi Sali…

  9. Ivan i madh says:

    Shume fole e perfole dhe asgje te sakte nuk the por vetem retushove disa gjera o Bushati. Midis te tjerave permende dhe tv Agon se valla e mbylli qeveria socialiste per inat te Andit apo Tosit. Jo mor mashtruesi Bushati ai u mbyll me urdher te prokurorise per shkelje ligjore dhe mos pagim taksash e detyrimesh te tjera qe paguajne dhe tv e tjera ne Shqiperi. Me sa duket deshirat jote eshte te perziesh kashten me grurin se keshtu mund krijosh mjergull qe raca juaj e bastardeve pa dinjitet te shini sic keni shire deri tani nen pretendimin se po preket liria e fjales dhe medies. Keto jane pordhen me rigon o kameleoni i kanaleve Bushati.

  10. Jimi says:

    Ti more nipce nuk ke si ta kuptosh, qe mediat jane rreshtuar ne njerin krahe dhe vetem nje tufe lapanjozesh si ti e ata qe ti rendite kane ngelur konseguente dhe ne mbrojtje te qoftelargut! Sipas teje qenka mekat i Rames qe keto medie e braktisen anijen qe u mbyte dhe nxituan ti bashkohen fregates se Rames!? E par e punes, kete perzgjedhje keta gazetare e keto medie e ben me vullnetin e tyre te lire. Keto medie e keta gazetare nuk eshte cudi qe edhe neser me vullneti e tyre te lire te kalojne perseri ne krahun tjeter, pune interesash ekonomike pune konjukturash politike, pune parimesh, eshte e drejta e tyre dhe ne s’munde ti paragjykojme! E dyta ti akuzon se Keto medie kane qene te shtrenguara ta bejne kete perzgjedhje ? Ky eshte nje konstatim i yti dhe eshte e drejta jote qe ta mbrosh, por fatmiresisht edhe ne qe e kundershtojme kete, jetojme po ne kete realitet dhe nuk na rezulton aspak e vertet akuza qe ngre ti ndaj Rames ,per dhune dhe presion psikologjike ndaj mediave kundershtare ! Qe te besh te tilla akuza duhet ti ballafaqosh ato edhe me fakte kompromentuese dhe jo te jene hamendesime qe kurre nuk provohen. Qe keto medja braktisen qoftelargun dhe u rreshtuan prane mediave pozitare, me shum ishte interesi i tyre se i Rames. Rama edhe pse keto medie ne zgjedhjet e kaluara i kishte kundershtare i fitoj ato bindeshem , sic edhe do ti fitoje dhe keto qe po vijne!
    Ne ka kundershtar me destruktiv se ti, Lubonja, Peka, e kompani qe per mendimin tim do ta meritonit edhe nje lloj presioni per konstruktivitet, askush dhe asnjehere nuk ka tentuar qe t’ju kercenoj apo shantazhoj. Per kete jemi te sigurte se po te kishte sikur edhe nje fije kercenimi jo do te kishit vene kujen dhe do te ngrinit ne kembe jo Shqiperine por edhe evropen !
    Ju more nipce e mbani veten edhe per te qute’! Po a ka ngelur ndonje i mencem sote qe te shkoje ende pas qerres se te marrit!? Dhe juve ju duket cudi pse medjat qe deri dje ishin krah tije e braktisen ate!!

  11. blendi ...ziu says:

    Kjo pyetje tregon se BUSHATIT ” i kane demtuar…FRENAT” ?!!!

  12. Poku says:

    Qe gazetaret jane bere si politikanet eshte e padiskutushme.po si nuk ngeli nje gazetar qe me te vertete te pasqyroje realitetin ne shqiperi pa ndikimin e interesit vetjak.sa here qe u cenohen interesat vetjake te hedhin poshte te gjitha meritat qe kane ata punedhenes ne kohen qe punojne ne ato vende pune apo ne televizione kudo qofshin.nje pyetje kam per te gjithe keta gazetare si eshte e mundur qe nuk flisni dhe denonconi televizinet ku ju punoni aktualisht.po sa largoheni prej andej filloni sulmin kunder tyre?cdo njeri ka bindjet e tije te majt apo te djathte po puna e gazetarit nuk duhet te ngaterroje bindjet personale me ato profesionale.prandaj me vjen keq qe e them po ne shqiperi profesionalizmi ka humbur aty mbizotrojne vetem interesat vetjake ne cdo hallke e istitucion.po te bejme krahasimin e dy qeverive do i thosha gazetarit qe eshte e padiskutushme qe qeveria e Rames eshte me e mire.sigurisht ka vend per permirsime te metejshme po duhen shkulur nga rrenjet veset e keqia te shqiptareve qe te shesin per 5 leke.

  13. Andi says:

    Shpresoj ta lexosh kte koment Bushat se permban pergjigjen e pyetjes qe shtroni …..
    Ki mendjen……
    Pergjigja e pyetjes tende eshte:

    “JO”

  14. Koha Jonë. says:

    Më mirë ishim në kohën e Saliut, se të digjte redaksinë dhe të persekutonte gazetarët.

  15. John by John says:

    Thjesht ne shqiperi nuk ka media te pavarura.
    Thjesht te pavarura s’ka patur kurre ma kurre.
    Thjesht ju jeni qe te gjithe bythelepires.
    Qe per ca leke bythen beni pasqyre……….. .

  16. shvejk says:

    Bravo Tema ,jeni kampionet e fjales se lire , sidomos kur censuroni komentet.

  17. petrit says:

    Disa trushkulur Mendojne : nuk ka tv opozitare ! cfar do me thene kjo ? Mediat duhet te jene TE PAVARURA dmth. te mos jene vegla te partive ne pushtet ose ne opozite . te jene profesionale , keta gazetaret qe diskuton ky nipi i Hysni Kapos nuk jane te lire , se jane te varur , se jane sherbetore , se jane interesaxhinj . se nuk i sherbejne publikut .prandaj nuk ja vlen te meresh me ta .

    1. DYPLLOMSHI says:

      o cuna. mos thoni budallalliqe media ne gjithe boten e ka emrin opozite m rregull…..se osht ky artikull shkrusi komunist kurve kjo osht gjo tjeter…ai po bo nji pytje tek
      ..ju shkruni hartime jo capi jo dhia

  18. SB says:

    Cfare thua o Bushat? Paske rrjedhur fare, te paska ikur edhe ledhi. Kete krahasim mund ta besh vetem ti. Po pse mor buracak blloku vertet nuk di ti peshosh ato qe rreshton vete? Jeni vetem ju gazetaret e pa afte dhe lepires qe jeni ne kohe te keqe sepse Rama me te gjitha budalliqet qe ka, e ka edhe nje te mire … nuk jua var fare. Ju nuk keni me pushtetin qe tju marre ne tel Kyeministri e tju komplomentoi…. si ne kohen e Berishes.Ti nuk mund te dalesh me ne rruge pa paguar taksat dhe gjobat e makines, nuk mund te ngacmosh neper media qe te te marre dikush nga kryeministria ne tel e te te ofroje ….. Harrove kur dilje kunder armet kimike dhe sulmoje ameriken njelloj si Kapua jot i vdekur? Shqiptaret humben statusin, pasaporten e vecante me Ameriken dhe 11 miliarde dollare ndihma… por ju sahanlepiresit gjakataret e komunizmit vetem buzeqeshnit …. Ju nuk keni qene asnjehere ne kerkim te lajmit te vertete dhe interesit te publikut. Ka nje te vertete te madhe: JU DHE KOHA JUAJ KA MBARUAR…cunat e perkedhelur te Bllokmeneve gjakatar… por vetem dicka…shume vone…Shqiperia e pagoi shtrenjt. Palaco i peshtire ti Shkullak perversi dhe Lela servili qe edhe doktorraturen e kishte per Sali Serbin.. Shkoni te SHQUP se po ju pret LULI me dashurine e humbur RUSINE,,,,, BYE

  19. Ed tironci says:

    O bushat mos fol kodra mas bregut…BERISHA ISHTE TIRAN…RAMA ESHTE VANITOZ…dhe shenja e barazimit apo nostalgjia per BERISHEN…eshte i pafalshem…TIRAN>VANITOZ…!!

  20. Ed tironci says:

    O bushat mos fol kodra mas bregut…BERISHA ISHTE TIRAN…RAMA ESHTE VANITOZ…dhe shenja e barazimit apo nostalgjia per BERISHEN…eshte i pafalshem…TIRAN>VANITOZ…!!

    1. mirel says:

      E ke gabim o Tironc.
      Nuk eshte Rama vanitiz, por shqiptaret qe binden me nje urdher te Ramiut.
      Ai nuk ka nevoje te djege asnje gazete, se e ka shpuren e bythelepiresve te gjate..duke filluar qe nga Mero dhe Cili. Dhe deeeeri ne baze ku ngre dollite.
      Nje brez jargashesh dhe qurrashesh, te cilet Andi i shikon, por ka frike ti mendoje si te vertete, se jane ata tentakulat censures se Ramiut.
      Ata qe mbysin cdo opozite.

  21. Taras Bulba says:

    O vemje,soji i gazetareve si mender zotrote,Shku-llaku,Lubonja,Lela,Gjekmarkaj,e disa te tjere si soji sorollopi juaj,nuk eshte se mbroni fjalen e lire,ju e deformoni ate,ju mereni me cpifje dhe sajesa ne imagjineten tuaj,ju nuk jepni asnje fakt,vetem grini sallate simbas oreksit te Saliut.Ptuuuuuu….rasat i cpifur

  22. shushica says:

    Cilen kohe kerkon ti Bushat , ate te 97…es kur u rrezikua egzistenca e kombit shqiptar nga anarko fashisti Berisha , apo ate kohe kur nena jote shoqeronte dhe fotografohej me Toliatin ne plazhin e Durresit…Ju beni pjese ne ate kategori qe hani me te gjithe , sepse nuk keni asnje ideal ..Per fat akoma ka njerez qe ju njohin mire….

  23. SB says:

    Pse nuk me habit fare kjo hipoteze e artikullshkruesit? Nipin e Vitos, Andin e ka marre malli per kelyshin e Vitos, Saliun. Te rroni e ta kujtoni Andi.

  24. Thanas Mustaqi says:

    O Andi, me sa di, ju, një pjesë e Kapove, jeni me Berishën.
    Kurse ndaj Edit ke smirë se si një piktor dhe publicist (nga më të mirët e kohës, saqë për qime shpëtoi nga vdekja nga levat e doktorit tuaj të bllokut) arriti të bëhej tri herë me radhë kryetar bashkie i Tiranës dhe në fund Kryeministër.
    Vetëm një mendje mediokri mund të krijojë stuhi në gotë për largimin e dy komentuesve nga poste drejtuese në medie private.

  25. Teuta says:

    Me sa di unë Tv Klan gjithmon kan qen me pushtetin, kures Top Chanel në opozit andaj së shejti do të vërtetofet kjo.

  26. Tasi tase says:

    A vertet o bushat! Me mire dje se sot, se dje haje no i koqe plumi ne bulevard ne emer te fjales se lire e shpetoje(zoti te me fale)si viktima nga protesta e rradhes edhe vrasesi (rojet e demokracis e te fjales se lire)nga drejtesia. Une e kuptoj rendesine e medias se lire por nuk kuptoj pse domoshmerisht ajo qenka e lire vetem po te dilni ju ne cdo tv e ne cdo ore e te thoni cfare te doni. Mos bushat me mire sot(se ne fund te fundit edhe media eshte private nuk me ben me dhe thjesht)se large qofte te mendoni qe po iket ju mbaroi media, mbaroi liria e fjlales (mund te jete edhe keshtu)por jo ne rastin tuaj. Per ju mundet te kete mbaruar persheshi po mos u merzit do ta gjesh nje tas per vazdimin e luftes per fjalen e lire dhe per te pasur shtyp opozitar. Prandaj me mire sot qe humbet tasin sesa dje qe humbje vete me gjithe tas. Suksese ne jete(tas)

  27. Artur says:

    Jo Andi, jane botuesit servile te sistemit .
    Nuk kemi degjuar per ndonje shantazh te qeverise kundrejt mediave. Edhe nese eshte e vertete qe keta jame shkarkuar per devijim te
    Vijes editoriale te botuesve eshte ne te drejten e botuesit ti shkarkoje.

  28. Bomba says:

    Te lexoj opinjonet e Permes Enveriste ne kete forum eshte per te ardhur keq qe edhe sot mbas 25 vjeteve te Demokracise Sperma Enveriste kerkon te zhduki nga te gjitha drejtimet apo te asgjesoj komplet edhe ate pak liri te fjales se lire qe ishte para 2013.Krimi me I madh qe po I behet Demokracise se sotme shqiptare eshte Korruptimi I te gjitha mediave nga bastadet e Aleances se Krye-Qelbesirave qe qeverisin kete shqiperi.Keto kane bere e po bejne cmos qe te zhdukin fjalen e lire,kritiken,zbulimin e mashtrimeve te tyre kunder Popullit fatkeq shqiptar dhe kjo eshte tradhetia me e madhe qe I behet ketij kombi,e dergon kete komb atje tek 1944 tek fillimi I cdo tragjedie shqiptare dhe kete po e ben me gjakftoftesi dhe pa meshire Djali I Janullatosit (Grekut) Edvin mallkim Rama.Ka sa te duash skerbythje antishqiptare qe jo vetem e mbeshtesin ate aventuren e tij kunder Media por ata kerkojne te e mbrojne krimin e Edvin rames me cdo cmim dhe shqiperine ta e lejne ashtu sic eshte pa kritike kunder mashtrimeve te shkerdhates antishqiptare.Mire e keni vazhdoni se keshtu ju don Janulla Greke qe shqiperia te behet perseri nje diktature te tipit Enverist

  29. Zgalem says:

    Koha Berishe nuk ekziston si pushtet . Ekziston nje ish piramide e dhuneshme dhe anarshi policore , qe te fluturonte koka . Zgalem

  30. be-X says:

    e mor Andi,
    a te kujtohen vrasjet dhe harbuterimet e Berishes me klanin e tij, a e di ti Andi(besoj se PO) qe familja e Berishes ka miliarda dhe eshte vene shpesh ne dukje nga sherbimet sekrete gjermane edhe institucionevev shqiptare? A e di ti Andi (qe vte paska ngelur hateri me te majtet) qe Berisha i vuri zjarrin Shqiperise disa here? Vetekuptohet qe e di!!!! Por hatrat e tua me Ramen shiko t’i lashe diku tjeter dhe jo te derdhesh lote krokodili per dy gazetar te pushuar nga puna! Mblidhe veten e beju burre! Nuk qahet burri dhe te bjeri ne gjunjet e berishianeve, TURP!

  31. tomsojeri says:

    Bushat pse nuk dhjet me mir se flet ! E ke mar pergjigjen nga komentusit dhe nuk ja vlen te shtoj kujtime rrenqethese qe ti paturpesisht i “harove”Po si mor i paftyr krahason nje epok te zhytur ne krim e tradhti te udhehequr nga nje lider qe desh e shperberi kombin me kte qe po shohim tani ????? Si guxon e permen emrin Berish ,sinonimi i tradhetis antishqiptare qe do hyj ne histori te shqiptareve me germat me te zeza !Ti vetem per kte do lincim mediatik dhe qe te arish deri ktu, tregon se spo jetojm ne koh te monstres ! Kohen e Berishes e kujtojn me nostalgji vetem kriminelet,tradhtaret,hajdutet ,bythlepirsit qe i shohim akoma ne pall-rlament dhe ftyra me te ndyra qe i shkuan pas atij qeni ! Ti ku hyn ????
    Poe mbuyll i indinjuar per paturpesin dhe guximin qe ke te besh kte krahasim !!Lanet………

  32. Llesh says:

    Te kesh turp Andi Bushati qe e shtron kete pyetje!
    Te gjitha i meriton Edi Rama e pushteti i tij, por krahasime me Berishen e berishizmin, me Nanon e nanizmin, me…….., kurre joooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ju jeni, me fal per shprehjen, zagar te Lirise se Shtypit.
    Jeni paguar aq sa 1000 rrogtare e 10000 pensioniste e pretendoni se jeni per lirine e shtypit!
    Ku merren ato para per tu paguar ju, ne se pronaret tuaj, botuesit e menaxheret nuk ju ndersejne e ju te lihni si zagar kunder njerit e pro tjetrit, por kurre pro Lirise se Shtypit dhe pro njerezve fatkeq qe kurre nuk u vune me interesat e tyre per mbijetese ne qender te vemendjes se qeverisjeve tona.

  33. AK says:

    Me vjen keq qe te gjithe godasin Bushatin dhe askush nuk merret me faktin qe Frangaj dhe Cili me “mbeshtetjen” e tyre po e bejne “pis” Edi Ramen. Personalisht me vjen ndot nga aftesia e ketyre personazheve te neveritshem per t’u qepur si morri pas pushtetit.

  34. Korab says:

    Edhe pse ky nipi i Vitos nuk ju pëlqen ju b……q…. te Edvinit, dhe pse nuk është më i mirë se ju., ju jeni më llum se ky dhe edi…

  35. pse ka gazetar ne shqiperi per mua keta nuk quhen gazetar keta jan disa puntor qe i kan ven per te shkruajtur se ca thot facebooket te berishes, rames, metes e te tjer me radh gazetari duhet te jet gjithmon ne terren direkt me kronika tv te shprehin mungesat qe i mugojn popullit si uje spitalet me aparatura te kompletuara te shprehin mugesen e rrugeve te ngushta pa normativat e duhura per shkollat ti kompletojn me kaldaja me naft ose me dru kur nuk ka gas per keto quhet gazetar ka ardh koha te shkruani me kronika e video e jo me llafe facebooku te shprehni mungesat se e mira nuk ka nevoj per koment e kronika apo video.

  36. alphade says:

    Shenim : O Bushat mos bej krahasime me kohen e Saliut ! Ajo mos
    ardhte kurre ! A e degjove , KURRE ! Merr per krahasime shembuj te
    tjere vec kohen e Saliut mos e merr . Ajo kohe perben nje njolle te
    zeze ne gazetarine shqiptare te kohes se ” demokracise” . Demokracine
    kam vene ne thonjeza sepse ajo nuk ka qene demokraci por nje neodik-
    tature e percudnuar dhe kete e patem dhurate nga disa elemente te
    jashtem , te lidhur me UDB- millosheviciane , qe sollen ne pushtet
    bajraktarin e Tropojes per te shkaterruar e vene zjarrin Shqipetise ,sic
    ishte viti 1997 . Por me sa duket ju Bushati,djali i mikut tim , nuk e mbani
    mend ate vit te ZI sepse keni qene i vogel ?! Koha e Berishes mos ardhte
    me kurre ! Dhe dicka te fundit : Berisha dhe banda e tij kriminale duhet te
    pergjigjet nje dite se Pse e shkaterroi Shqiperine dhe kujt i sherbente per
    ta bere kete?
    Se dyti , Berisha duhet te pergjigjet se sa ka vjedhur dhe sa ka vrare dhe
    pse i ka vrare ?? Faktet jane me dhjetra e qindra …..Ato jane aty mbi tavo-
    line……!?

    1. lorenci says:

      te gjithe jane bere zeri i popullit, si tv dhe mediat e shkruara, do te plasi ndonje dite

  37. kleptofagos says:

    Une them qe te dy palet, apo regjimet e Berishes dhe te Rames, kane nje emerues te perbashket. Ai eshte ortaku i kudondodhur ne vjedhjen dhe mashtrimin e popullit shqiptar. LSI-ja eshte klani qe bashkon te dy palet. Media gjithmone ka qene e paguar nga Paria e Tiranes. Vetem se sot ka me shume reklame dhe zbukurime fasadash, por mafia eshte po ajo qe trasheguam nga Ramiz Alia dhe qe vazhdon prej 25 vitesh te na vjedhe dhe te na mashtroje.

  38. tonini says:

    O…..,cfare emri te te vesh ty dhe shokeve tu,po pse ja beni vetes me sy,po ju e dini shume mire qe rama ju njeh aq mire,sa as nuk i shkon ne mend qe ekzistoni,ai di shume mire qe influenca juaj ne publik eshte zero,ai nuk ka nevoje per ju,se eshte ne gjendje vete te dominoje te gjithe ju te marre se bashku.Lexoi me kujdes komentet qe ju bejne dhe analizoni veten se ku jeni.

  39. loni qeni myzeqar i Edvinit says:

    o bushat je legen

  40. Bambi says:

    Andi. Per sa kohe qe alternativa tjeter eshte Berisha, mos prit qe media te beje opozite. Ka dhe media qe kritikojne here here me te drejte qeverine, pervec Lapsit tend.
    Sepse Lapsi, or ti Andi, kerkon me cdo kusht t’i kundervihet qeverise. Vertet qe kko qeverisje nuk eshte perfekte, bile as “e mire”. Por ne fund te fundit ka levizur ne drejtim pizitiv. Ka te lapsi qofte dhe nje minishkrim qe te lavderoje ndonje grimce pozitive? Asnje per be.
    Keshtu qe kur kerkon nga te tjeret te jene realiste, kerkoje fillimisht tek vetja. Kapishi?

  41. fakti says:

    mbas politikanve ,demin me te madh shqiperis e shqiptarve ja kan bere keta bicim gazetaresh e opinionistesh (te vetquajtur) .
    shporuni nga tv e gazetat se na i shpifet.

  42. Sofokli Mekshi, says:

    PER BUSHATIN DHE KORIN E TE TIJ QE ZHURMON TE VERTETEN. Qysh se ka ardhur ne pushtet me vote popullore, Aleanca per Shqiperine Europiane, po kthen perdite e ne drejtimin e pritur kahjen nga lipset te eci jeta e Shqipetareve. Sllogani “E duam Shqiperine si gjithe Evropa” nuk mund te realizohet me qendrime e sjellje antishqipatere sikurse deri para vitit 2013. Kam ketu parasysh shitjen e sovranitetit kombetar dhe te pasurive te medha te vendit tek te huajt per interesin e disa shtetareve e politikaneve qe vet keta gazetare ankimues, na i kane servirur perdite ne media. Europa, ku shumica e jone ka punuar e jetuar apo edhe ka vizituar per pak dite, ne keta 26 vjet tranzicion, ” sundohet ” nga ligji dhe normaliteti i jetes dhe veprimtarise qytetareve te tyre dhe jo nga kaosi,anarkia, korrupsioni e kriminaliteti si tek ne.Kam ketu parasysh veprimtarine e ish presidentit Berisha, qe tash pas 20 vjetesh kujtojme 97 por edhe 98,Gerdecin e 21 janarin, policine dhe shefat e saj neper rrethe qe mernin cfar ju duhej dhe nuk paguanin per mallin neper dyqane.etj . Djegiet e gazetave dhe redaksive te tyre dhe burgimi i gazetareve, sic veprohet sot edhe ne Turqi, jane “kujtime ” te hidhurave te se kaluares, te cilat edhe vet zoti Bushati e koleget e tij i kane provuar ne kurriz dhe s:ka pse lekundet ne dilema mediatike se ” ndoshta ishim me mire me Berishen” Nga ana tjeter, puna e shtetit dhe e strukturave ligjzbatuese, neper Europe, vleresohet nga qytetaret nepermjet votes por edhe permes tribunave mediatike te te gjithe llojeve. Si qyteta por edhe si ndjekes i mediave vrej dy qendrime krejtesisht te pakuptimta midis realitetit te perditshem dhe asaj qe pasqyrojne mediat.Keto dite me te ftohta te pazakonta. te gjitha vdekjet u pagezuan me emrin” ndrin nga i ftohti qeveritar”Por jo more te dashur miq> Dy raste ne Sarande:, vdekja e njerit ishte nga alkooli e tjetra nga zemra. Ky i dyti ishte punonjes ne Portin Detar. Vrej me kenaqesi se shteti dhe administrate publike jane pozicionuar qartazi ne pune per normalizimin e sherbimeve ndaj publikut, shpejt por edhe sipas ligjit me qellim qe qytetari te mos ket me pas telashe si me pare nga papergjegjshmeria e nepunesve te institucioneve. Si qytetar e prek peridte kete ndryshim per mire ne cdo hallke te zinxhirit te jetes , ndaj me vjen keq qe mediat, here me boje te zeze e here me te kuqe, sipas qejfit, denigtojne kete realitet.Kujt ja tregojne keto : foto” te frikeshme? Le ti mban poer vete se ne e njohim ndryshe te verteten nga ajo qe na serviret nga mediat. Nje komentues me pare, “Kanguri” i permendi emrt e atyre gazetareve qe ushqejne opinionin publik me nje realitet te zi.Por jo vetem ata, por asnje media e shkruar , vizive dhe elektronike, nuk eshte e kapur nga Qeveria apo nga pushteti.Te gjithe , nga mengjezi ne darke, nonstop 24 ore ne 24 . ‘mitralojne” qeverine dhe punen qe bejne njerzit anekend vendit tone,per te permiresuar jeten e shtetasve te vet!Keta ” mitralier” mediatik nuk i ka ngacmuar askush ne goditjet e tyre.Nuk e shikon Bushati dhe kori i tij kete realitet dhe te reflektoje duke thene e pohuar ate pune qe behet gjithandej.?! Ato pune qe behen mire nuk i ben vetem Rama-Meta dhe nuk behen per te mare ata dekorata politike, por se i shijojme ne qytetaret me nje sherbim me te mire e me te shpejte, me qetesi publike gjithandej, me njee rritje sado te vogel te pensionit e te rrogave ne sektoret me impakt ne publik etj, etj.Nuk “guxon”kryeministri te vleresoje nje minister qe perfaqeson LSI. ne qeveri, per punen e mire qe beri ne perballimin e levizjeve neper rruge keto diten te acarta e me bore, se media e lexon si perkedhelje te Rames ndaj LSI-s per interesa politike. Gjithkush e di se mediat jane ne krize ekonomike por edhe ne konkurence nga zhvillimi i rrjeteve sociale. Atopo ua ” heqin bojen” jo pak prej tyre. Realiteti shkon ne publik ashtu sic eshte, sic e perjetojne vet protagonistet qe jane aktiv ne keto rrjete. Ne se tirazhi i gazetave ka rene, po ashtu edhe shitja e tyre, aresyen gazetaret dhe pronaret e shtypit te shkruar e viziv, duhet ta kerkojne edhe tek ngjyrimi negativ qe ato i bejne punes se njerezve te punes.Te pohosh nuk do te thot se je kapur nga pushteti por je duke bere gjene e duhur, duke shkruar e folur te vertetat pa bere zhurmuesin e tyre. Madje edhe opozita politike , e rebeluar nga realiteti i permiresuar, eshte duke humbur perdite perkrahesit e saj, kur degjojne tu thuhet e kunderta e saj qe shikojne e perjetojne.Edhe ajo duhet te pohoje punet e mira e te kritikoje ato qe nuk behen mire, sepse e mira shijohetedhe nga populli opozitar, ne se do ti quanim me kete emer votuesit e saj. Ne se ne kete gare elektorale, fituesi jam une si qytetar , i cdo ” ngjyre” politike atehere aty e kane pjesen e tyre si pozita ashtu edhe opozita dhe kreret e saj, Basha, Rama. Meta, Idrizi . Shehi, Duka etj. Keshtu te nderuar njerez te medias, shkruajeni realitetin ndryshe te ketyre tre-kater vjeteve te fundit se keshtu na rritet dinjiteti dhe prosperiteti i vendit tone, qe ta bejme realitet endren Europiane te shqiptareve.

  43. Sofokli Mekshi says:

    Zoti Mero, ne se komenti im i postuar pak me pare i ploteson kerkesat e botimit, jeni te lejuar nga une ta botoni duke bere edhe krehjet perkatese. Ndoshta hiqeni edhe emrin e Bushatit e te mbetet si nje shkrim per mediat ne pergjithesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje