Mesila Doda: Ilir Meta duhet ta ndajë mendjen me kë është. Duhet të thotë nëse është dakord me deklaratat e Manjanit

14 Janar 2017, 10:34Politika TEMA

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, ka reaguar pas deklaratës së Ylli Manjanit, që tha se e majta i fitoi zgjedhjet me Ben Blushin, jo me Shpëtim Idrizin.

Doda thotë se Ilir Meta duhet të thotë nëse është dakord me deklaratat dhe sulmet e ministrit të tij ndaj PDIU-së.

Kjo, pasi sipas Dodës, ka qenë vetë Meta që e ka ofruar Idrizin në koalicion.

Unë sot i kërkoj kryetarit të LSI, Ilir Meta të shprehet a është dakord me këtë deklaratë të ministrit të tij?

Me sa unë jam në dijeni ka qenë një ftesë e bërë nga zoti Meta dhe zoti Rama, në bashkëdakordësi të plotë, bashkëpunimi me PDIU-në në koalicion.

Një bashkëpunim që nisi me reformën administrative dhe vazhdoi me miratimin e reformës në drejtësi.

Ndërsa forca të tjera mund të hiqnin e të vinin ministra e kryeministra me këtë rast, ne kërkuam veç mbrojtjen dhe përmirësimin e sistemit.

Tani, kjo është një kërkesë shumë serioze dhe e përgjegjshme e imja, për të cilën kryetari i PDIU-së nuk do të thotë, siç mund të ndodhë në ndonjë parti tjetër “e kishte nga mendja e saj”.

A është dakord Ilir Meta, me këtë deklaratë të ministrit të tij të Drejtësisë, Ylli Manjani?

A është i shqetësuar ai për zgjerimin e këtij koalicioni, zgjerim të cilin sipas vetë zotit Meta, e ka propozuar ai personalisht?

Deklarata apo veprime që i gjejmë vetëm në librat e Shvejkut të tipit “ku di unë ç’bëj unë”, nuk mund të pranohen apo të kapërdihen më.

Të ndajnë me kë janë aleatë e me kë kundërshtarë, kë duan dhe kë nuk duan, sepse edhe opozitarë edhe ministra, edhe të pakënaqur edhe superpushtetarë nuk ka!

Po e mbyll këtu, paçka se kjo mund të jetë çështje që mund të shtjellohet shumë më gjatë e ndoshta edhe me tone shumë më të egra, pasi të tilla ishin deklaratat që dëgjuam dje.

Por, duhet të presim një reagim të kryetarit të LSI-së, sepse si zakonisht ne e mendojmë atë që themi dhe nuk e kemi zakon t’i themi gjërat e më pas t’i mendojmë…”, thotë Doda në një intervistë për “Koha Jonë”.

11 komente në “Mesila Doda: Ilir Meta duhet ta ndajë mendjen me kë është. Duhet të thotë nëse është dakord me deklaratat e Manjanit”

  1. Demostrues Janari 21 says:

    Ne rast se z.Meta nuk ndan mendjen nuk besoj se do e varesh te palmat e kryeministrise.

    Suksese ne jete.

  2. veterani says:

    BRAVO Doda duhet nje qendrim i prere me kok pa laret e LSI.

    1. ben says:

      Edi vdes per kokpalaret, se ata po e mbajne ne pushtet

  3. Aureli says:

    Ta do qejfi o Mesila palma?

  4. Qytetar says:

    Shum mir e ka.

  5. vlora.vlora says:

    ordineri meta duhet te futet ne burg ,pa kete plehre lsi ja shperbehet

  6. Lali yt says:

    Po ti vete Mesila me ke je? Se po kacavirresh ne emer te idealeve dhe parimeve te tua te papjekura si zakonisht nga nje parti bythqire tek tjetra. Nuk eshte partia e fundit kjo ku je tani por si kurve qe je eshte pjese e talentit te zanatir tend moj zonje karrikature e sistemit.

  7. Bushi says:

    Bravo zonja Mesila.Ilir Meta duhet t’a ndaj mendjen,eshte me deklaratat e poshtra te Manjanit apo jo.Por me sa duket se deklaratat e Manjanit,jane formuluar ne zyren e Metes,dhe eshte porosi e tij.Siç duket Meta do beje koalicion me pd-ke.Por t’a dije mire ai se, nuk ka per te fituar aq sa fitoi me ps-te.Ai fitoi nje numer te madhe deputetesh se beri koalicon me ps-te.Nqs LSI-ja do dale e veteme ne zgjedhje,me tendence drejte pd-ke, e ka keq dhe do ndeshkohet rende nga votuesit.Meta,nuk duhet te jete xheloz per PDIU-n,sepse ishte dhe deshira e tij.Gjithashtu,sa me i madhe te jete koalicioni aq me mire.Pse e ka kete xhelozi Meta? Kjo tregon se Meta si bythelevizur qe eshte,i eshte bindur propagandes,ose kercenimeve qe po i bene pd-ke (Saliu Me Bashen).Respekt per zonjen DODA.

  8. Martin Miraj ish shef SHIK, Lezhe says:

    Pune duci! ???
    Nje here e nje kohe kjo Mesila ishte e dashura recensive e Manjanit. Tani ajo del dhe e sulmon.
    Nuk thoshte kot Shakespeare:
    Nga hasmerite e vjetra lindin ngaterresa te reja!

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    Kur ta shash nje njeri
    Thuaj rrac politikanet
    Se i ka te gjitha brenda
    Po ti moj me ke je
    More votat e te djathte se bashke me idrizn e shkuat majtas.
    Por kesaj rradhe opingat e sheros do merrni.

  10. ana says:

    Ah, moj Mesila.. Duhet te merrte shembull nga ty Iliri, qe s’u mendove 2 here…Po ca s’ben njeriu shkrete per ate kolltuk.!..Sidoqofte, po te jete me lista te hapura, ti nuk votohesh me, se e ke tregu veten sa vlen…dhe si e dredh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje