Skandali seksual, kush ia bëri videon intime ish-kreut të Hekurudhave? Hakmarrje apo…

12 Tetor 2016, 08:30Kronika TEMA

Pas dorëheqjes së Genc Alizotit, aktualisht drejtimin e Hekurudhave Shqiptare po e mbajnë nëndrejtorët e saj.

Gjendja e kësaj ndërmarrjeje prej kohësh është shumë e rëndë, duke bërë që sot të ketë vetëm disa linja udhëtarësh apo mallrash ende në funksion.

Mes tyre është ajo nga Durrës­- Vorë e anasjellas, si dhe Durrës­Shkodër dhe Vorë­-Elbasan.

Ndërkohë që për mallrat funksionon ajo me Malin e Zi, si linja e vetme ndërkombëtare.

Burime pranë kësaj drejtorie hedhin dyshimet se video­skandali ndaj Alizotit ka pasur prapaskena, me qëllim largimin e tij nga detyra, raporton “Panorama”.

Për rimëkëmbjen e Hekurudhave Shqiptare pritet të financohet një shumë e konsiderueshme parash, çka sipas tyre ka bërë që të nisë “lufta” për kreun e kësaj ndërmarrjeje.

Nuk dihet nëse publikimi i video­skandalit është bërë nga partnerja e Alizotit (me të cilën supozohet se po kryente aktin seksual) në një moment gjaknxehtësie, apo materiali filmik ka rënë në duar të tjera, të cilat e përdorin për të prishur imazhin e ish-­kreut të Hekurudhave.

Me gjithë tentativën për të komunikuar me të, Alizoti nuk është përgjigjur në telefon, duke mbetur mister në këtë mënyrë edhe reagimi i tij për këtë video.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje