Premier League/ Arsenali dhe Tottenhami fitojnë me goleadë

14 Janar 2017, 17:58Sport TEMA

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e javës së 21-të “Premier League”, ku skuadrat pretendente kanë arritur të marrin fitore të rëndësishme.

Arsenali arriti që të mposhtë pa probleme në transfertë skuadrën e Swansea me rezultatin e pastër 4-0.

Autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Arsen Venger u shënuan nga Giroud, dy autogola të Swanseas me Cork dhe Naughton,  dhe Aleksis Sançez.

Fitore të rëndësishme mori dhe Tottenhemi që fitoi me të njëtat shifra 4-0,  ndaj West Broum.

Ndeshja e fundit për ditën e sotme do të luhet në orën 18:30 mes Leiçesterit dhe Chelsea.

Ndërkohë java e 21-të mbyllet ditën e nesërme me sfidat  Everton-Manchestet City dhe Manchester United-Liverpul./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje