Premier League/ Evertoni i jep leksion Mançester Sitit

15 Janar 2017, 16:31Sport TEMA

Evertoni ka marrë një fitore spektakolare në fushën e saj kundër skuadrës së Manchester City të cilët humbën me rezultatin e thellë 4-0.

Një humbje e rëndë dhe turpëruese për skuadrën e Pep Guardiolës, që bën një hap fals në rrugën drejt titullit kampion duke humbur terren përballë rivalëve të tjerë.

Evertoni arriti që të bëjë një paraqitje mjaft të mirë përballë City duke shënuar katër gola, me anë të sulmuesit Llukaku në minutën e 34-të, Mirallas në minutën e 47-të, Davies në të 79-të dhe Lookam në minutën e 94-të që vulosi shifrat në 4-0.

Një dominim total nga vëndasit përballë një City i cili ishte në një ditë shumë të keqe.

Me këtë fitore Evertoni mban vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit me 33-pikë të grumbulluara, ndërsa Manchester City është në vendin e pestë me 42-pikë të grumbulluara.

Sfida e rradhës për Citizens do të jetë përballë skuadrës së Tottenhamit./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje