Strobe Talbott: Çfarë më tronditi ishte paturpësia me të cilën Putin gënjente për Kosovën

14 Janar 2017, 11:24Rajoni TEMA

Negociatori i Bill Clinton-it, zëvendës sekretari i shtetit Strobe Talbott, gjendej në Moskë kur trupat ajrore ruse zaptuan Aeroportin e Prishtinës, para se trupat e NATO-s të kalojnë kufirin me Kosovën.

Gjenerali amerikan Wesley Clark dëshironte të bllokonte pistën për aterrim.

Vetëm ndërhyrja e gjeneralit britanik dhe komandantit në vendin e ngjarjes, Michael Jackson, evitoi ballafaqimin ushtarak që po kërcënonte:

Zotëri, për shkakun tuaj nuk do të filloj Luftën e Tretë Botërore”.

Në Moskë, Strobe Talbott u takua me këshilltarin e ri rus të sigurisë: Vladimir Putin.

Më vonë Talbott e kujtoi këtë pjekje si një “takim të neveritshëm”.

Një njeri, i ftohtë, profesional dhe sipërfaqësisht i sjellshëm, i cili pothuaj nuk dëshironte të fshihte “përbuzjen e kontrolluar” të tij.

Por çfarë më tronditi me të vërtetë, ishte gjakftohtësia arrogante dhe paturpësia me të cilën Putin gënjente.

Ai duhej ta dinte saktësisht se çfarë kishin ndërmend ushtarakët rusë në Kosovë.

Por ai bënte sikur gjithçka po shkon sipas planit.

Madje ai na tha se kurrë s’kishte dëgjuar për gjeneralin Ivashov.

Bash gjenerali Ivashov ishte përfaqësuesi me rang më të lartë ushtarak i delegacionit, i cili negocionte për armëpushimin”, shprehet Talbott.

Në kujtimet e tij, Boris Jelcini më vonë shkroi se ai e kishte miratuar planin e ushtarakëve të tij për të marrë Aeroportin e Prishtinës:

Ne ishin të detyruar për një gjest të fundit autonom… Qëllimi ishte të tregohej: Rusia nuk ka lejuar të mposhtet moralisht dhe të tërhiqet në luftë”.

Ashtu siç ia hapi sytë qeverisë amerikane sjellja e Putinit, edhe sulmet ajrore të NATO-s vërtetuan të gjitha gjykimet e palës ruse.

Ekspertja amerikane e Rusisë Fiona Hill këtu e sheh një pikë kthesë edhe për Putinin personalisht:

Ndërhyrja ushtarake nuk u perceptua si përpjekje për të zgjidhur një krizë humanitare, por si mjet për të shtuar ndikimin e NATO-s në Ballkan.

Pas kësaj u bë një rivlerësim i bashkëpunimit me NATO-n dhe SHBA-të”.

Nga zemërimi personal apo nga kalkulimi i esëllt nacionalist: edhe 15 vite më vonë Putini, në fjalimin e tij mbi futjen e Krimesë nën kontroll, iu referua krizës së Kosovës:

Ndonëse është dashur ta shoh me sytë e mi, ka qenë e vështirë të besosh se në fund të shekullit të 20-të një kryeqytet europian, Beogradi, me javë të tëra u gjend nën goditjen e raketave…

SHBA-të parapëlqejnë që në politikën e tyre praktike të mos i përmbahen të drejtës ndërkombëtare, por t’i përmbahen ligjit të forcës”.

Përgatiti: Enver Robelli

11 komente në “Strobe Talbott: Çfarë më tronditi ishte paturpësia me të cilën Putin gënjente për Kosovën”

  1. Balerina says:

    Doni, apo nuk doni, ju o brekëdhjerë, nga të katër anët, Putin është i vetmi LIDER i vërtetë dhe i vetmi BURRË SHTETI me bole, sot në botë…!!! Prandaj dhe propaganda e shfrenuar (së cilës i ngjiten si miza në bythë të kalit edhe mediat tona) Perendimore shkumëzon nga tërbimi, sepse Rusia nuk është Irak, Libi, Siri dhe Putin nuk është Sadam, Kadaf ose Assad….por “t’i jep koqet(e fishkura) në dorë”…!!!

    1. skiatori says:

      Ke te drejte deri diku. Por, Putini nuk eshte lideri I vetem I vertete, pervec Putinit eshte edhe Kim Jongu.

      1. . says:

        Ka shekuj Bota pa nxjere LIDER si Putini….kete e di mire Elita Boterore e Politikes dhe e Biznesit.

    2. komentuesi i paguar prej rusise says:

      Burre shteti, hmm, nga menyra e sjlljes dhe liftingjet ne fytyre duket pak si gej gjithsesi

    1. . says:

      Sa per te qeshur kur flasin Kurvat Amerikane per Hipokrizi kunder Putinit….Harruan se gjithe lemshin (luftrat dhe mjerimin) ne Azi dhe ne Ballkan e krijuan vetem me Peralla, Genjeshtra dhe Hipokrizi.

  2. dani says:

    fuck you putin.beogradi u bombardua sepse ndoshta eshte e veshtire ta besosh por ne fund te shekullit te 20te ne mes te Europes kreu masakra te perbindshme vetem sepse viktimat I perkisnin nje etnie tjeter

  3. devi says:

    ballerina rri rehat se po te mora ne dore do betohesh per koqet e mia si shumica e kolegeve te tu a.

  4. devi says:

    ballerina ruse rri rehat se po te mora ne dore do betohesh per koqet e mia si shumica e kolegeve te tu a.

  5. .......!!!!!? says:

    Te [email protected] ropte ty dhe ati liderit me pidh moter pitinit,degjove moj balerin bytha!!

  6. ambasadoristan says:

    Balerine mos u merzit nga pergjigjet qe japin servilet, inferioret dhe ata qe skane me te voglin dinjitet ti
    thone ambasadorit qepe se ketu jemi ne Shqiperia e pavarur dhe autoktone
    harrojeni putinin per nje moment dhe kuptoni kush jemi???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje