Premier League/ Chelsea vijon rrugën drejt titullit, fiton ndaj Leiçesterit

14 Janar 2017, 20:27Sport TEMA

Nuk ka surpriza në sfidën mes Leiçesterit dhe Chelsea, e cila përfundoi në fitoren e “Bluve të Londrës”.

Kryesuesit e “Premier League” arritën që të merrnin një fitore të rëndësishme në transfertë duke fituar me rezultatin e pastër 3-0.

Një fitore mjaft e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga tekniku italian, Antonio Konte, në luftën për titullin kampion të cilët kryesojnë të vetëm dhe me një diferencë prej 7-pikësh nga ndjeksi më i afërt që është Tottenhami në vendin e dytë.

Autorët e golave për londinezët u shënuan nga mbrojtësi Marco Alonso i cili realizoi dy gola në këtë takim në minutat 6-të dhe 51-të, ndërsa goli i tretë u shënua nga sulmuesi Pedro.

Me këtë fitore Chelsea mban vendin e parë me 52-pikë të grumbulluara dhe janë pretendentët kryesorë për të marrë titullin në këtë sezon./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje