Mediat botërore: Kosova dhe Serbia në prag të 'luftës'!

15 Janar 2017, 09:03Rajoni TEMA

Agjencitë e mëdha botërore kanë raportuar se treni i ndaluar kishte për qëllim që pas 18 vjetësh të hynte për herë të parë në Kosovë.

Ato kanë raportuar për reagimet nga Kosova dhe Serbia me vlerësimin se kjo ngjarje ka pasuar tensionimin që ishte shkaktuar me rastin e arrestimit në Francë të ish kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, transmeton B92.

Agjencitë e vënë në dukje faktin se treni është dhuratë Rusisë dhe i njëjti është i pasur me motive nacionaliste serbe dhe fetare, si dhe në 20 gjuhë, përfshirë edhe shqip, është shkruar “Kosova është Serbi”.

Agjencia amerikane e lajmeve, AP, thekson se ndalimi i trenit ka “nxitur pershkallezim dramatik të tensioneve ndërmjet ish-armiqve të luftës”.

AP dhe AFP po ashtu raportojnë edhe për urdhrin e presidentin Thaçi që të dërgohen forcat speciale për të parandaluar hyrjen e trenit.

Po ashtu citohet edhe kryeministrit serb, i cili ka thënë se e ka ndalur trenin në Rashkë për t’i “ikur konfliktit dhe humbjes së jetëve”.

“Ne dërguam një tren, jo një tank,” ka thënë kryeministrit serb Aleksander Vucic.

AP thekson se deri të tensionimi i sotëm i situatës ka ardhur pas tensioneve paraprake ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë me fletëarrest të Serbisë.

AFP raporton se incidenti me tren koinçidon me provokimet e Serbisë që Haradinaj të ekstradohet nga Franca.

“Raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë në nivelin më të ashpër që nga nënshkrimi i marrëveshjes ‘historike’ të Brukselit në vitin 2013”, thekson AFP.

3 komente në “Mediat botërore: Kosova dhe Serbia në prag të ‘luftës’!”

  1. Leo-nidha Greku says:

    Serbia te ndale provokimet. Respekt reciprok, JO provokimeve.

  2. koha jone says:

    PLANI PER TE RIMARRE PERSERI KOSOVEN KA FILLUAR GJATE VITIT 2016 ,ME NDIHMEN E RUSISE . EUROPA KURVE HESHT PER SHHME TE DREJTA TE KOSOVES ,GJITHASHTU PARTIA E MUSTAFES KRYE AGJENTI SERB , BASHKE ME SHOKET E TIJ PRO SERB, E KATANDISEN KOSOVEN NE NJE PLACKE TREGU . THACI NJE FRIKACAK ,I CILI PER TE RUAJTUF LEKUREN E TIJ NGA PRESIONET E BE ,TOLERON DHE FIRMOS PER CDO CESHTJE QE JA DETYRON BRUKSELI .
    EUROPA KA LUFTUAR ME CDO MJET QE KOSOVEN MOS TA BASHKOJE ME SHQIPERINE ,SEPSE PLANET E TYRE KANE QENE PRO SERBISE . DHE JA PERFUNDIMI
    TASHME AMERIKA NUK NDERHYN ME , EUROPA DO TE BEJ SEHIR , SE NUK KA FOFCE TE PERBALLET ME RUSINE . KOSOVARET NUK KANE DASHUR TE BASHKOHEN ME SHQIPERINE
    SE GJOJA JANE KOMB KOSOVAR , KANE AMERIKEN DHE EUROPEN DHE TIRANA NUK DUHET TE FUSI HUNDET NE PROBLEMET E KOMBIT KOSOVAR .
    MENDOJ QE TIRANA DUHET TA LEJ KETE KOMB KOSOVAR , TI ZGJIDHI VETE CESHTJET ME MERIKEN DHE EUROPEN , KOSOVA NUK DUHET TA DOJE SHQIPERINE VETEM KUR KA NEVOJE .

  3. ronny says:

    E lagu se lagu,…Le ta provojne njehere ne Serbi apo Rusi apo edhe ne USA dhe te hyje nje tren qe thote Serbia eshte Turqi apo Rusia eshte Egjypt apo USA eshte Iran e pastaj shohim ne si shkon puna ne keto vende,, do ta kishin djegur trenin me gjithe shina e me rob brenda dhe ndoshta sdo ta kishin lene me kaq,,,

    Keshtu le ti japim hakun qe meriton secilit,,,por kjo ska bythe cfare degjojme nga ca te fiksuar neper bote,, apo edhe vete kryeministri serb, se gjoja ata po sillin trenin e miqesise po treni i miqesise nuk sillet me parrulla te tilla ore trap klasik,

    Shume mire ia kane bere qe e kane ndaluar….sic thashe edhe me lart,, po ta kishte bere kete provokim edhe tek mami i vet atje ne rusi,,, do ta kishte djegur me gjithe rrenje big mama ruse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje