Plumbi ballit i Berishëve dhe një procesverbal që tregon hipokrizinë e PD

14 Janar 2017, 15:15Politika TEMA

Nga Erjon Braçe

Si thanë dje Berishë: PS i futi plumb ballit reformës zgjedhore?

Thjesht, duke ju referuar kerkeses legjitime te PS, per te thirrur OSBE-ODIHR per te marre opinionin e tyre mbi mundesine e votimit e numerimit elektronik.

Cfare alibie banale!

Keta nuk duhen zgjedhjet te bindur per humbjen, duke gatuar kaosin si zgjidhje per ta, jo per Shqiperine.

Shihni me poshte;

Eshte nje pjese e procesverbalit te mbledhjes se Komisionit te Posacem per Reformen Zgjedhore, date 11. 07. 2012, ora 17.00.

Eshte i njejti person, ai i “plumbit ballit”, ne dy kohe, ne pushtet atehere dhe ne opozite tani.

Atehere duheshin 2 vjet per te implementuar sistemin e votimit elektronik, tani duhet menjehere, perndryshe eshte “plumb ballit”.

Ne fakt jemi tamam ne muajin e “plumbit ballit”, por ate plumb e moren kater qytetare qe u indentifikuan si kundershtare te rregjimit te Sali Berishes.

Urdheroni te plote mendimin e shprehur ne 11 korrik 2012.

Ilir Rusmali – Fjalën e ka zoti Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi – Atëherë, siç e tërhoqi vëmendjen zoti Rusmali, është neni 179/2, ku flitet për masat e realizimit të teknologjisë informative në zgjedhjet e vitit 2013, parashikon hapa,

veprime nga aktorë të ndryshëm institucionalë, afate për të bërë veprimet ose kritere se si duhet të zbatohet. Besoj se diskutimi lidhur me këtë paragraf është me vend.

Në këtë paragraf reflektohet zgjidhja që i ishte dhënë sipas situatës ose asaj marrëveshjeje që ishte bërë për një implementim total që në zgjedhjet e radhës. Kësaj i referohet gjashtëmuajshi.

Bashkëkryetari Gjiknuri ka të drejtë kur thotë që në 6 muaj zgjidhja është bërë. Pra, i referohet një kalendari konkret të ardhshëm i cili po zëvendësohet me nenin 179/2.

Ndërkohë detyrimi që na vjen nga OSBE-ODIHR- i është ky:

ne duhet të kemi një plan veprimi me të gjitha hapat, me kalendarin

përkatës, me elemente shumë konkrete, si verifikimi, testimi, certifikimi, trajnimi etj.

Kjo, në çdo rast te neni që kemi vënë më përpara nuk mundet të bëhet.

Pra, shtrirja e plotë e njërit prej dy sistemeve apo edhe i një sistemi të tretë, që nuk dihet se kur do të ndodhë dhe për çfarë,

të mos bëhet më shpejt se sa dy vjet nga momenti kur është miratuar plani, për rrjedhojë, në këtë hark kohor 2-vjeçar është koha për t’i bërë të gjitha veprimet në kohë e duhur, duke përfshirë

prokurimin publik transparent dhe veprime të tjera të certifikimit, pa ecur me afatet e ngushta 6 muaj apo 90 ditë.

Duket si një sjellje tipike alla shqiptare, pra që çdo gjë lihet në momentin e fundit, por, në fakt, vetëm transpozimi i asaj që kishim rënë dakord dhe kalendari i ngushtë që kishim për zgjedhjet e vitit 2013.

Kështu që besoj se kjo do ta shtrëngojë KQZ-në, e cila do të

jetë e detyruar ta anashkalojë këtë paragraf, sepse do të hartojë një plan veprimi, i cili nuk do ta marrë parasysh këtë (mund të jetë shumë herë më i mirë se sa ato afate).

Sugjeroj se mund të bëjmë edhe pa atë, sepse të dyja gjërat janë të shkëputura. Pas dy vjetësh do të kemi një plaveprimi. Kemi edhe një veprim që do të bëjmë për këto zgjedhje me afate të tjera. Them se duhetta heqim paragrafin për të cilin po diskutojmë, sepse thjesht do të na shkaktojë përplasje ose diskutime të kota, jo këtu, por në KQZ.

(Diskutime pa mikrofon.)

Më duket se nuk u shpjegova qartë.

Ai paragraf reflekton logjikën e kalendarit nga ky moment në zgjedhjet e vitit 2013, pra në qershor; gjashtëmujori reflekton dhjetorin e ardhshëm;

90-ditëshi reflekton marsin, apo kur i bie. Nuk jemi në këto kushte. Në qoftë se do të vendosim sot të miratojmë aplikimin total të numërimit, të verifikimit të zgjedhësve apo të votimit elektronik, pra çfarëdolloj teknologjie në zgjedhje, do të na duhen së paku dy vjet, thotë ODIHR-i.

Këtë e kemi thënë te neni tjetër. Në këto kushte, në qoftë se miratohet sot plani i veprimit, ka hapësirë kohore shumë të mjaftueshme për t’i parashikuar të gjitha hapat me radhë, për t’i vënëjo në afatin 6-mujor, por, eventualisht, 9 muaj para zgjedhjeve. Mund ta parashikojmë testimin jo 90 ditë, por 6 muaj para zgjedhjeve. Pra, është e kotë.

1 komente në “Plumbi ballit i Berishëve dhe një procesverbal që tregon hipokrizinë e PD”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    O Brace mos e vrit opoziten se eshte I dhimbshem Manjani dhe I vjen keq me shume se ty..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje