Prill 1913/ Kur Ismail Qemali revoltohej kundër Esat Pashës në shtypin francez

ismail qemaliNga Aurenc Bebja, Francë*

Deklarata në vijim është botuar të martën e 29 prillit 1913 në faqen e gjashtë të gazetës franceze “Le Temps”, me qendër në Paris.

Ismail Qemali, asokohe kryeministër i përkohshëm i qeverisë shqiptare, gjendej në kryeqytetin francez dhe përfiton nga rasti t’i japë një deklaratë gazetarit me inicialet L.G. për të shprehur pakënaqësinë ndaj Esat Pashës dhe rrezikun në të cilin gjendej tashmë Shqipëria.

Ja deklarata në vijim:

“Nëse ngjarjet e raportuara janë të sakta dhe fakti se Esat Pasha është larguar nga Shkodra me trupat, armët dhe pajisjet e tij, kjo mund të konfirmojë marrëveshjen e lidhur midis mbretit të Malit të Zi dhe atij. – Ka vetëm dy fjalë për të përshkruar këtë akt: kjo është tradhëti dhe çmenduri!

Tradhëti, sepse ai i pret krahët Shqipërisë duke braktisur Shkodrën dhe për faktin se ai e bën praktikisht vendin tonë një zonë aneks të Malit të Zi dhe të Serbisë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Çmenduri, sepse ai na vë në pozitë të vështirë për të vazhduar negociatat me qëllim për të fiksuar kufijtë tanë pikërisht po në momentin e krijimit të pavarësisë sonë.

Përveçse ai vë në lojë rrezikshëm pavarësinë, veprimi i tij bie ndesh me interesat dhe bindjet ndërkombëtare të Evropës, e cila është duke punuar në formimin e kombësisë sonë dhe se vullneti i saj i mirë mund të dekurajohet nga loja teatrale që sapo u realizua.

Unë jam i sigurtë se popullata shqiptare, kur të kuptojë pasojat e qëndrimit të Esat Pashës, nuk do ta ndjekë atë.

Sigurisht që Esat Pasha i përket një prej familjeve më të mira shqiptare, por ai nuk ka një ndikim të mjaftueshëm për të fituar. Sa për Xhavit Pashën, me të cilin (Esati) mund të ketë lidhje, ai nuk është shqiptar.

Trupat e Esat Pashës nuk do t’i qëndrojnë besnike, vetëm një pjesë i përkushtohet atij personalisht, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet.

Qeveria e përkohshme, që unë drejtoj dhe e cila proteston kundra këtij atentati ndaj pavarësisë sonë të sapolindur, do të mbështetet edhe nga kontigjentet e Beratit dhe Elbasanit.

Sa për Evropën, ajo nuk mund të anojë në favor të gjendjes aktuale, sepse bie ndesh me interesat dhe konventat ndërkombëtare, të cilat ajo ka për mision ti ekuilibrojë. Pavarësia jonë përfshin integritetin e tokave shqiptare, të kërkuar edhe nga Austria, të cilës i jemi mirënjohës për ndërhyrjen e saj në favorin tonë, edhe pse ne nuk pranojmë të jemi në kujdestarinë e një shteti tjetër.

Ne duam të shkojmë mirë me të gjithë, si me Evropën dhe me fqinjët tanë sllavë, me të cilët ne e kuptojmë nevojën për të formuar një bllok të fortë dhe të qëndrueshëm në interes të pavarësisë sonë.”

Në përfundim të intervistës, Ismail Bej Qemali i ka thënë gazetarit L.G. se po nisej po atë ditë për në Londër me qëllim për të shprehur pikëpamjet e Qeverisë së përkohshme shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve.

 * Burimi: Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Prill 1913/ Kur Ismail Qemali revoltohej kundër Esat Pashës në shtypin francez”

  1. Lugati says:

    ma shpjego me gazetar pak..esat pasha u nrejt ka tirona me te vetet e shkoj me bo lufte me serbin…esat pasha ishte ai qe arriti me i bashku shkodront myslym +katolik=shqiptar me luftu kundra serbit..esat pasha ishte ai qe luftoj gjithe kohen personalisht ne kamp beteje..nuk me kujtohet asnji nga patriotet shqiptare te ketor pjes me ket lufte apo skam memorie un nga ato qe kom lexu??????????????edhe mos dali njeri e te kapet me historine qe vrau hason riza pashen per tradhti se nuk esht e vertete ….e verteta osht se esati e vrau sepse hason riza pasha dote me u largu me gjithe ushtaret e vet nga fronti..dhe esati me shqiptaret qe kishte mrapa nuk rezistote dot 24 ore se nuk ishi njerez te pergatit domethone ushtarak..kjo ishte arsyeja e vrasjes komandantit turk hason riza pasha..e ka emrin politike ..strategji..jo tradhti sic thojne ca palokomunist alla enver hoxhist..edhe mas ksaj levizje esat rezistoj 135 dit te tjera me ate lufte..pranej ju komunistat e keni me gjak propoganden keni qef me bo jeronj ato qe skane shkrep i pushke kundra armikut..kurse ato qe kane luftu per ket komb i quni tradhtare …….komunistat jane fatkeqsia mo e modhe e kombit shqiptar dhe sot mas 70 vjetesh po e denigroni ket komb perdite e me shum..harom ju qofte qe e keni emrin shqiptar..ju jeni greko serb 24karat

    1. Kellira says:

      I fusni nji komunizem ne mes dhe kujtoni se mund te justifikoni “bëmat” e Esat Pashes varrosur ne varrezat serbe ne Paris.
      Shiheni se kush e nderon “heroin” tuaj te dhjerë, mbretin e muslimaneve te Shqiperise:
      http://koha.net/?id=27&l=33446

      1. xxx says:

        Kellir/Esat Pashen e kan vrar serbet dhe franqezt dhe e kan varros ne varrezat serbe,me von ne afersi e kan varros franqezt edhe mbretin Zog,ne ate moment kur eshte vrar Esati,Avni Rrustemi ka qene kalimtar rasti,po franqest e kan shfrytzu rastin kur dihet mire qe Avniut nuk i kan xhete send,edhe se ishte xhandari franqez 10 metra larg ngjarjes,per tjav vesh shqiptarve,kurse shqiptart e pranojn kinse kan bere trimni pa bere fare,dhe mbas disa mujve e lirojn Avniun si te pafajshem,vrasja e Esatit ka qene e pritur duke e ditur se qfar deme ju pat bere shkive ne ate kohe,dhe te sillesh i lire tu aleati me i afert ka qene nji gabim i madh i Esatit.

      2. tironsi says:

        Esad Pasha isht mo shqiptare se ty more @Kellire nga fisi i Topiasve kurse ti moj kurve qe me flet ne emer te Fes je ndonje ardhacak ne keto troje ose ndonje coban mercenare 300 hale m…

  2. . says:

    Akuzon Turku Ismail – Turkun Esat, pere Tradheti….Sa do te vazhdoni akoma te genjeni kete Milet Torollak dhe Mjeran. Ju dhjefsha “Baban e Kombit” dhe Pamvaresine qe na “dhuroj”.
    Lexoni Intervisten SHOKUESE qe jep Ismail Qemal (Turkmeni), ne Uashington Post.
    Lexoni ne Internet (ne Shqip) te plote “ISMAIL QEMALI, BESNIK I PERANDORISË OTOMANE, PËRPLASET ME ITALINË”.
    Lexoni me poshte disa fragmente Shokuese per Turkmenin “baba te Kombit”

    Gazeta amerikane sjell intervistën e Qemalit për “The Morning Post”.

    Mbrojtja që ai i bën regjimit të vjetër dhe akuzat ndaj xhonturqve
    LONDËR – Ismail bej Qemali, tri herë guvernator i Tripolit nën regjimin hamidian (Abdul Hamid). Në bisedën me një përfaqësues të “The Morning Post”, Ismail Qemali hodhi poshtë me përzemërsi sugjerimin e udhëheqësve xhonturqë se shqiptarët janë pasiv në besnikërinë e tyre ndaj kauzës otomane.
    Kritika për Italinë
    1-“Si një Otoman patriot, unë protestoj me gjithë zemër kundër sjelljes së qartë të Italisë. Ajo është një fyerje e integritetit të Perandorisë Otomane. …….
    2- Sigurisht, unë mund ta them këtë: Shqiptarët myslimanë, pavarësisht shumë vuajtjeve të rënda të shkaktuara nga ata gjatë një apo dy viteve të fundit, nuk do të rrinë duke pritur nëse është e nevojshme për t’u ngritur dhe do të bien në llogoren e fundit për mbajtjen e perandorisë Otomane, nëse do të jetë e nevojshme.
    3- “Por, nëse unë e ndiej aq fuqishëm sa çdo Otoman tjetër, në drejtim të çdo sulmi të bërë ndaj Perandorisë. Unë jam aq i sigurt aq sa mund të jem, se qeveria turke nuk ka humbur besimin te popujt e saj, me gjithë veprimet e çmendura të xhonturqve dhe Italia kurrë nuk do të ëndërrojë tentativën për një goditje të tillë.
    4- Shpërbërja e Perandoris u provokua nga armiqësi të brendshme kudo. Personat që i bënë këto gabime kërkojnë ndëshkimin e merituar….
    5- Perandoria Otomane nuk mund të qëndrojë e vetme; ajo ka nevojë për mbështetjen e aleatëve dhe unë mendoj se çështja mund të ishte zgjidhur në ato linja….
    Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 30 nëntor 1912
    Titujt janë redaksionalë

    1. shqipe says:

      Ti idiot qe fyen burrin e madh te kombit Ismail Qemalin, je nje vemje me gjak blu qe di vetem te hash bajga dhe te hetosh ne bajga. Ndaj mbylle shkardhen dhe thyej qafen o plehra e keqe.

      1. bekimi says:

        Fgurat -simbole kombetare shqiptare jane sulmuar e do sulmohen nga armiqte sllavogreke e bashkepuntoret e tyre ! Shqiptaret duhen te vazhojne punen e te krijohet SHTETI SHQIPTAR i Bashkuar Natyral sic e ka krijuar ZOTI ne aleance te perjetshme me civilizimin botror USA—EU ! Keshtu vendoset drejtesia demokracia paqja edhe me armiqte tane!

    2. shqipe says:

      Ti idiot qe fyen burrin e madh te kombit Ismail Qemalin, je nje vemje me gjak blu qe di vetem te hash bajga dhe te hetosh ne bajga. Ndaj mbylle shkardhen dhe thyej qafen o plehra e keqe.

      1. .. says:

        Pa me thuaj moj Zhgabe, mos eshte gje Genjeshter….. perse qarkullon kjo Intervist ne Shqip ne Internet !!!
        Fati dhe e ardhimia te mbeshtetet ne genjeshtra.

  3. katnar tirone safi says:

    e ku je tapton trimi mos e vrit menjen ca thojn komunistat..se ty as ke komet nuk te afrohet njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *