Rama mesazh kundërshtarëve: PS më e fortë se në zgjedhjet e 2013-ës!

ramaForumi Rinor Socialist feston sot 25 vjetorin e krijimit të tij. Në Pallatin e Kongreseve, me qëllim vlerësimin e kontribuuesve ndër vite dhe shpalljen e objektivave të mëtejshme po mbahet kongresi i FRESSH-it në të cilin marrin pjesë përfaqësues të strukturave të forumit nga e gjithë Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e të rinjve në Partinë Socialiste dhe është shprehur se edhe falë tyre PS në zgjedhjet e ardhshme do të jetë më shumë se në qershorin e 2013-ës.

“Faleminderit të gjithëve që jeni akoma këtu. Testi i parë i punës do jetë nëse do jenë në sallë në fund aq sa erdhën në fillim sepse nga eksperienca salla në fund është gjysma e atyre që janë në fillim. Kjo tregon që  ju nuk jeni këtu sot për kuriozitet, për figurantë, po si përfaqësues të një FRESSH-i që është në transformim. Jam i bindur që në 18 qershor PS do jetë më shumë se në qershorin e 2013-ës.

Ka shumë njerëz që mendojnë se mjafton të thuash s’më intereson politika dhe shpëtojnë, por në fakt sa më pak njerëzit të merren me politikën aq më shumë janë të detyruar të paguajnë kostot e politikës që vetëm përmes pjesëmarrjes mund të bëhet më e mirë për njerëzit. Të merresh me politikë nuk do të thotë të braktisësh ëndrrat por do të thotë të japësh kontribut që politika të bëhet më e mirë për të gjithë”, u shpreh Rama.

“Jam i bindur që do të bëjmë më të mirën në mandatin e dyte të Edi Ramës kryeministër”, u shpreh Eljo Hyska, kryetari i FRESSH në fjalën e tij.

Një prej vendimeve të sotme të Kongresit të FRESSH-it do të jetë miratimi i statutit të forumit. Më në fund, pas 12 vjetësh pa dokument themeltar, forumi do të ketë një statut që i mungonte që prej vitit 2005.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...