Si mashtroi “heroi” i legalizimeve Basha, premtimi i pambajtur ndaj 100 mijë shqiptarëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

basha-ne-celDitën e mërkurë, me vendim të Këshillit të Ministrave iu dha fund një prej padrejtësive më të mëdha ligjore të 25 viteve të fundit. Ky vendim njohu hipotekën për 30 mijë familje në të gjithë vendin, që ndonëse kanë blerë apartamente me kontrata të rregullta, penalizohen pasi ndërtuesit nuk kanë respektuar lejet e ndërtimit, duke i shtuar objekteve kate apo duke dalë jashtë perimetrit të aprovuar nga njësitë vendore.

Ky paradoks ligjor mbante peng një pasuri që tejkalon mbi 600 milionë euro, ndërsa detyronte pronarët e këtyre apartamenteve që të shfrytëzonin pasurinë e tyre në mënyrë të jashtëligjshme, duke i shitur apo duke i dhënë me qera në të zezë apartamentet e tyre.

Në mënyrë paradoksale, kjo VKM i jep fund edhe “ëndrrës” së liderit të opozitës për t’u bërë ai “heroi” i legalizimeve, një zotim që e mori me dhjetëra herë gjatë kohës së tij si kryetar bashkie dhe si ministër në ish-qeverinë e kaluar.

Në vitin 2011, në fushatën zgjedhore përballë Edi Ramës për Bashkinë e Tiranës, Basha e shndërroi në pjesë kyçe të platformës së tij zgjidhjen e këtij problemi, që në Tiranë prek rreth 20 mijë familje, e përafërsisht 100 mijë qytetarë. Në total, 700 pallate nga 1 320 të papajisur me hipotekë në të gjithë vendin ndodhen në kryeqytet, ndaj Basha mund të zgjidhte një pjesë të madhe të këtij problemi.

Në dy muajt që paraprinë zgjedhjet, në kulmin e fushatës elektorale, Lulzim Basha përsëriste se: “Brenda 6 mujorit të parë banorët e Tiranës do të marrin në dorë hipotekat e tyre”. Ndonëse në fund kandidati i PD për kryetar bashkie rezultoi fitues, asnjë masë nuk u mor për zgjidhjen e këtij problem, aq sa dy vjet më pas, i angazhuar në një tjetër fushatë, në atë të zgjedhjeve të përgjithshme, Basha iu rikthye edhe një herë fuqimisht këtij problemi, duke premtuar përsëri një zgjidhje imediate.

“Rama ju solli fadromat, ndërsa ne do t’iu sjellim tapitë e shtëpive, të cilave Bashkia do t’ua dorëzojë direkt në shtëpi”, përsëri në mars 2013 kryetari i Bashkisë, me rastin e shpërndarjes së tapive për 128 familje tiranase. Premtimi për të sjellë në banesa hipotekat e shtëpive, pa qenë nevoja që qytetarët të bënin diçka u përsërit gjithashtu me dhjetëra herë në atë fushatë. Pas humbjes së PD në zgjedhjet e përgjithshme, duket se incentiva për të përmbushur këtë premtim për liderin e opozitës u shua bashkë me humbjet në zgjedhje.

Në total, në katër vitet e drejtimit të Bashkisë nga ana e tij, vetëm disa qindra tapi ishin shpërndarë, ndonëse për Bashën ky ishte një premtim kyç. Ironikisht, në 2015-n, shpërndarja e tapive u rikthye edhe një herë si premtim, këtë herë nga kandidati tjetër i PD për kryetar Bashkie, Halim Kosova, që me ripërsëritjen e këtij premtimi vendosi përfundimisht vulën e dështimit mbi politikën e liderit të partisë së tij për legalizimet. Problemi i tapive, në 2015-n u gjet po njësoj i pazgjidhur, ashtu siç ishte edhe katër vjet më parë.

Dështimi i atij që i pëlqente ta shihte veten si “heroi i legalizimeve” ishte i dyfishtë. Basha ishte një figurë kyçe e PD, e promovuar në çdo aktivitet të shpërndarjes së legalizimeve edhe për banesat informale, por në total, në tetë vite qeverisje 2005-13 u legalizuan vetëm 21 mijë banesa nga 300 mijë, 80% e të cilave objekte biznesi dhe jo shtëpi. Në periudhën 2014-16, numri i legalizimeve është pesëfishuar, duke tejkaluar 110 mijë leje, 90% e të cilave të akorduara për shtëpi banimi./Lexo.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *