Mesazhi i Lulzim Bashës: Zgjedhjet i kemi të humbura. T’i bllokojmë (tani kanë mbetur vetëm kërcënimet dhe dhuna)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

basha aleatKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se nuk ka asnjë plan për të rishikuar pozicionin e tij në krye të opozitës pavarësisht rezultatit në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Si rrallë ndonjëherë, kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, në takimin e fundit me aleatët dhe bashkëpunëtorët e tij më të besuar, ka deklaruar se koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike nuk ka asnjë mundësi për të fituar zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit përballë koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste.

Shqiptarja.com ka mësuar nga të pranishmit në takimin e fundit se, Lulzim Basha, nisur edhe nga 7 humbjet radhazi të PD në 6 vitet e fundit, ka deklaruar se, një proces normal zgjedhor në 18 Qershor është në disfavor të opozitës. Basha ka renditur të gjitha rrethanat dhe faktorët në favor të mazhorancës qeverisëse.

Por, më shumë se sa një mesazh për aleatët dhe rrethin e tij të besuar, paralajmërimi i humbjes nga Lulzim Basha duket se është një mesazh që i adresohet pikësëpari kundërshtarëve të tij të deklaruar dhe të heshtur në parti, të cilët pritet t’i kërkojnë dorëheqjen, gjithnjë nëse opozita do t’i humbasë zgjedhjet.

Paralajmërimi i humbjes 5 muaj para mund të lexohet si një strategji e kryetarit të PD për t’ju kundërvënë zërave kundra, të cilët mund të rebelohet pas rezultatit të zgjedhjeve. Gjithsesi, fati i Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 18 Qershorit, me shumë gjasa, do të jetë në dorën e Sali Berishës.

Krahas paralajmërimit të humbjes, kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka hedhur disa ide për krijimin e një situate kaotike gjatë zgjedhjeve të 18 Qershorit. Por, për daljen me një strategji të qartë, Lulzim Basha ka njoftuar të gjithë krerët e partive aleate, për të zhvilluar një mbledhje, ditën e hënë. Pas takimit me aleatët parlamentar, Shqiptarja.com ka mësuar se kryetari i opozitës ka njoftuar të gjithë krerët e partive aleatet, për të marrë pjesë në tryezën e ditës së hënë, për të vendosur për strategjinë që do të ndiqet për zgjedhjet parlamentare.

Nisur nga mesazhet e artikuluara në mbledhjen me dyert të mbyllua del qartë se kërkesa për votim elektronik po përdoret si një alibi, për të mbështetur dhe justifikuar veprimet për shtyrjen apo prishjen e procesit zgjedhor. Ndërkaq, vetë deputetë të Partisë Socialiste i kanë lexuar kushtet si alibi për të bojkotuar Kuvendin, me qëllim për të mos votuar ngritjen e institucioneve të Vetingut. Gjithsesi, ditën e hënë opozita do të dalë me një vendim. Paraprakisht mësohet se është propozuar për t’i lënë një afat kryeministrit Edi Rama për të pranuar kushtet e artikuluara.

Faktori ndërkombëtar do të ketë një rol përcaktues sa i takon lëvizjeve të opozitës në raport me zgjedhjet e 18 Qershorit. Sipas burimeve, ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, ka ngritur një grup me ekspertë të BE për të shqyrtuar mundësinë e realizimit të kërkesës së Partisë Demokratike për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 18 Qershorit. Në ditën në vijim, grupi i ekspertëve do të dalë me një opinion, sa i takon kushteve dhe mundësive për realizimin e projektit.

 Kërcënimet e PD për dhunë dhe bojkot

 Edi Paloka:

“Teknologjia mund të përdoret në zgjedhjet e ardhshme nëse ka vullnet politik, por Rama nuk e ka. Nuk është diskutuar në PD, por nëse duhet periudhë më e gjatë për votim dhe numërim elektronik, zgjedhjet mund të shtyhen. Ky është mendimi im. Nëse Rama tenton të blejë zgjedhjet, nuk mund të flitet më për stabilitet. PD nuk po mendon për bojkotim të zgjedhjeve, por për të përdorur të gjithë arsenalin e mundshëm që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

 Lulzim Basha:

“Opozita do të kushtëzojë çdo veprim të mëtejshëm me çuarjen përpara të reformës zgjedhore, e cila jep qytetarëve fuqinë për të vendosur qeverisjen e ardhshme. Çdo akt tjetër, çdo veprim tjetër është sekondar përpara garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Pra, opozita parlamentare sot është dakordësuar që çështja numër një, problemi numër një që kanë Shqipëria dhe shqiptarët sot janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

 Flamur Noka:

“Guxoni dhe prekni votën me 18 qershor dhe do të gjeni këtu, do t’ju duket lule ’97-a, ç’a ka për t’ju gjetur. Po guxuat të prekni qoftë edhe një votë. Po ua them unë, po jua them unë sot këtu, të kërcënoj ty dhe qeverinë tënde bandite, po cenuat votën, do të ketë një revolucion demokratik qytetar që nuk do të gjeni vrimë ku të hyni. Ti e ke vrimë se do shkosh në burg, por po flas për këta të tjerët. Nuk do të gjeni vrimë të hyni. Kaq kisha”.

 Edmond Spaho:

“Partia Demokratike po bën të gjitha përpjekjet të ndërgjegjësojë opinionin brenda dhe jashtë vendit. Nëse zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë të lira dhe të ndershme, por do të blihen sikurse u veprua në Korçë, zgjedhjet vendore të vitit 2015-të, zgjedhjet në Dibër dhe Ersekë, vendi do të futet në rrugën e destabilitetit politik dhe të përplasjes në sheshe dhe rrugë. Kambanat bien për ata që kanë veshë për të dëgjuar”.

 Kastriot Islami:

“Dhe nëse rezultati zgjedhor do të vlerësohej ilegjitim, situata gjatë apo paszgjedhore do të ishte ilegjitime dhe një situatë e tillë do të nxiste reagimin masiv qytetar e për rrjedhojë edhe trazira sociale e do të mund të shkaktonte destabilitetin e vendit. Askush të mos mendojë se populli është i nënshtruar dhe i zhgënjyer e pashpresë dhe s’do të reagojë, sepse banda e Ramës jua ka sjellë shpirtin në majë të hundës; gota për t’u derdhur mjafton vetëm një ngacmim shumë i vogël… Reagimi do të jetë i paimagjinueshëm…”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Mesazhi i Lulzim Bashës: Zgjedhjet i kemi të humbura. T’i bllokojmë (tani kanë mbetur vetëm kërcënimet dhe dhuna)”

  1. Qytetar says:

    Mut do hanë skanë ça bëjnë.Do marrin aq pak vota sa suapret mëndja.
    Kaq shpejt harruan ata plehra ça i kanë bërë këtij mileti.
    E vranë e e vodhën si u deshi qejfi.Tani ka zot ky vënd.

  2. undefined says:

    Po ti i umbur ke qen me koh o plere. Ato qe bet 25 vjet i aroni shpejt . Po e do karigen shum tregoi popullit ku i shpure 230.000.000 Qe vodhe e pasaj fol per krim e gjera te tjera

  3. Arber says:

    Kjo eshte fytyra e vertete e Lulzim Berishes: nuk eshte pune zgjedhjesh por pune Vettingu (transparence).

  4. Spartaku says:

    Fatkeqesi e madhe per shqiperine krijimi i kesaj partie ( pd-ke).Ne kete parti jane mbledhur gjithe horrat,huliganet,hajdutet,mafiozet me ne krye kryemafiozin Sali Berisha,dhe sherbetorin e tij Basha.Kete parti nuk e duan shqipetaret dhe nuk ja japin voten.Kete gje e di edhe vete pd-ke,prandaj ajo kerkon destabilizim te vendit.Asnje here nuk ka fituar pd-ke zgjedhjet,ato i ka vjedhur me dhune Sali Berisha.

  5. Gjena says:

    Cfare thoni keshtu ju , ere dreqer, po ku di une te votonj ilektronikerisht, ere shejtaner! Po sikur t’na nderhynte Rusi ne sistemt dhe t’na i bente corap zgjedhjet, he? Po pasajthi car do thoshnjit ju? He, hapeni gojen? Sepse ata ja paskeshin bere corap amerikaneve, jo neve, qe car na kane! Opo do thoni ju, nga i di gjithe keto gjera kjo shejtane Gjena? Po pse e kam shok te ngushte Terfonin une ere, kot? Ja per t’me rrefyer keto gjera e kam, qe ju befsha kurban, ju befsha!

  6. saliu says:

    Shikoni keto figura dhe pastaj mendoni se cila eshte opozita jone: Lul rruga e kombit, shitja e detit, vrasesi i bulevardit, Mehdi Gerdeci, Agron Zemuni, Dash pijaneci dhe Nard balerina.

  7. Fundi i sali-lul-dobiceve says:

    Me presoinet qe po nisen se do bej namin e zi
    nard katnari do ti rruaj topet cdo njerit qe ti dale
    Perpara Ti o katnar nardi harron se te kemi vene
    Per fundi dhe kur e ke brenda ska nga te del fenda
    Ju gjelat e sali-dobicit kendonit ne maje te plehut
    Kur UDB ja e berishes e kishte shpaten qe priste
    Nga 2 anet Por tani eshte rradha JONE o nard
    Katnariiiiiiiiiii

  8. shie e shkuaj says:

    Po sikur vertet te vin ne pushtet keta horra do you know cfare mund te ndodhe?

  9. Spiuni Basha says:

    O Lulezim Bashovici..O SPIUNI I NDYRE I UDB-se…E DINE SHQIPETARET SE KUSH JE TI….
    1-C´fare Politikani je ti o Kurve Hollande???Sipas teje…PO NUK FITOJ PD-ja::Zgjedhjet nuk Njihen….ju e dini qe ne FILLIM…se PD-ja–nje Parti e Drejtuar nga Spiunet SERBE..nuk ka Fitore ne Shqiperi…
    2-Ik o Lulezim Bashovici…Misjoni jot Mbaroj ti je i Deshtuar si POLITIKANE..sa per Spiune NUK E DIME….ke Vlere si Spiune ke Vlerat e nje Tradhetari::QE KE bere DOSJET KUNDER LUFTETAREVE TE UCK-se….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *