VIDEO/ Gruas nga Paskuqani i vjen në majë të hundës me Xhelal Mziun: Boll më! S’jemi…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Xhelal Mziu me daulle- faqe 3Taksa, taksa, taksa dhe vetëm taksa. Vështirësi në kryerjen e procedurave burokratësi, radhë të gjata dhe sherre me punonjëset e shtetit.

Kjo është ajo që do të gjeni nëse do t’ju bier puna për në zyrën e gjendjes civile, për të marrë ndonjë certifikatë në Paskuqan. Paskuqani është nën administrimin e bashkisë Kamëz, por duket se njerëzit çdo ditë e më shumë po hasin vështirësi në komunikimin me punonjëset, e prej mëse dy javësh nuk po marrin dot certifikatat që ju duhen.

Ka qenë një qytetare ajo që ka raportuar për këtë rast, duke qenë se i ka ardhur në majë të hundës nga kjo gjendje e krijuar si dhe nga taksat e reja për të cilat askush nuk është informuar më parë.

Ja ç’shkruan zonja për JOQ:

“Në komunën e Paskuqanit ka më shumë se 2 javë që njerëzit shkojnë për të marrë certifikata dhe nuk ju jepen për arsye të mospagimit të disa taksave që bashkia tashmë po i kërkon për 10 vitet e fundit.

Deri këtu çdo gjë është normale, nuk kam asgjë kundër. Por kërkohen disa taksa që kurrë s’janë zbatuar si shërbim në këtë komunë, taksa ndriçimi ku në fakt çdo rrugë e Paskuqanit është në errësirë, taksa gjelbërimi ku në fakt i vetmi gjelbërim që ka kjo komunë janë disa pemë dhe këto pemë të vendosura 5 vite më parë nga nxënësit e shkollës se bashkuar (në atë kohë) Jashar Hoxha si dhe kërkohet taksë pastrimi ku në asnjë qoshe të Paskuqanit nuk ka një kosh të vetëm dhe e vetmja zgjidhje që ka gjetur Bashkia e nderuar është që të nxirren mbeturinat 1 herë ne javë dhe pastaj të mblidhen nga një kamion që gjysmën i lë rrugëve. Mbi të gjitha ka familje që kanë mbi 10 vite që nuk jetojnë në Shqipëri dhe përsëri iu kërkohet të paguajnë taksa.

Unë jam shumë dakord që po, le të paguhen taksat, por kur i nderuari kryetari i bashkisë, Xhelal Mziu, ti zbatojë ato .

Mbi të gjitha me aq informacion që kam unë, gjendja civile nuk varet fare nga bashkia por nga ministria e Brendshme që do të thotë se në qoftë se ekziston, të paktën le të marrin masa ky institucion.

Më falni që u zgjata shpresoj që të dëgjohet nga dikush kjo ankesë dhe le të merren masa. Dhe në qoftë se jo shteti, populli që vetëm di të shesë veten për një thes miell dhe pastaj paguan pasojat.

S’është fare çështje politike por boll më! Jemi njerëz jo bagëti.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “VIDEO/ Gruas nga Paskuqani i vjen në majë të hundës me Xhelal Mziun: Boll më! S’jemi…”

  1. A says:

    Asnje koment, kuptohet qe kjo femer “genjen” dhe nuk i intereson askujt se cfare thote. Sepse kete problem dhe shqetesim e ka vetem kjo, te tjeret jane ne rregull.

  2. tir says:

    ky eshte babrroi i ashtuquajturi me zor komuna paskuqan. nje vend i lene ne prapambetje kolosale me keq se ne kohen e enverit, 25 vjet mungese uji, dritash rrugesh dhe investimet. sot qe po flasim njerezit kane filluar te blejne cizme se super balta ka mbuluar cdo rruge te tij, dhe po flasim per qendren urbane dhe jo me tej. rruga kryesore qe sherben si unaze per tiranen te can sotokartin e makines nese nuk tregon shuume kujdes etj etj. dhe vjen koha qe te kerkojne taksa ndricimi dhe gjelberimi qe te ben te qeshesh aq shume sa mund te pesosh infarkt. ky eshte vendi i cudirave dhe njerezve budallenj qe akoma nuk ngrihen jo vetem te protestojne por flaken ti vene zyrave te ketyre horrave qe na drejtojne….

  3. B says:

    genjeshtari je ti z,(znj.) A. Pike!

  4. Dreamerdays says:

    Sa mire kur i grabitet pronat e te tjereve pa nxjerr asnje kacidhe nga xhepi! Erdhi koha qe dhe grabitqaret te fillojne te paguajne taksa, edhe per oksigjenin qe thithin, edhe per hapsiren qe zene, jo me per te tjerat qe po e po. Ky eshte metropoli, te zbut e te edukon se si te jetosh ne komunitet e te paguash ate qe te perket.

  5. B says:

    Edhe sikur ta kete vetem kjo kete problem , ku eshte “genjeshtra” ketu ?

  6. j says:

    KUSH KA HYRË NË HAK DHE ZËNË PRONAT E BËRA ME DJERSËN E BALLIT ME SHEKUJ,
    NUK DO T’JA SHOFIN HAJRIN KURRË SEPSE PRONARËT I KANË MALLKUAR PËR JETË.
    GJETSHI GJATË EKZISTENCËS ATË QË KENI BËRË DHE PAGUAJENI 1000 FISH.
    NUK KA LUMTURI MBI GJËRAT E VJEDHURA,KA VETËM PAGIM TË PASHTERSHËM.

  7. ..... says:

    KUR voton xhelal mziun bageti jeni pse çfar e dini veten , kur i dhat voten ju erdhi mir qitet pushk per fitore, shkoni pirdhuni tani dynjan hengshi , her tjetr kur te votoni verini gishtin kokes , mos e votoni tjetrin se esht i PDse , po votoni njeri qe tju bej pun , dhe punen e çertefikatave ngaqe nuk ju dhjesin punonjsit e bashkis paskuqanit mos dilni me teorin qe i ka ne ngarkim ministria brençme , kjo nuk esht aspak e vrtet , shkoni kerkojani kti mostres qe kercen me daulle , te ter zonat qe votuan kte malk keshtu i pafshim se po merni nje popull me qaf ju injorant te zbritur nga malet.

  8. Sait says:

    Diktatori nr 2 mbas shokut enver

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *