Rama mesazh kundërshtarëve: PS më e fortë se në zgjedhjet e 2013-ës!

15 Janar 2017, 13:09Politika TEMA

Forumi Rinor Socialist feston sot 25 vjetorin e krijimit të tij. Në Pallatin e Kongreseve, me qëllim vlerësimin e kontribuuesve ndër vite dhe shpalljen e objektivave të mëtejshme po mbahet kongresi i FRESSH-it në të cilin marrin pjesë përfaqësues të strukturave të forumit nga e gjithë Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e të rinjve në Partinë Socialiste dhe është shprehur se edhe falë tyre PS në zgjedhjet e ardhshme do të jetë më shumë se në qershorin e 2013-ës.

“Faleminderit të gjithëve që jeni akoma këtu. Testi i parë i punës do jetë nëse do jenë në sallë në fund aq sa erdhën në fillim sepse nga eksperienca salla në fund është gjysma e atyre që janë në fillim. Kjo tregon që  ju nuk jeni këtu sot për kuriozitet, për figurantë, po si përfaqësues të një FRESSH-i që është në transformim. Jam i bindur që në 18 qershor PS do jetë më shumë se në qershorin e 2013-ës.

Ka shumë njerëz që mendojnë se mjafton të thuash s’më intereson politika dhe shpëtojnë, por në fakt sa më pak njerëzit të merren me politikën aq më shumë janë të detyruar të paguajnë kostot e politikës që vetëm përmes pjesëmarrjes mund të bëhet më e mirë për njerëzit. Të merresh me politikë nuk do të thotë të braktisësh ëndrrat por do të thotë të japësh kontribut që politika të bëhet më e mirë për të gjithë”, u shpreh Rama.

“Jam i bindur që do të bëjmë më të mirën në mandatin e dyte të Edi Ramës kryeministër”, u shpreh Eljo Hyska, kryetari i FRESSH në fjalën e tij.

Një prej vendimeve të sotme të Kongresit të FRESSH-it do të jetë miratimi i statutit të forumit. Më në fund, pas 12 vjetësh pa dokument themeltar, forumi do të ketë një statut që i mungonte që prej vitit 2005.

15 komente në “Rama mesazh kundërshtarëve: PS më e fortë se në zgjedhjet e 2013-ës!”

  1. Goni says:

    Ti mor djal je i ikur dhe ka dy arsye sh te medha. 1. Nuk ke respektu kontraten me shqiptaret dhe vetem na ke bere deme si saliu dhe 2 ne dt 20 janar vjen trump qe ta tregon mire sumatricen.

  2. Sigurimsi says:

    MJERE SOCIALISTET PER KETE TE ÇMENDUR. PS ESHTE NE KULMIN E RENIES SE VET KY THOTE BROÇKULLA. NE 2013 JA DOLI TE MASHTRONTE, NE 2017SKA SHANC. SKA MBAJTUR AS PREMTIMIN PER TE MOS JA PARE SURATIN NE TV, SI SALI BERISHES, POR SHQIPTARET E KANE NGA MENGJESI NE MBREMJE ME KEQ SE SALIUN. KU DO TI FSHEH HAJDUTET E LLOJIT ALFRED PEZA, ILIR HAMUT BEQAJ ETJ. E GENJEN MENDJA SE MUND TI MASHTROJE DY HERE SHQIPTARET…

  3. Qifi says:

    Ska çfare i ben as zoti eshte çpuar.

  4. Na bashkoj kenga popullore says:

    Vertet ka bere shum pak çfar duhet te kishte bere,po kush do kishte bere ma shum ne vendin e tij?mendoj se duke pas parasysh se kush jemi dhe ne ç’gjendje ka qene Shqiperia dhe ne ç’gjendje eshte tashi duhet vlersuar shum shum kryeministri jone,eshte rehat te flasesh dhe te paragjykosh ne nje vend te kriminalizuar siç eshte Shqipria

  5. Bena says:

    Ne socialistet jemi shume krenare dhe te lumtur per ju Edi Rama dhe shume te bindur se do te kemi nje fitore akoma me te thelle se ne 2013,kjo eshte me se e sigurt

  6. Shqiptari nga Kosova says:

    Ku nuk shkon fantazia , ..!
    Ne keto 25 vjet jemi mesuar te jetojme si ne gjungel,pa ligje, pa rregulla pa e pa..! Sapo ka filluar vendi te qeveriset me rregulla , shperthejne kritikat , sharjet e fyrjet. Sigurisht se ka te meta , po a duhet te shajm e fyejm kur perpjekjet per te bere shtet nuk rreshtin.!!! Tani mor njerez ka filluar te vij ere shtet. Shtet qe Sali Antishqiptari nuk e do. Shteti sapo ka filluar te ece ne binare ligjore. Te ecim pra e mos ta pengojme .

  7. selim rroshi says:

    Eh e ka ndare mendjen qe do i vjedhe zgjedhjet ky. Se ka grumbulluar aq para sa beson i ka blere ato. E di ky qe si mer me kurre drejtprdrejt zghedhjet po i takon tere poltikes mos ta lere ti vjedhe. Se shqiptaret e kane ndare mendjen qe sja japin me. Nuk ngopet njeri me me luge boshe ishte kur ishte boshlleku pushtetar qe la Berisha e ku perfitoi ky me premtime qe kishin nevoje shqiptaret. Sot kohe krejt tjeter se ky jo ka lene me boshllek po nje hon ne jeten e shqiptareve.

    1. Bushi says:

      Selim Rroshi! Te jeshe i sigurt se Edi Rama nuk ka per t’i vjedhur votat,se do ja jap vete populli, se po punon shume mire.Ju te Saliut po shikoni endrra me sy hapur,por humbja e pd-ke eshte e sigurt se nuk e do populli.Te gjithe i njohin krimet e Saliut dhe te ministrave te tij,te deputeteve te pd-ke,prandaj populli nuk ja jep voten.Udheheqesit e pd-ke e ndjejne humbjen e thelle, dhe po merren me maskaralleqe duke nxier çdo pretekst radikal per te braktisur zgjedhjet.Le t’i braktisin,nuk na prishe pune,ka parti te tjera plot qe perfaqesojne opoziten.Do Saliu me Bashen,apo nuk do,zgjedhjet do behen te rregullta,dhe do fitoi ps-te,edi Rama kryeminister.

    2. mendime says:

      Dukesh si nje debill i zgjebosur.

  8. Sigurimsi says:

    FITORE MUND TE KENI SE JENI SI AI ME NJE SY NE MES TE QORRAVE POR KURRE PLEBISHITARE SE NUK E PATET AS NE 2013 QE PA VOTAT E LIKE FLORIRIT NUK FORMONIT DOT QEVERI. BEN BLUSHI KA JU A BO NONAT JUVE RILINDASVE TE RAMES QE JENI EDHE ME HAJNA SE ATA TE PARTISE SE LIKES QE I MBANI GJITHE DITEN NE GOJE SI HAJNA.

  9. andromeda says:

    Tani, o Edin , o Lulin (Saliun). Ndajeni mendjen njerëz, kush ia ka nxi më shumë jetën shqiptarëve. Kush bën tradhëti kombëtare dhe koordinon aksionet politike me politikën dhe aksionet e Beogradit. Së paku, Rama po mundohet të bëjë një shtet edhe pse me stërkëmbëshat e pafund të Saliut & co. Po fitoi Saliu, do rinisë implementimin e kanunit dhe teorinë e ‘tokës së xanun’, do shesë territoret tona tek Serbët dhe Grekët etj, etj,.

  10. mirel says:

    O Rami, shiko se miku jot Vucic po grumbullon trupa ne kufi me Kosoven. Leshoji ndonje dron dhe rritjua importin se ju duhen para per makinerine e luftes ne Kosove.
    Pak a shume njelloj si Berisha..

  11. Popull i vuajtur says:

    O rame do te fitosh zgjedhjet ? E ke kollaj fare ,arresto saliun e sheqeres,fatos pianecin, cunin e enverit lulin,per krimet qe kane ber kunder 10 milon shqiptareve,dhe zgjedhjet i ke ne xhep.Nuk ke pse del der me der per fushat elektorale

  12. vaso says:

    Erdhet ne pushtet duke share e denuar,shumezuar me zero cdo arritje.Denuat cdo paligjshmeri dhe pas zgjedhjeve i legalizuat ato.100000 legalizimet jane 100000 shkelje ligji.Kjo eshte blerje vote.Ju siguroj se do fitoni edhe te vetem pa LSI ose PDIU.Biles shume thelle.Parlamenti do jete pothuaj nje ngjyre.Rrofte pluralizmi!

  13. Mentari says:

    Enver krimineli gjithmone kur likujdonte kundershtaret e tij (shoket e tij) deklaronte se “Partia eshte me e forte se kurre”? edhe tani kemi Spermen e Hoxhes qe deklaron se PS eshte me e forte se kurre? Kjo Pklage qe ika rene ne koke shqiperise per 60 vjet (1944-1992, 1997-2005 ,2013-1017)nuk ka sherim ,eshte sperma difektoze ose me mire Mutante Enveriste qe eshte sot gjalle dhe ne pushtet.Nga kjo Sperme shqiptaret nuk kane per te pare Jete por vuajtje dhe Tortura nga me te ndryshmet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje