Kush është i ekzekutuari në Vlorë dhe precedenti “i çuditshëm”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

aaRefit Toro quhet personi që u ekzekutuar pasditen e sotme ndërsa udhëtonte drejt Skelës në Vlorë.

Ngjarja tronditi Vlorën dhe shkaktoi jo pak panik tek banorët e zonës, pasi autorët kanë qëlluar disa herë me automatik edhe pasi kanë vrarë 32-­vjeçarin Toro që udhëtonte me makinën e tij, raporton “BW”.

Viktima jetonte jashtë Shqipërisë dhe prej disa kohësh ishte kthyer dhe jetonte në Tiranë. Vrasja ka ndodhur në të njëjtin vend, ku një vit më parë, më 23 janar 2016, 52­vjeçari Hyqmet Nexhipi, pronari i një peshkarexhe u gjet i vrarë në makinën e tij.

Sipas policisë, dyshohet se Nexhipi gjatë momentit që është vrarë ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij. Autorët e vrasjes së Nexhipit u identifikuan dhe një prej tyre u arrestua, ndërsa tjetri është ende në kërkim. Nuk dihen ende motivet e vrasjes së sotme dhe rrethana të tjera të ngjarjes.

Policia e Vlorës ka dhënë informacione shumë të pakta, duke u kufizuar vetëm me inicialet e viktimës. Refit Toro u qëllua sot rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “IshParku i Tregtisë”, në rrugën e kësaj zone. Ai ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit Rajonal.

Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi me një automjet, për të cilin po punohet për zbulimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore në lidhje me dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës me qëllim kapjen e autorit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Kush është i ekzekutuari në Vlorë dhe precedenti “i çuditshëm””

  1. allah uakbar, buuuummmm.... says:

    sunite gjaxore ”trima” per te vrare njeri tjetrin,serbi tall topet me ”provokime”[sipas arabeve shqipfoles] neper Kosove por ”trimat” arabe dhjesin gjake!!!!!!!!!kshq,varu kkkkkkkk…………….allah uakbar!

    1. xxxx says:

      Serbit ja rrasen pataten ne kufi ja shternguan koqet ne morset hahahaha dhe iku si shkerdhate mbrapsht provojeni ju vrromojevgjite libaneze ta shikoni te semes megjithese ju jeni jevgjiter skeni bithe per keto pune jeni thjesht llaxore tretuaresh hahahahaha ju shkerdhejn sunitet ne Qipro dhe rrini squk si muter

    2. katoliku I mirdites says:

      o barbar Sllavoorthoqen Turku ta can Sumen.

  2. Usa says:

    Sa keq po me vjen per ty dhe jeten tende ti qe po komenton me lart. Merru me dicka produktive, per veten tende dhe jo per ne, se nuk na plasi k,,,,, shume per ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *