Rrëfehet vajza e përdhunuar: Në Facebook e lamë për kafe, ai abuzoi me mua

14 Janar 2017, 14:09Kronika TEMA

Facebook-u përveçse një hapësirë ku njerëzit nga mbarë bota vijojnë të ruajnë lidhjet nga njohjet e mëparshme shërben edhe si në mënyrë për të krijuar kontakte të reja.

Por ky rrjet social së fundmi ka rezultuar fatal për disa vajza të cilat pas njohjeve online kanë rënë viktima të abuzimit seksual. Ky fenomen është i përhapur botërisht duke mos bërë përjashtim edhe për vendin tonë.

Në rastet më të shpeshta viktima të abuzimit kanë rënë adoleshentet, por ndoddhia më e fundit në Shqipëri rezulton ndryshe. 29-vjeçarja T.K e cila u përdhunua më 5 janar nga 31-vjeçari Gj.Gj te Kthesa e Kamzës ka denoncuar në polici të riun një javë pas përdhunimit.

Gjatë kallëzimit në polici ajo është shprehur se ata thjesht e kishin lënë të takoheshin për kafe por ai e ka ofenduar dhe ka abuzuar seksualisht me të.

1 komente në “Rrëfehet vajza e përdhunuar: Në Facebook e lamë për kafe, ai abuzoi me mua”

  1. Arturi says:

    S’ka problem; provoje perseri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje